Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SHPENDI NUK E KA HJEK FOTON E RUGOVËS-BRRAVO!

Shko poshtë

SHPENDI NUK E KA HJEK FOTON E RUGOVËS-BRRAVO! Empty SHPENDI NUK E KA HJEK FOTON E RUGOVËS-BRRAVO!

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 27, 2013 4:09 pm

SHPENDI NUK E KA HJEK FOTON E RUGOVËS-BRRAVO!


SHPENDI NUK E KA HJEK FOTON E RUGOVËS-BRRAVO! 1476326_591689347567583_182245909_n





Ekipi qeverisës i Prishtinës



SHPENDI NUK E KA HJEK FOTON E RUGOVËS-BRRAVO! MG_8283
Dardan Sejdiu – nënkryetar dhe u.d. i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik
Ka lindur më 13 gusht 1979 dhe jeton në Prishtinë.
Dardan Sejdiu studioi Administrim Biznesi dhe Shkenca politike me Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin Amerikan në Bullgari, ndërsa magjistraturën e kreu në Bled, Slloveni me drejtim në Administrim Biznesi me theks në rritje strategjike të ndërmarrjeve. Mban titullin e Bursistit të Fondit Memorial Gjerman të SHBA-ve ku punoi drejt përforcimit të marrëdhënieve ndëratlantike përmes politikes, qeverisjes, biznesit dhe mediave.
Sjellë me vete një përvojë të madhe në sektorin privat me fokus në atë bankar, financiardhe pensional.  Dy vitet e fundit, Dardan Sjediu është i angazhuar si Drejtor Menaxhues i NEST Kosovo, ndërmarrje e cila i përket kompanisë SHM Productions Ltd. e vendosur në Londër, dhe në të njëjtën kohë është i angazhuar si ligjërues i Ndërmarrësisë në Universitetin AAB.
Ka qenë i angazhuar për katër vite si President i Bordit Menaxhues të Fondit Slloveno-Kosovar të Pensioneve, me rol kyç në menaxhimin e këtij fondi për tërë Kosovën.  Gjithashtu, shërbeu në ProCredit Bank në Kosovë me fokus në mbledhjen e depozitave dhe menaxhimin e tyre në pozitën e drejtorit të departamentit për katër vite.
Sejdiu ishte anëtar i kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! për 2 vite, anëtar i komiteti për ekonomi në këtë Lëvizje si dhe shef i shtabit zgjedhor në fushatën e VETËVENDOSJE!-s në zgjedhjet lokale për komunën e Prishtinës.
 
Liburn Aliu – Drejtor i Urbanizmit
Lindi më 10 prill të vitit 1975 në Prishtinë. Ka vijuar arsimin fillor në shkollën “Hasan Prishtina”, atë të mesëm në gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtine dhe atë universitar në Universitetin e Prishtinës, ku ka diplomuar në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Dega Arkitekturë.
Liburni ka punuar për vite të tëra si arkitekt në projektim dhe mbikëqyrje të realizimit të projekteve të shumta ndërtimore qoftë ato të ndërtimit të lartë e po ashtu në objekte të infrastrukturës.
Viteve të fundit është marrë më tepër me trashëgiminë kulturore arkitektonike, si pjesë e projekteve të ndryshme të restaurimimit të monumenteve të mbrojtura.
Nga janari i vitit 2011, ka bërë detyrën si deputet i zgjedhur në Kuvendin e Republikës së Kosovës, si pjesë e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje!
Si nënkryetar i Komisionit Parlamentar për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor si dhe anëtar i atij për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, Liburni ka marrë pjesë aktive në trajtimin dhe amendamentimin e ligjeve të shumta që trajtoi Kuvendi gjatë këtij legjislacioni. Ndër to: Ligjin e Ndërtimit, Planifikimit Hapësinor, Trajtimit të ndërtimeve pa leje, Kadastrit etj,
Liburn Aliu është aktivist i Lëvizjes VETËVENDOSJE!
 
Xhelal Sveçla – Drejtor i Inspekcionit
U lind më 21 prill 1970 në Prishtinë. Është aktivist i Lëvizjes VETËVENDOSJE! . Momentalisht ai ishte anëtar i kryesisë dhe Sekretar për Marrëdhënie me Jashtë në Lëvizjen VETËVENDOSJE!.
Si student i stomatologjisë, në shtator të vitit 1997, Xhelali u zgjodh në Unionin e Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës, si anëtar i komisionit për shëndetësi pranë kryesisë së këtij unioni.
Xhelali ka qenë  i angazhuar në organizimin e protestave paqësore studentore kundër regjimit të Milosheviqit në vitin 1997 për lirimin e objekteve universitare të uzurpuara me dhunë nga ky regjimi.
Në vitin 1998, Xhelali iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Pas luftës, Xhelali vazhdoi punën humanitare, posaçërisht/me theks të veçantë në fushën e mjekësisë dhe të drejtave të fëmijëve, duke punuar me vite të tëra në OJQ të ndryshme. Ai po ashtu i përfundoi studimet universitare të cilat i ndërpreu shkaku i luftës, dhe diplomoi në korrik të vitit 2002 në Fakultetin e Stomatologjisë pranë Universitetit të Tiranës.
Xhelali mbeti i përkushtuar në aktivizmi politik edhe pas luftës. Pas ringjalljes së Rrjetit të Aksionit për Kosovën (KAN) në vitin 2003, që i bashkoi aktivistët e rinj të cilët kërkonin ndryshime shoqërore dhe qytetari aktive, Xhelali u bë pjesë e tyre. Ai po ashtu u bë edhe pjesë e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në vitin 2005, ku së bashku me aktivistë të tjerë nga rrjeti KAN, shkruan për herë të parë parullën “JO NEGOCIATA, VETËVENDOSJE!” , (No negotiations, Self-Determination!) në murin që rrethonin ndërtesën e UNMIK-ut në Prishtinë, që në këtë mënyrë solli transformimin e KAN-it  në Lëvizjen VETËVENDOSJE!
 
Blerta Zeqiri – Drejtoreshë Kulturë Rini dhe Sport
E lindur në vitin 1979, është skenariste dhe regjisore kosovare, fituese e çmimeve të shumta ndërkombëtare. Nga viti 2012 është anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit.
Studimet universitare dhe pasuniversitare në Kinematografi i kreu në Universitetin Paris 8, Francë.
Blerta realizoi një numër filmash të metrazhit të shkurtër dhe të gjatë, me të cilët mori pjesë në shumë festivale ndërkombëtare si Sundance Film Festival, Oberhausen International Short Film Festival, Telluride film festival duke u shpërblyer në shumë prej tyre.
Jeton dhe punon në Prishtinë. Blerta është e martuar, nënë e dy fëmijëve.
 
Jusuf Thaqi – Drejtor i Arsimit
Ka lindur më 05 maj 1982 në Llapushnik të Drenasit. Ka përfunduar studimet në psikologji në Departamentin e Psikologjisë të Fakultetit  Filozofik të Universitetit të Prishtinës (2003-2006). Tani është duke vazhduar studimet e nivelit master në po të njëjtin departament.
Që prej përfundimit të studimeve merret ekskluzivisht me çështjet e arsimit në Kosovë. Fillimisht ka punuar si monitorues dhe analist i çështjeve të arsimit në Rrjetin Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese (BIRN). Pastaj ka punuar në Qendrën për Arsim të Kosovës (KEC) si koordinator i komponentit të arsimit të një projekti të BE-së për edukimin e komuniteteve RAE (EU-SIMRAES). Që prej vitit 2011 është iniciator dhe menaxher i Projektit ATOMI, i cili merret me identifikimin dhe përkrahjen e nxënësve me inteligjencë të jashtëzakonshme në Kosovë. Ka edhe përvojë si mësimdhënës në shkollat publike.
 
Jusuf Thaçi shquhet për kompetencën e tij të lartë në fushën e arsimit, në hulumtimeve dhe në Psikologjinë e Ekselencës. Ai është autor dhe bashkautor i shumë hulumtimeve dhe publikimeve, kryesisht në fushën e arsimit. Ka marrë pjesë në takime, tryeza, konferenca e vizita të ndryshme studimore në Boston, Bruksel, Stamboll, Tiranë e Prishtinë, kryesisht në lidhje me çështjet e arsimit, psikologjisë dhe shoqërisë civile.
 
Nora Kelmendi – Drejtoreshë e Kadastrit
Ka lindur në Pejë më 3 tetor 1971 dhe ēshtë rritur në Prishtinē ku ka kryer shkollen filore, të mesme dhe shkollimin e larte universitar pranë Fakultetit Ekonommik. Magjistraturën, e ka vazhduar në Maqedoni në Univerzitetin e Evropes Juglindore – drejtimi menaxhment.
Në vitin 1999 para fillimit të luftës në Kosovë filloi të punojë si zyrtare e distribuimit në një organizatë ndërkombëtare “Care International” Australia. Gjatë luftës punoi në po të njëjtën organizatë në kampin e Cegranit në Maqedoni. Pas kthimit në Kosovë me “Care International” vazhdoi punën si udhëheqëse e në distribuim të ushqimit (ndihmave humanitare) për rajonin e Lypjanit dhe Ferizajit.
Nga viti 2000 – 2002 ka punuar si konsulente e biznesit në “Chemonics International” projekt i financuar nga USAID dhe ishte një ndër femrat e para – konsulente të biznesit në Kosovë. Pas kësaj karierën e vazhdoi në institucion financiar “Interim Credit Unit” (ICU), projekt i financuar nga Banka Boterore dhe Unioni Evropian, ku punoi si zyrtare e lartë për dhënien e kredive të mëdha.
Në vitin 2003 fillon punën në Agjensionin Kosovar të Mirëbesmit – AKM punoj si zyrtare e privatizimit e me pas si udhëheqëse e njësisë për relacione me investitor.  Puna e saj vazhdoj edhe për 4 vite të tjera me pasaradhësen e AKM-së, Agjensionin Kosovar të Privatizimit – AKP. Në AKP si drejtore e departamanetit të shitjes detyrë kryesore kishte udhëheqjen dhe menaxhimin e përgjithshëm të procesit të privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë.
Në vitin 2011 Nora filloi të punojë në një kompani private “Management Development Associates” (MDA), kompani kosovare e konsulencës, si udhëheqëse e Divizionit për zhvillim të bizneseve e më vonë udhëheqi edhe Fondacionin MDA. Në MDA dhe Fondacion ajo fitoi eksperiencën e cila i mungonte – udhëheqja dhe menaxhimi në kompani vendore private.
 
Arben Vitia – Drejtor i Shëndetësisë
Është i lindur më 24.12.1973, në Prishtinë. Shkollimin fillor e përfundoi në shkollën fillore “Shkëndia” në Hajvali, ndërsa shkollimin e mesëm në gjimnazin “Xhevdet Doda”, në Prishtinë. Diplomoi në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë, drejtimi Mjekësi e Përgjithshme, pranë Universitetit të Tiranës. Ka punuar si Këshilltar profesional në kompaninë “Agani” dhe po në këtë pozicion ka punuar edhe në kompaninë “Keis”
Që nga viti 2010, ai është aktivist në Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ku angazhohet në Komitetin për shëndetësi.
Besnik Bislimi – u.d. Drejtor i Financave
Ka lindur më 19.05.1971. Ka studiuar analiza Makroekonomike në fakultetin e Administrimit të Biznesit ne Universitetin e Zagrebit ne Kroaci prej vitit 1990 deri në vitin 1994. Studimet e doktoratës i ka përfunduar në Makroekonomi, me përqendrim të veçantë në Financa Publike në Universitetin e Freibergut në shkurt 2005. Përveç kësaj, gjatë vitit 2008, Besnik Bislimi ka qëndruar për katër muaj si studiues i Fulbrightit në Andrew Young School për Studime Politike, në Georgia State University në Atlanta.
Ai u bë anëtar i fakultetit të Universiteti Amerikan në Kosovë në nëntor 2004. Që atëherë ai ka ligjëruar disa lëndë të fushës së ekonomisë duke përfshirë mikroekonominë, makroekonominë, financat publike, analiza dhe politika monetare dhe ekonomi të burimeve natyrore. Përveç karrierës së tij si ligjërues, Besnik Bislimi ka punuar po ashtu si asistent ligjërues për makroekonomi dhe financa publike në Universitetin e Freibergut në Gjermani; si këshilltar i UNDP-së në Ministrinë e Financave në Kosovë, si ekspert ndërkombëtar për financa publike në UNMIK, këshilltar për politika fiskale në GTZ, ligjërues i makroekonomisë 1 dhe 2 në akademinë e ProCredi-it në Veles në Maqedoni, ligjërues i makroekonomisë dhe financave publike në Universitetin e Prishtinës. Besnik Bislimi ka qenë gjithashtu i përfshirë si menaxher i projekteve, këshilltar dhe hulumtues i lartë për projekte të ndryshme që mbulojnë politikat shëndetësore, Business Climate Scan, strategji kombëtare të zhvillimit, zhvillime rurale, ndërtimi i kapaciteteve për arsimin e lartë në Kosovë në bashkëpunim me shumë partnerë ndërkombëtar duke përfshirë  Stability Pact, DAAD, WUS Austria; HLSP; GTZ.
Fushat e tij të interesit përfshijnë politikat fiskale, decentralizimi fiskal, makroekonomia, politika monetare, privatizimi, antikorrupsioni, politikat e borxhit publik,tregjet e punës dhe ekonomia e burimeve.
 
Muhedin Nushi – u.d. Drejtor i Administratës
Ka lindur në Gjakovë më 28.08.1959. Studimet i ka përfunduar në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës.
Fillimisht ka punuar në Institutin për Hulumtime Shkencore dhe Zhvillim (INKOS) në Obiliq, nga viti 1985 deri në 1990. Prej vitit 1992 deri në vitin 2000 ka punuar në Bankën Ekonomike me seli në Gjakovë, dhe pastaj edhe në Prishtinë. 2000-2006 ka qenë i kyçur bë projekte të ndryshme me institucione të huaja si me World Bank, në Projektin e implementuar nga FAO (Food and agriculture organizations of United Nations), projekte të BE-së, në Ministrinë e Bujqesisë dhe Entit të Statistikave të Kosovës, si dhe në disa Projekte pranë UNDP, HELVETAS, USAID etj.
Nga viti 2006 deri ne vitin 2013 ka udhëhequr Departamentin e Teknologjisë Informative në Bankën Ekonomike.
Detyrat e z.Nushi në këto institucione në masën me tema dhe ishin të ndërlidhura me sektorin e teknologjisë informative, me analizën e biznesit, përpunime statistikore, menaxhimit e të dhënave, udhëheqjet e projekteve (ide projektuese,  zhvillim, implementim, monitorim dhe evaluim).
 
Ardian Gashi – u.d. Drejtor i Shërbimeve Publike
Është i lindur më 16 mars 1975 në Prishtinë. Shkollën Fillore “Hasan Prishtina” dhe Gjimnazin “Xhevdet Doda” i ka përfunduar ne Prishtinë ndërsa studimet i ka ndjekur në Fakultetin e Biznesit ne Pejë (tani – Haxhi Zeka). Pas luftës në Kosovë u punësua në UNMIK si Administrator në Komunikime dhe Ndërlidhje, ndërsa që nga po i njëjti vit ju bashkëngjit grupit të bankierëve nga IPC GmbH – Frankfurt, për themelimin e bankës së parë komerciale në Kosovë (MEB Bank) prandaj edhe gëzon statusin e themeluesit në këtë institucion. Nga viti 2001 ka mbajtur pozita të ndryshme menaxheriale duke filluar nga Drejtor i Degës në Pejë. Nga viti 2004 i kërkohet që të udhëheq Departmentin e Riskut Bankar  në ProCredit Bank (ish MEB banka)– përfshirë edhe atë operacional në pozitën e Drejtor i Departmentit të Riskut. Nga viti 2006 kalon në udhëheqjen e divizionit të shërbimeve të brendshme si drejtor i divizionit (2007 e tutje – departament). Në përmbajtjen e këtij divizioni ishin për tu menaxhuar: administrata, departamenti ligjor, departamenti i teknologjisë informative dhe sigurimi. Ka qenë pjesë e shumë komiteteve në bankë (komiteti i riskut operacional, komiteti i përkrahjes së degëve, komitetit të ambientit (EKO), etj.) si dhe në komitete ndërbankare të organizuar nga Shoqata e bankave të Kosovës. Gjatë punës ka qenë pikë ndërlidhjeje në mes të bankës me autoritetet shtetërore të Kosovës. Në vitin 2008 vijon akademinë bankare 3 vjeçare të ProCredit në Furth të Gjermanisë, si dhe në të njëjtën kohë fillon studimet master në UBT-IEME Prishtinë, drejtimi Financa. Në vitin 2012 themelon kompaninë private AGGA shpk, Prishtinë, e orientuar në shërbime përmes internetit dhe telekomunikime, në po të njëjtin vit themelon edhe kompaninë AGR FinanceCare sarl në Zvicër, si broker i 82 institucioneve të sigurimit në Zvicër. Ai e len bankën më 30.09.2013 (pozita: drejtor i departamentit të shërbimeve të brendshme) për tu përkushtuar në menaxhimin e kompanive private të tij të krijuara rishtazi.
 
Hysen Durmishi – u.d. Drejtor i Infrastrukturës
Ka lindur më 03.04.1972 në fshatin Mushtisht të Therandës. Ka mbaruar studimet në Fakultetin e Ndërtimtarisë në Universitetin e Prishtinës.
Gjatë viteve 2001-2003 ka punuar në kompaninë amerikane PARSONS, si menaxher i terrenit në projektet infrastrukturore të USAID-it në Kosovë. Në 2003-2004 ka punuar po ashtu si menaxher i ndërtimit të objekteve në kompaninë MORINA në Prizren, ndërsa gjatë viteve 2009-2010 ka qenë  menaxher i ndërtimit në N.N.P “SOPI”-Prizren.
Hysen Durmishi  qysh në prill të vitit 1989 përjashtohet nga shkolla e mesme për shkak të organizimit të demonstratave kundër ndryshimeve kushtetuese të marsit 1989. Në vitet 1997-1998 bëhet kryetar i Unionit të Pavarur të Studentëve të Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës.
Në vitin 1998 ka qenë ushtar i UÇK-së në brigadën 123. 1998-2000 i burgosur politik në burgjet e Serbisë. Gjatë viteve 2003-2005 aktivist i KAN, ndërsa nga 2005 e gjer më sot është aktivist i Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Ai është i mendimit se vendi ynë ka resurse të mjaftueshme por vetëm duhet të menaxhohen drejt dhe të qeveriset në të mirë të qytetarëve. Hyseni është i bindjes se njerëzit e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe kandidatët e saj kanë guximin por edhe vullnetin që të jenë në shërbim të qytetarit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi