Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kinë-Shqipëri, rikthimi i një miqësie

Shko poshtë

Kinë-Shqipëri, rikthimi i një miqësie Empty Kinë-Shqipëri, rikthimi i një miqësie

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 30, 2013 8:30 pm

Kinë-Shqipëri, rikthimi i një miqësie

Kinë-Shqipëri, rikthimi i një miqësie Largea_65679745-0dd5-4bc2-9fb8-35eca1f8e8ac-444x3331385825112
Mësues, politikanë dhe diplomatë nga Kina dhe Shqipëria u mblodhën javën e shkuar për të festuar hapjen e Institutit Konfuci në Universitetin e Tiranës, duke përshëndetur një program të mbështetur nga qeveria kineze, misioni i të cilit është që të promovojë gjuhën dhe kulturën kineze jashtë vendit. Ngjarja në universitetin e kryeqytetit të Shqipërisë nuk bëri shumë bujë. Folësit ofruan fjalitë standarde, duke vlerësuar ngritjen e institutit si një shtysë të re në marrëdhëniet bilaterale, madje edhe si një mundësi për të thelluar lidhjet qeveritare dhe tregtare.
Madje edhe për administratorët e Institutit Konfuci në Pekin, dega e re- e para në vendin e vogël mesdhetar- mund të jetë parë si hapi i fundit në atë që prej dekadash është një përpjekje e gjatë multi- milionëshe, ku përfshihen 117 vende dhe rajone. Por kur konsiderohet përkundrejt sfondit të historisë së post-luftës, krijimi i një qendre të shkëmbimit kulturor kinez në një vend që e konsideron veten një nga aleatët më të vendosur të Amerikës, merr një rëndësi të re. Më pak se gjysmë shekulli më parë, në vitet 1960 dhe në fillim të viteve 1970, Kina dhe Shqipëria ishin aleatë të ngushtë në një kohë kur asnjë vend nuk pretendonte shumë miq. Bazuar në një ideologji të përbashkët, dhe mbi të gjitha në një armiqësi të përbashkët ndaj Bashkimit Sovjetik, kjo aleancë e pazakontë u thellua aq shumë, sa “po të kritikojë Shqipërinë”, siç shkruante dikur historiani Jonathan Spence, “ishte në sytë e vëzhguesve të informuar sikur po kritikoje Kinën”.
Dy vendet komuniste ishin afruar më shumë gjatë viteve pas vdekjes së Stalinit në vitin 1953 dhe secili vend ishte gjithmonë e më i shqetësuar ndaj qëllimeve sovjetike dhe ndaj fushatës së Nikita Hrushov për destalinizimin e vendit. Në dhjetor të vitit 1960, Kina dhe Shqipëria e panë veten jo vetëm të rreshtuara ideologjikisht kundër të ashtuquajturve revizionistë sovjetikë, por edhe të pozicionuar strategjikisht. Për Enver Hoxhën, liderin kokëfortë komunist në Shqipëri, një aleancë me Kinën përfaqësonte mundësinë për të dalë nga kontrolli sovjetik dhe për t’u futur në krahët e një shteti të ri mbrojtës. Për Mao Zedong dhe lidershipin kinez, ishte shansi që të sfidonin dominimin e Moskës në Europën Lindore. Për të qenë të sigurt, aleanca nuk ishte e patrazuar. Në kujtimet e tij, Hoxha ankohej për vështirësitë që kishte hasur në përpjekjet për të bindur zyrtarët kinezë që t’i përgjigjeshin letrave të tij dhe të paktën njëherë ai e quante kryeministrin Zhou Enlai ‘njeri me mentalitet të ndyrë, fashist dhe feudal’. Por për pjesën tjetër të botës, duke filluar nga viti 1960, nuk kishte asnjë dyshim se ku qëndronte besnikëria. “Ishte e qartë se Moska, Tirana dhe Pekini ishin dakord për të paktën një nga formulimet e Hrushovit,” thuhej në një dokument të deklasifikuar të CIA-s. “Bëhej fjalë për atë që Bashkimi Sovjetik kishte humbur një Shqipëri, ndërkohë që Kina kishte fituar një Shqipëri”.
Aleanca informale u shoqërua edhe me shkëmbime ekonomike dhe kulturore, që e tejkalonin atë që Instituti Konfuci në Tiranë mund të arrijë sot. Përgjatë viteve ’60- ’70, Shqipëria përfitoi fuqishëm nga zemërgjerësia kineze, në formën e një kredie prej 125 milion dollarësh për ushqim, minerale të rralla, asistencë teknike, pajisje dhe kesh. Fotografitë e asaj kohe tregonin të rinj shqiptarë me uniformë, të zhytur në citatet e Maos, dhe fermerët shqiptarë duke ngarë traktorë me shkronja kineze. Zemërgjerësia e Kinës ndaj Shqipërisë ndonjëherë ishte me kosto në shpinë të qytetarëve të këtij vendi. Në kujtimet e tij, Ëang Hongqi, një gazetar i “Xinhua”, agjencisë shtetërore kineze, i vendosur në Shqipëri për 22 vitesh, citonte një shembull skandaloz kurdërgesat me drithëra nga Kanadaja, të destinuara në zonat kineze që po vuanin zinë e bukës, krejt papritur devijoheshin për në Shqipëri. Sipas Ëang, shumë kinezë nuk e kuptonin arsyen e kësaj bujarie të qeverisë. “Në mënyrë private, të gjithë thoshin se ishte sikur të të godisnin me shpulla në fytyrë që të dukesh më pompoz,” shkruante ai, duke përdor një idiomë kineze, që nënkupton përpjekjen për të bërë përshtypje duke u shtirë më shumë se sa duke treguar aftësitë. Megjithatë, aleanca lulëzoi gjatë fundit të viteve ’60, kur ishte edhe Revolucioni Kulturor Kinez. Postera propagande kinezë tregonin punonjësit shqiptarë dhe kinezë me slogane si:
“Jetë të gjatë miqësisë së përjetshme dhe të pathyeshme mes popullit të Kinës dhe Shqipërisë”. Në kinema, shumica e filmave të huaj që shfaqeshin, ishin shqiptarë, tema kryesore e të cilëve ishte lufta, lufta e klasave dhe jeta socialiste. Për shumë kinezë, posterët dhe filmat për një kohë ishin i vetmi moment kur para tyre ekspozoheshin fytyra të huaja. Në librin e tij biografik best- seller “Mjellmat e egra”, Jung Chang shkruante për një të ri, hunda e madhe e të cilit nuk ishte aspak kineze. Për këtë arsye ai mori pseudonimin Al për ‘shqiptari’. “Ato ditë, të vetmet fytyra të huaja që shihnim ishin ato të shqiptarëve,” shkruante Chang.
Lidhjet mes dy vendeve nisën që të përkeqësohen gjatë viteve ’70, veçanërisht kur Kina bëri propozim për të rivendosur marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara. Në vitin 1978, 18 vjet pas formimit të këtij partneriteti, Deng Xiaoping urdhëroi që të ndërpritej e gjithë ndihma teknike dhe financiare, duke i thënë kështu fund aleancës. Ndërkohë që ekuilibrat botërorë zhvendoseshin, marrëdhëniet mes dy vendeve erdhën duke u ulur. Sot, Shqipëria është anëtare e aleancës ushtarake të NATO-s dhe ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Ndërkohë, Kina kontinentale ka fituar një vend në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, është anëtare e Organizatës Botërore të Tregtisë dhe nënshkruese e një serie konventash ndërkombëtare. Kjo është në kontrast të fortë me kohën kur komunistët kinezë ishin e vetmja parti, me të cilën shqiptarët marshonin së bashku, siç thoshte dikur një zëdhënës shqiptar “mes çdo stuhie e furtune”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi