Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pavarësia e Kosovës e pakundërshtueshme nga GJND-ja

Shko poshtë

Pavarësia e Kosovës e pakundërshtueshme nga GJND-ja Empty Pavarësia e Kosovës e pakundërshtueshme nga GJND-ja

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 12, 2009 1:59 am

Pavarësia e Kosovës e pakundërshtueshme nga GJND-ja

Shqipe Osmani
Përmbyllet argumentimi gojor në GJND

Pavarësia e Kosovës e pakundërshtueshme nga GJND-ja Permbyllet_fushata_11
Pranverë
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë nuk e ka të përcaktuar asnjë afat deri kur duhet të deklarohet, por supozohet se do ta thotë fjalën e vet në pranverë të vitit të ardhshëm. Vendimi i GJND-së lidhur me legjitimitetin e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës pritet të epet në pranverën e vitit të ardhshëm, derisa ekziston edhe mundësia që GJND-ja të mos deklarohet fare rreth rastit të Kosovës.
E pandaluar
Mbështetësit e Kosovës në Hagë janë shprehur se Rezoluta 1244 nuk ndalonte pavarësimin e saj, sepse ajo nuk prejudikonte statusin final dhe atë ia linte një procesi politik. Deklaratën e pavarësisë, delegacioni nga Kosova e ka cilësuar në harmoni me të drejtën ndërkombëtare, bazuar në parimin e vetëvendosjes.

Prishtinë, 11 dhjetor - Në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë ku për dhjetë ditë me radhë është shqyrtuar ligjshmëria e pavarësisë së Kosovës, derisa dëshmitë pro dhe kundër para gjykatësve ndërkombëtarë i kanë deponuar 27 shtete, ku 14 kanë dëshmuar në mbrojtje të pavarësisë së Kosovës. Debatin dhjetë ditorë të procesit gjyqësor në Hagë për legjitimitetin e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës e kanë përmbyllur dy shtet të cilat nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës nga të cilat edhe është pritur se do të deklarohen kundër pavarësisë së Kosovës. Venezuela dhe Vietnami kanë përsëritur tezat se Kosova ka shkelur Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit dhe, rrjedhimisht, edhe sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë. Në mbyllje të debatit, tre gjykatës kanë ftuar pjesëmarrësit që në formë të shkruar dhe deri më 22 dhjetor të shpjegojnë disa aspekte që janë dëgjuar gjatë 10 ditëve të kaluara. Kryetari Gjykatës mbylli punimet me pohimin se GJND-ja më vonë do të japë mendimin këshillëdhënës për rastin e Kosovës. Gjatë 10 ditëve të seancave dëgjimore gjykatësit e GJND –së, 8 prej të cilëve janë nga vendet që kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe 7 nga ato që këtë nuk e kanë bërë, kanë dëgjuar argumentet e Kosovës, Serbisë dhe 27 vendeve të tjera. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë nuk e ka të përcaktuar asnjë afat deri kur duhet të deklarohet, por supozohet se do ta thotë fjalën e vet në pranverë të vitit të ardhshëm. Vendimi i GJND-së lidhur me legjitimitetin e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës pritet të epet në pranverën e vitit të ardhshëm, derisa ekziston edhe mundësia që GJND-ja të mos deklarohet fare rreth rastit të Kosovës.
Deklarata e Pavarësisë në harmoni me të drejtën ndërkombëtare

Mbështetësit e Kosovës në Hagë janë shprehur se Rezoluta 1244 nuk ndalonte pavarësimin e saj, sepse ajo nuk prejudikonte statusin final dhe atë ia linte një procesi politik. Deklaratën e pavarësisë, delegacioni nga Kosova e ka cilësuar në harmoni me të drejtën ndërkombëtare, bazuar në parimin e vetëvendosjes. Në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës argumente që fuqizojnë shtetësinë Kosovës ofroi edhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni, i cili në paraqitjen e tij ndër të tjera ka folur edhe për pozitën në të cilën gjendet Kosova sot, për të ofruar kështu një substancë të rëndësishme për procesin gjyqësor ndërkombëtarë.
SHBA: Shpallja e pavarësisë së Kosovës, artikulim i vullnetit të popullit
Mbrojtje të fuqishme para gjykatësve ndërkombëtarë për Kosovën ka ofruar edhe SHBA-ja, e cila tashmë ka dëshmuar shumë herë se pavarësia e Kosovës është proces i pakthyeshëm. Përfaqësuesi i SHBA-së Harold Koh, në rezymenë e tij para gjykatësve ndërkombëtarë kishte paraqitur shumë argumente të fuqishme, derisa ai kishte kërkuar që të lihet e qetë pavarësia e Kosovës. Kishte shtruar edhe pyetjen nëse shpallja e pavarësisë së Kosovës është në harmoni me të drejtën ndërkombëtare për çka edhe vetë kishte dhënë edhe përgjigjen duke thënë se ‘për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ajo është në harmoni me të drejtën ndërkombëtare, sepse nuk përmban asgjë në kundërshtim me këtë të drejtë’. Sipas tij e drejta ndërkombëtare nuk rregullon çështjet e deklaratave të pavarësisë, ndërsa pavarësia e Kosovës është kaptina e fundit në procesin e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë. Koh ka thënë në GJND se shpallja e pavarësisë së Kosovës është artikulim i vullnetit të popullit, që as nuk mund të autorizohet dhe as ndalohet.
Në mbështetje të Kosovës ishte Shqipëria, ambasadori i së cilës në Holandë, Gazmend Barbullushi, foli për suprimimin e dhunshëm të autonomisë së Kosovës në vitin 1989. Barbullushi, ofroi kështu argumente të shumta që legjitimonin vullnetin e popullit për pavarësi. “Sot Kosova është një shtet multi-etnik dhe i zotuar për parimet e demokracisë. Ajo është shndërruar në një faktor stabiliteti në rajon”, tha ambasadori i Shqipërisë në Barbullushi.
Gjermania: Pavarësia është shpallur nga institucionet demokratike
Shteti gjerman në GJND ka ofruar mbështetje të fuqishëm në favor të Kosovës, duke vlerësuar se shpallja e pavarësisë ka qenë në harmoni me ligjin dhe të drejtën ndërkombëtare. “Gjermania konsideron se Pavarësia e Kosovës i ka kontribuar stabilitetit në Ballkan. Shpallja e pavarësisë nuk është bërë nga institucionet e përkohshme, por nga institucionet e zgjedhura në rrugë demokratike, që kanë artikuluar vullnetin e popullit”, ka thënë znj.Vasum Rainer. Legjitime e quan Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës edhe Britania e Madhe, duke vlerësuar se Rezoluta 1244 nuk prejudikon statusin e Kosovës dhe as nuk e ndalon pavarësinë. Arabia Saudite, në GJND ka deponuar dëshmi në favor të pavarësisë dhe ka ftuar GJND-në që të ketë parasysh faktin se pavarësia e Kosovës i ka kontribuar stabilitetit të vendit dhe të rajonit. Edhe Kroacia ka mbështetur pavarësinë e Kosovës në GJND, duke theksuar se pavarësisë së Kosovës i ka paraprirë një proces politik dhe se Kosova është një rast ‘sui generis’.
Shteti francez duke i dhënë mbështetje shtetësisë së Kosovës ka ftuar GJND-në që të mos deklarohet fare për legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës, derisa është njohur nga 63 shtete. Legjitimitetin e Deklaratës së shpalljes së pavarësisë së Kosovës e kanë mbështetur: Shqipëria, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Britania e Madhe, Franca, Arabia Saudite, Austria, Bullgaria, Kroacia, Danimarka, Holanda, Norvegjia, Finlanda dhe Jordania. Në mbrojtje të qëndrimit të Serbisë kanë dalë: Rusia, Kina, Spanja, Brazili, Argjentina, Azerbajxhani, Bjellorusia, Bolivia, Rumania, Qipro, Venezuela dhe Vietnami. Burundi ka qenë i balancuar, ndonëse nuk ka kontestuar pavarësinë e Kosovës. Pra, 14 vende kanë qenë në anën e Kosovës, ndërsa 12 në anën e Serbisë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi