Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adem Demaçi rikthehet me urrejtjen ndaj presidentit Rugova

Shko poshtë

Adem Demaçi rikthehet me urrejtjen ndaj presidentit Rugova Empty Adem Demaçi rikthehet me urrejtjen ndaj presidentit Rugova

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 11, 2013 1:14 am

Kur Rugova ishte peng, ti z. Demaçi flisje më keq se Milosheviqi, bridhje pa frikë PrishtinësAdem Demaçi rikthehet me urrejtjen ndaj presidentit Rugova Dridhje-ademi10

Adem Demaçi rikthehet me urrejtjen ndaj presidentit Rugova


Pak ditë më parë Adem Demaçin e kishim pyetur se kush ishin vrasësit e ministrit të Mbrojtjes Ahmet Krasniqit, Tahir Zemës, Enver Malokut, atentator i Sabri Hamitit, studiuesit, kritikut, shkrimtarit e politikanit Sabri Hamiti, mik i ngushtë i presidentit Ibrahim Rugova dhe për dhjetëra vrasje, plagosje dhe dhunë ndaj bashkëpunëtorëve, veprimtarëve shqiptarëve që ishin mbështetës të presidentit Rugova.
Por, pa u përgjigjur në asnjërën prej pyetjeve publik Demaçi vazhdoi me fshikullimin e presidentit dr.Ibrahim Rugova. Sot, ai ka shkrofëtirë kundër Rugovës sërish, duke hedhur baltë publikisht para një auditori të nderuar, vendës e ndërkombëtarë.
Ai thjesht tregoi se sa i pafytyrë është. Por edhe, se sa ka qenë i tillë, gjatë luftës dhe pas saj. Demaçi e akuzoi Rugovën se nuk u flijua!
Por, z.Demaçi, cili ishte skenari që ju e donit, cili ishte vullneti juaj, dhe pse ju nuk u flijuat pasi e dinit se si flijohen heronjtë!
Pse nuk u flijuat ju si një superhero (supersajan!) ato ditë të bombardimeve, kur çdo shqiptarë që nuk ish me serb, nuk gjente vend ku të strukej, pasi nuk kishte as armë për të luftuar, ndërsa organizimin ushtarak e kishit sjellë buzë greminës thuaja duke e shkatërruar luftën institucionale, që pavarësisht mashtrimeve tuaja, luftonte nën komandën e presidentit Rugova, siç deklaronte vetë Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, i vrarë nga njerëzit që ju i përkrahni, kolonel Ahmet Krasniqi, pastaj deklarimet e kolonel Tahir Zemajt, pastaj nga majori Nazif Ramabaj, në rrëfimet e botuara edhe nga ne këtu, nga nënkoloneli Abdulla Shasivari, pastaj nga dhjetëra heronj të tjerë të gjallë, si Saim Tahiraj etj.
Por, pavarësisht pengesave që ju ia nxorët së bashku me pushtetin e majtë në Shqipëri, ata ia dolën ta thyejnë kufirin shqiptaro-shqiptar, të vendosur për gati një shekull nga çizmja e shkaut, që ju donit të na detyronit ta puthnim duke dashur të na detyronit të dilnim në zgjedhjet serbe, dhe duke dashur që të na vendosni sërish në ballkanin tuaj të famshme, që kurrë nuk na sqarove se ku u frymëzove për një robërim të ri!
Pse nuk u flijua Rugova!!!


Rugova kurrë nuk tha se ishte luftëtarë, kurrë nuk u krahasua me Akilin, Aleksandrin e Madh, Pirron apo Skënderbeun!
Ai e dinte se ishte fytyra tjetër e Skënderbeut, ai ishte në rrugën e humanizmit evropian dhe e kishte kuptuar se shqiptarëve u duhej një fytyrë tjetër në Evropë, sepse edhe Evropa kishte ndërruar fytyrë po i thoshte lamtumirë Mesjetës!
Por, për dallim nga kundërshtarët e tij, ai kurrë nuk e nënçmoi Skënderbeun dhe traditën luftarake shqiptare, siç bëni ju dhe njerëzit si Qosja dhe të tjerët, të cilët edhe sot e përbuzin. Ai përkundrazi e afirmonte gjithnjë, si kryeheroin shqiptar, si shpëtimtarin e Evropës dhe kulturës perëndimore.
Si njohës i shkëlqyer i semiotikës, Rugova nuk mund të shkiste në gabime tragjike politike, ideologjike apo marrëzi të tjera, të dashunis socrealiste, nga të cilat ndjenja kaploheni edhe sot!
Ju do të vdisni pa i ndjerë emocionet e atij heroi që kurrë më nuk do të përsëritet!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Adem Demaçi rikthehet me urrejtjen ndaj presidentit Rugova Empty Re: Adem Demaçi rikthehet me urrejtjen ndaj presidentit Rugova

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 11, 2013 1:35 am

Adem Demaçi rikthehet me urrejtjen ndaj presidentit Rugova 1011174_10200920946360228_297342501_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi