Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skoci, helikopteri bie mbi pub, 8 të vdekur

Shko poshtë

Skoci, helikopteri bie mbi pub, 8 të vdekur Empty Skoci, helikopteri bie mbi pub, 8 të vdekur

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 30, 2013 9:05 pm

Skoci, helikopteri bie mbi pub, 8 të vdekur



Skoci, helikopteri bie mbi pub, 8 të vdekur Largea_bbeea0f1-e088-47b2-96cd-f1420b7de869_w640_r1_s_cx9_cy14_cw711385810743
Një helikopter është përplasur mbi çatinë e një “pub”-i orët e vona të së premtes, në qytetin skocez të Gllasgout duke shkaktuar vdekjen e 8 personave dhe plagosjen e të paktën 32 të tjerëve.
Fotot e publikuar në mediat sociale treguan skenën kaotike, përfshirë disa zjarrfikës që nxitonin drejt vendngjarjes, në një ndërtesë 1-katëshe. Aty shfaqeshin pamje nga “The Clutha”, një lokal me muzikë “live”, sipas faqes zyrtare të këtij “pub”-i në Facebook.
Policia e Skocisë konfirmoi rrëzimin e helikopterit të shërbimeve të tyre, ku gjendeshin 2 oficerë policie dhe një civil, ndërkohë që 5 viktimat e tjera ndodheshin brenda në pub.
Llogaria në Twitter e “Police Roll of Honour Trust”, një grup i dedikuar përkujtimit të policëve të vrarë, theksonte se helikopteri i rrëzuar i përkiste policisë, edhe pse nuk dihet ende se pse, apo çfarë po bënte ai në atë moment.
Imazhet e postuara online treguan forcat e policisë në vendin e ngjarjes. Ndërkohë, "Daily Mail" njoftoi se 5 viktimat civilë po festonin brenda lokalit gjatë natës.
Faqja e “The Clutha” në Facebook përmban një sërë postimesh nga njerëzit e shqetësuar për incidentin. “Qëndroni të gjithë me këtë ngjarje, nuk është koha të mendojmë për të tjerët tashmë”, shkroi një person. “Njerëzit duan ndihmë”.
Kryeministri britanik, David Cameron, shkroi gjithashtu në Twitter për këtë situatë. “Mendimet e mia janë me këdo që është prekur nga rrëzimi i helikopterit në Glasgow, si dhe me shërbimet e emergjencave që punojnë sot”, tha ai.
Edhe lideri i partisë Laburiste, Ed Miliband, reagoi pas mësimit të lajmit, duke thënë se “ka mësuar mbi një lajm shokues nga Gllasgou. Mendimet e mia janë me ata që mund të jenë lënduar”.
Ndërsa gjatë pasdites edhe mbretëresha Elizabeth u shpreh e pikëlluar duke thënë se mendimet dhe lutjet e saj janë për viktimat e aksidentit.
Skoci, helikopteri bie mbi pub, 8 të vdekur HelikopteriSkoci, helikopteri bie mbi pub, 8 të vdekur Helikopteri1Skoci, helikopteri bie mbi pub, 8 të vdekur Helikopteri2Skoci, helikopteri bie mbi pub, 8 të vdekur Helikopteri3
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi