Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Këshilla shëndetsore, reçeta dhe gjëra tjera për trupin

Shko poshtë

Këshilla shëndetsore, reçeta dhe gjëra tjera për trupin Empty Këshilla shëndetsore, reçeta dhe gjëra tjera për trupin

Mesazh nga Agim Gashi Sun May 03, 2009 1:07 pm

Receta për përjetësi


Këshilla shëndetsore, reçeta dhe gjëra tjera për trupin Receta_per_perjetesi,_2_maj-490x320

Që pirja mesatare e verës është e mirë për shëndet, të gjithë e dinë, ndrysa tash shkencëtarët vërtetuan edhe masën e përkryer- gjysmë gote në ditë për pesë vjet jetë më shumë.

Studimi i shkencëtarëve holandezë të cilët studiuan 1.400 njerëz (të lindur mes 1900-1920) gjatë 40 vjetëve të jetës dëshmoi se konsumimi mesatar të pothuajse cilitdo alkool ka ndikuar mirë në zgjatjen e jetës.
Në masë më të madhe ishte jetëgjatësia, madje 4,5 vjet, që u shënua tek të personat të cilët pinin gjysmë gote verë, për dallim nga ata të cilët kurrë nuk konsumonin alkool.

Edhe dozat më të mëdha munden të ndikojnë mirë. Të studiuarit të cilët në ditë pinin 2 gota verë apo 2 shishe birrë apo 2 pije të vogla më të ashpra gjithashtu shfaqen tendencë që të jetojnë më shumë, madje 2 vjet më shumë sesa ata të cilët nuk pinin alkool.
Për ta konstatuar ndikimin e alkoolit në jetëgjatësi, shkencëtarët nga Universiteti holandez, Wageningen studiuan dozën ditore të sasisë së alkoolit, për çfarë alkooli bëhej fjalë dhe gjatë çfarë periudhe pjesëmarrësit konsumonin alkool. Qëllimi ishte të zbulohej se në çfarë mase alkooli ndikonte në rrezikun nga vdekja shkaku i sëmundjeve kardiovaskulare dhe të ngjashme. Gjithashtu studiuan edhe ndikimin e peshës dhe dietave si dhe pirjen e duhanit.

“Pjesëmarrësit të cilët konsumonin alkool mund ta bëjnë këtë edhe tutje pa frikë për jetën, por me masë. Një gotë apo dy në ditë është doza maksimale, dhe preferohet të pihet vera”, tha Martinette Streppel nga ekipi i shkencëtarëve.
‘Sasitë e mëdha të alkoolit mund të shkaktojnë fatkeqësi të rënda dhe sëmundje si kanceri. Marrë parasysh se konsumimi i alkoolit mund të dërgoje gjer të varshmëria, të filloni të konsumoni alkool vetëm pse ka efekte pozitive shëndetësore nuk preferohet”, përfundoi Streppel.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla shëndetsore, reçeta dhe gjëra tjera për trupin Empty Re: Këshilla shëndetsore, reçeta dhe gjëra tjera për trupin

Mesazh nga Agim Gashi Sun May 03, 2009 1:08 pm

Rinohuni pa sheqer


Këshilla shëndetsore, reçeta dhe gjëra tjera për trupin Shqeri,_2_maj-490x320

Sheqeri nuk ndikon keq vetëm në vijë të trupit, por mund të përshpejtojë krijimin e rrudhave, pohon dermatologu, dr. Frederick Brandt, mes klientëve të të cilit janë Madonna dhe Cher.

Ai mendon se mjafton të hani më pak sheqer në mënyrë që ‘ora të kthehej 10 vjet prapa’ dhe të përmirësojë teksturën dhe shkëlqimin e lëkurës. Sheqeri përshpejton rënien e elastikes, kolagjenit dhe proteinave të rëndësishëm për shëndetin e lëkurës.
Sipas udhëzimeve të dr. Brandt, fytyra në mënyrë natyrale ‘shtrëngohet’ pas 10 ditë pa sheqer, ndërsa pas një viti tërësisht ndryshohet edhe pamja e tërë trupit.
Armiqtë e pamjes së re fshihen edhe në kore, ndërsa me zierje apo pjekje të ushqimit në temperatura të larta si dhe me konsumimin e sheqerit krijohen molekula të cilat ndikojnë dëmshëm në pamjen e lëkurës. Në mënyrë që këto molekula të neutralizohen, preferohet të pihen çaji i gjelbër që është i pasur me anti-oksidantë.

Kurën e rinimit duhet filluar në mënyrë që nga ushqimi do të përjashtoni të gjitha ëmbëlsirat përfshirë mjaltin, fruktozën dhe ëmbëltuesit artificial ndërsa duhet pasur kujdes edhe për sheqerin e ‘fshehur’ në alkool dhe pije joalkoolike.
Gjatë pastrimit të organizmit shkaku i pamjes më të mirë¸do të duhej ikur edhe prodhimeve nga gruri, sepse gjatë tretjes përjashtojnë sheqerin, perimet e pasura me shurup- patatet, pemët e ëmbla e ngjashëm.
Brandt propozon të hani molla të gjelbra, boronica, brokoli, oriz, mish dhe peshk.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla shëndetsore, reçeta dhe gjëra tjera për trupin Empty Buka dhe vlerat e saja ushqyese

Mesazh nga Agim Gashi Sun May 03, 2009 1:10 pm

Buka dhe vlerat e saja ushqyese



Këshilla shëndetsore, reçeta dhe gjëra tjera për trupin Buka-490x320

Nga Veli Krasniqi


Drithërat

Njeriu ka filluar të kultivoj drithërat më heret se 12000 vite më parë. Gjurmimet arkeologjike tregojnë se në Europ fillimet e kultivimit të drithërave datojnë rreth 6000 vite më parë. Ndërsa buka më e lashtë e gatuar e zbuluar daton me më tepër se 5000 vite. Prodhimi artizanal i bukës te egjiptasit e vjetër bëhej që para 4800 vitesh. Që në mesjetë prodhoheshin tre lloje buke: buka fare e bardhë për shtresen e njerëzve të pasur, buka gjysëm e bardhë për shtresen mesatare dhe ajo e zeza për shtresën e varfër. (1).

Sipas të dhënave arkeologjike(2) kuptohet se edhe tek shqiptarët drithërat(gruri thekra, misri) janë kultivuar dhe konsumuar në forma të ndyshme sikur: buka, apo prodhime me miell pra pite të ndryshme që nga kohërat e lashta. Gruri përdorej, përdoret edhe sot në disa vise tona, ashtu natyral, i pa bluar, por i ziher dhe për ti dhënë shije ëmbëlsohet me sheqer.

Deri në vitet e gjashtedhjeta të shekullit të kauar drithërat edhe pse kultivoheshin në vend nuk përmbushnin as nevojat vitale të popullsisë. Ndër lëndët ushqimore më të konsumuara të popullsisë ishin buka dhe prodhimet nga drithërat, kryesisht thekra. Më vonë drithërat, sidomos gruri, filluan të importoheshin nga jasht vendi.

Pjesa më e madhe e prodhimeve ushqimore industriale dhe e bukës vije nga bluaraja e këtyre llojeve të drithërave : grurit, thekrës, elbit, misrit, etj.

Klasifikimi i miellit

Përmbajtja e hirit në miell, pra e sasisë së substancave minerale që gjinden në shtresën e jashtme të kokrrës së grurit, përcakton tipin e miellit që gjejmë në treg. Shëmbull Tipi i miellit 500 përmbanë përafërsisht 0.50% të substancave minerale. Pra gruri gjatë bluarjes ndahet në dy pjesë: - në miell të bardhë që përmban pothuajse vetëm hidrate të karbonit- amidon; - dhe në një pjesë tjetër që është hiri, membrana e jashtme e kokrrës së grurit e bluar që përmbanë shumë lloje mineralesh e vitaminash të mrekullueshme si dhe fije ushqyese që janë lloj hidratesh të karbonit komplekse që me vështirësi treten nga organizmi i njeriut por që roli i tyre është të ndihmojnë aparatin e tretjes.

Në tregun kosovarë gjejmë jo më shumë se dy apo tre tipesh milelli. Tip 400, Tip 500 dhe eventualisht po insistuam gjejmë edhe Tip 800. Po pyete për atë 1200 apo tjetër, njerëzit të shikojnë me habi duke të thënë se nuk egziston. Ndërsa mielli i thekrës përmban sasi më të mëdha të mineraleve vitaminave dhe fijeve ushqyese. Sa më i madh të jetë numri i tipit të miellit aq më i pasur është ai mielli me minerale dhe substanca të tjera ushqyese. Kjo reflektohet edhe në ngjyrën e bukës. Sa më e errët të jetë ngjyra e saj aq më e pasur është ajo me mikro dhe makro-substanca ushqyese. Pra buka fare e bardhë nuk ka vlera të mëdha ushqyese. Në kosovë gjejmë bukë të bardhë gjysëm të bardh dhe në dyqane të rralla gjejmë edhe bukë thekre që për nga ngjyra është më e errët nga të gjitha llojet e tjera të bukes.

Buka

Buka është një nga lëndët ushqimore më komplete. Ajo i sjell organizmit substancat ushqyese më të nevojshme dhe vitale : makro-substancat (proteinat, hidrytet të karbonit, yndyrërat) dhe mikro-substancat ushqyese ( mineralet, vitaminat etj).

Buka është burim interesant i proteinave me prejardhje bimore. Për 100 gramë bukë ka rreth 9 gramë proteina. Përafërsisht 15% të energjisë së përgjithshme ditore, që marrim me ushqime të ndryshme, duhet të vij nga proteinat. Duke shoqëruar bukën me ndonjë copë djathi, veze, mishi rrisim cilësinë e proteinave të domosdoshme për organizëm.

Varësisht nga lloji i miellit të përdorur, nga bluarja komplete e farës apo nga rafinimi i saj, buka përmban më tepër se 55% hidrate të karbonit që furnizojnë muskujt, trurin dhe tërë organizmin me energji. Një pjesë janë të tretshshme(pjesa më e madhe amidon dhe ato të thjeshtat më pak se 5%: fruktozë, glukozë, maltozë dhe sakarozë etj) një pjes e vogël 3-8% jo të tretshme por që ndihmojnë aparatin e tretjes. Këto të fundit quhen fije ushqyese dhe ulin shpejtësinë e kalimit të glukozes në gjak nga ushqimi i marrur – me një fjalë rregullojnë gluceminë. Falë fijeve ushqyese ndjenja e ngopjes arrihet më shpejt. 55-60% të energjisë së përgjithshme ditore, që marrim me ushqime të ndryshme, duhet të vij nga hidratet e karbonit

Buka përmbanë sasi shumë të vogla yndyre për këtë arsye edhe rekomandohet të hahet për çdo racion ditorë. Përmbajtja me yndyra sillet rreth 1% për bukën e bardhë ndërsa për atë nga mielli komplet mund të shkoi deri në 4%. Duke qënë se yndyrërat i gjemë gjithandej në lëndët e tjera ushqyese prandaj edhe nevoja ditore për to arrihet leht. Nga yndyrërat duhet të vij përafërsisht 30% të energjisë së përgjithshme ditore, që marrim me ushqime të ndryshme.

Mineralet më të pranishme në bukë janë hekuri, manganezi, zinku. Mvarësisht nga tipi i miellit të përdorur për bukë mund të ketë më shumë ose më pak fosforë, kalium, magnezium etj.

Kokrra e grurit sintetizon dhe ruan brenda vitaminën E dhe kompleksin me vitamina B. Vitaminat e grupit B në interreaksin me enzime të ndryshme marrin pjesë në shumë reaksione që zhvillohen në qeliza sikur : metabolizmi i makrosubstancave ushqyese, sinteza e neurotransmetorve, prodhimin e energjisë etj. Por e keqja është se gjatë bluarjes së grurit për të bërë bukën e bardhë largohen një pjes e madhe e komponentave të kokrrës së grurit apo të ndonjë drithi tjetër dhe së bashku me to edhe sasia e madhe e këtyre vitaminave. Në bukën e zezë, atë komplete, ruhen më tepër këto vitamina dhe substanca të tjera ushqyese.

Dihet se buka pëlqehet dhe konsumohet shumë nga të gjitha moshat dhe gjinitë në Kosovë. Sikur të përmirsohej cilsia e saj me substanca ushqyese do të ishte një zgjidhje ideale për parandalimin e shumë sëmundjeve të zemres, të kancereve të ndryshme, pastaj edhe në parandalimin e mbipeshës trupore që është vazhdimisht në rritje te ne.

Ndërkohë mbetet të privilegjohet buka e zezë, të hahet shpesh por me sasi të vogla duke e kombinuar me ndonjë lëndë tjetër ushqimore, sidomos me perime.
--------------
(1) „Du blé au pain“, 2ème édicion, 2001. ISP, Bern.
(2) „Ligjerata për etnologjinë shqiptare“, Andromaqi Gjergji, EXTRA 2001, Tiranë

Autori është nutricist dhe kimist si dhe kontribues i rubrikës LifeStyle në Express Online
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla shëndetsore, reçeta dhe gjëra tjera për trupin Empty Gjumi ndikon në sjelljet e fëmijëve

Mesazh nga Agim Gashi Sun May 03, 2009 1:11 pm

Gjumi ndikon në sjelljet e fëmijëve


Këshilla shëndetsore, reçeta dhe gjëra tjera për trupin Gjumi,_29_prill-490x320

Mjaft gjumë dhe kualitativ mund të zvogëlojë hiperaktivitetin dhe sjelljet e këqija të fëmijëve.
Një studim i shkencëtarëve finlandezë tregoi se mungesa e gjumit tek disa fëmijë shkakton hiperaktivitet, nervozë dhe sjellje të këqija, e jo shumë gjumë siç pritej. Prej 280 fëmijëve të anketuar ata të cilët flinin më pas se tetë orë ishin shumë më hiperaktiv se të tjerët.

Ekspertët konsiderojnë se mjaft gjumë mund të përmirësojë sjelljet e fëmijëve t shëndosh dhe të zvogëlojë simptomat e çrregullimit të vëmendjes (ADHD).
Këtë studim e kreu një ekip ekspertesh nga Universiteti në Helsinki dhe nga Instituti Kombëtar për Shëndetësi i Finlandës, më fëmijë të shëndosh në moshë prej 7-8 vjet. Asnjë prej 280 fëmijësh, sa ishin të përfshirë në studim nuk kanë pasur kurrfarë çrregullimi të vëmendjes. Fëmijët u përcollën gjatë shtatë ditëve, shënohej sjellja e tyre, periudha e gjumit dhe aktiviteti, pastaj rezultatet krahasoheshin me testet që përdoreshin për diagnostifikimin e çrregullimit të vëmendjes. Është konstatuar se fëmijët të cilët flinin më pak se tetë orë ishin më hiperaktiv dhe silleshin më keq.

“Arritëm të tregojmë se gjumi i shkurtë dhe problematik lidhen me çrregullimin e vëmendjes. Konstatuam se gjumi i mjaftueshëm tek fëmijët është i rëndësishëm për preventivën e çrregullimit të vëmendjes”, tha udhëheqësja e studimit, Juulia Paavonen.
“Madje gjysmë ore më shumë gjumë u tregua si ndihmë e rëndësishme për përmirësim në rastet e çrregullimeve të vëmendjes”.
Është vërejtur se mungesa kronike e gjumit është problem i madh për shumë njerëz të rritur dhe se mund të ketë pasoja të dukshme në shëndetin dhe përditshmërinë e tyre.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla shëndetsore, reçeta dhe gjëra tjera për trupin Empty Mashtrimet rreth duhanit

Mesazh nga Agim Gashi Sun May 03, 2009 1:14 pm

Mashtrimet rreth duhanit

Këshilla shëndetsore, reçeta dhe gjëra tjera për trupin Duhani,_28_prill-490x320


Ata janë aq të rinj, të lumtur dhe të lirë- të gjithë ata njerëz nga reklamat për cigare. Sikur duan të thonë se vitalitetin, ngjyrën e shëndetshme të trupit dhe madje edhe peizazhin pas vetës ia kanë borxh asaj kutie të vogël në plan të parë.

Pse në fakt pimë duhan dhe s’duam ta heqim qafe atë shprehi?

Duhani relakson, qetëson dhe zvogëlon problemet

Bindja më e popullarizuar thotë: “Kur ju duket që gjithçka është kundër jush, duhani iu ndihmon që të gjeni paqen shpirtërore”. Në fakt duhani është refleksi kryesor, atavizëm, zëvendësim për sindromë oral, thotë psikoterapeuti Dmitrij Kleckov. Duhani në fakt është prapambeturi në zhvillimin psikik të njeriut. Për shembull, një foshnje e shqetësuar kërkon gjirin e nënës, ndrysa duhanpirësi kapet për cigare. Kjo do të thotë s njeriu psiqikisht nuk është i pjekur dhe nuk di mënyrë tjetër që të mbrohet nga stresi. Andaj psikologët përpiqen që të zbulojnë ato arsyet e fshehta dhe të thella pse njeriu nuk mund të heqë qafe duhanin.
Gjatë pirjes së duhanit paraqitet varshmëria e dyfishtë: ajo nga nikotina dhe psikologjike.

Njeriu mund të lirohet nga varshmëria e nikotinës brenda një jave, por shumë më të vështirë e ka të lirohet nga varshmëria psikologjike. Njeriut i mungojnë të gjitha ato rituale të vogla me të cilat është mësuar: gjithsesi në mënyrë specifike ndez cigaren, e mbanë në dorë, e sill mes gishtave, e krahas këtyre pinë kafe dhe bisedon me miqtë.
Kur nuk ekziston kjo paraqitet shqetësimi dhe frika nga humbja e ritualeve të zakonshme. Psikologët këshillojnë ndonjë mjet më të butë për qetësim krahas terapisë substicionale: çamçakëz, bonbone... në rastet më të rënda ndihmon hipnoza apo format tjera të psikoterapisë.

Frika se do të trashën

Shpesh mund të dëgjohet bindja se nikotina merr pjesë në këmbimin materieve se kur s’ka më nikotinë organizmi fillon të plotësojë atë mungesë me shtimin e grumbullimit të yndyrës. Në fakt nikotina s’ka lidhje me procesin e krijimit të yndyrës në organizëm. Më parë mund të thuhej se cigarja ka lidhje me monotoni apo dëshirë që të krijohet pauza. Kjo nënkupton se kur njeriu ndjen nevojë që të pushojë apo të argëtohet me diçka, duhanpirësi kërkon cigare. E ata të cilët e kanë lënë duhanin më së lehti e kanë të hanë diçka. Do me thënë nëse s’doni të trasheni më së miri është të gjeni interesim tjetër, për shembull të shëtisni pak apo të pini një filxhan çaj...

Ndihmon të mendojmë

Mes duhanpirësve mbretëron bindja se më së shpejti do të kthjellën apo do të zgjedhin problemin nëse e ndezin një cigare.
Në fakt cigarja nuk ndihmon që të koncentrohemi por vetëm t’i qetësojmë impulset nervore. Kur njeriu e lë duhanin ai ka përshtypjen se pa cigare s’mund të relaksohet apo të fokusohet në atë çfarë bënë.
Arsyeja qëndron në atë se nga njëra anë, materiet nga cigaret bllokojnë impulset nervore ndërsa nga ana tjetër deri diku stimulojnë qelizat e trurit. Andaj na duket se pas cigares jemi qetësuar dhe mendimet tona po ashtu. Por ky efekt është i shkurtër. Ai arrihet pas një apo dy cigareve dhe nuk zgjat shumë. Pas kësaj krijohet varshmëria psikologjike kur me cigare i lidhim ndjenjën e relaksit apo përkundrazi, koncentrimi të shtura ndonëse kjo është vetëm përshtypje që nuk i përgjigjet realitetit.

Largon kokëdhembjen dhe dhembjen e dhëmbit

Duhanpirësit janë të bindur në këtë arsye. Është e vërtetë se nikotina deri diku kontribuon në ngushtimin e enëve të gjakut, por ky efekt është aq i dobët saqë vërehet pas pauzës së madhe (së paku 6 orë mes 2 cigareve). Andaj këtu më parë bëhet fjalë për efekt psikologjik që ua tërheq vëmendjen në diçka tjetër. Andaj më mirë përdorni ilaçe jo duhan.

Faktet për duhanpirësit

Në së paku 90 për qind të rasteve duhani është shkaktar i kancerit të mushkërive; në 15 deri në 20 për qind të rasteve është fajtor për krijimin e sëmundjeve të tjera onkologjike, në 75 për qind të rasteve është shkaktar i bronhitisit kronik dhe emfizemit të mushkërive ndërsa në 25 për qind të rasteve shkaktar i sëmundjeve kardiovaskulare.

Çka ndodh kur e lëmë duhanin

Tetë orë pasi që nuk pimë duhan, koncentrimi i oksigjenit në gjak rritet në kufijtë normal. Pas tre deri në nëntë muaj funksionimi i frymëmarrjes përmirësohet për 10 për qind. Pas pesë vjetëve rreziku nga infarkti zvogëlohet dyfish, ndrysa pas 10 vjetëve zvogëlohet edhe rreziku nga kanceri i mushkërive.
Asnjë mjek nuk konstatoi se mushkëritë janë pastruar krejtësisht aq pas 10 vjetëve pasi është lënë duhani. Shkalla e rigjenerimit të indeve varët nga shumë faktorë, mes tjerash edhe mosha. Sa më herët që ta lëmë duhanin aq më mirë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla shëndetsore, reçeta dhe gjëra tjera për trupin Empty Re: Këshilla shëndetsore, reçeta dhe gjëra tjera për trupin

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi