Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ABAS FEJZULLAHI:MASAKRA E REçAKUT KA NDODHUR, PO ÇFARË PO BËJMË NE …?

Shko poshtë

ABAS FEJZULLAHI:MASAKRA E  REçAKUT KA NDODHUR, PO ÇFARË PO BËJMË NE …? Empty ABAS FEJZULLAHI:MASAKRA E REçAKUT KA NDODHUR, PO ÇFARË PO BËJMË NE …?

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 16, 2014 2:25 am

ABAS FEJZULLAHI:MASAKRA E  REçAKUT KA NDODHUR, PO ÇFARË PO BËJMË NE …? 40962_1363341998899_6566308_a

ABAS FEJZULLAHI:MASAKRA E  REçAKUT KA NDODHUR, PO ÇFARË PO BËJMË NE …?

ABAS FEJZULLAHI:MASAKRA E  REçAKUT KA NDODHUR, PO ÇFARË PO BËJMË NE …? 1506884_10151910230539077_1230353750_n

           Masakra e Reçakut, që po shënohet në shenjë nderimi por edhe përkujtimi e dhimbje, më shtyri të paraqesë edhe mendimet e mia lidhur me ngjarjet e hidhura që s`janë të pakta e për fat të keq  po na përseriten, realisht shiquar edhe me një pjesë të fajit dhe papërgjegjësisë tonë në kohë dhe hapësirë  si shoqëri e organizuar në mënyrë institucionale…! Në trojet e Shqipërisë natyrale dhe në Kosovën e sotme të cunguar, por edhe në Shqipërin e sotme politike, kanë ndodhur shumë ngjarje në kohë dhe hapësirë, të shënuara a të mbajtura mend, të përcjellura, brez pas brezi, në forma të ndryshme,  përmes tregimeve,  apo edhe ritregimeve gojore, përmes këngëve, shkrimeve,  kohëve të fundit edhe përmes fotografive a filmimeve të ndryshme si dëshmi dokumentare, por që për fatë jo të mirë, pothuajse të dhimbshme, tragjike dhe shpeshherë trishtuese, nga veprimet e pushtuesve shekullor të ndryshëm e në veçanti kohëve të fundit nga pushtuesit serbosllavë dhe grek, që ende mbajnë nënë sundim pjesë të trojeve dhe popullit shqiptarë, që gjithnjë janë shkue tue u rrudhë e zvogluar..!
          Disa ngjarje janë përcjellur me përmasa dhimbjesh të mdhaja, që kanë mundur të dëshmohen përmes fotografive apo filmimeve, aty ku ka pasur mundësi të bëhet kjo dhe përkujtohen, e shënohen në forma e mënyra të ndryshme. Por ka pasur masakra e gjenocid me përmasa të tmerrshme, që armiku është përkujdesur për zhdukjen e gjurmëve ( siç janë djegjet, në shkritore, apo varrezatë masive që po zbulohen e të pa zbuluara në Serbi kohëve të fundit nga lufta  e para 13 vitesh, dhe po të merret një lloj analize reale, secila shtëpi mund të themi se ka nga një histori në vete, që tregon vuajtjet e dhimbje të shkakatuara nga pushtuesit, herë herë edhe krenarinë e qëndresën e bërë nëpër shekuj, për të ruajtur e mbrojtur  pragun  dhe nderin e shtëpisë, aq sa kanë pasur mundësi dhe kushte  por edhe trojet e tyre arbërore.
           Si pasojë e këtyre vuajtjeve, që burimin e kanë nga pushtimi shekullor i pushtuesve..! Por ka ndodhur e po ndodh edhe një plagë e dhimbje tjetër që në vazhdimsi po ja shkaktojmë vetvetes, po ashtu me peshë e dhimbje të rëndë,  e shkaktuar nga pushtetarët vendor, në periudha të ndryshme, për pozitë dhe pushtet, e jo për të krijuar kushte per të ndërtuar shtet, në të cilin do të zbatohej drejtësia për të gjithë qytetarët në mënyrë të drejtë e të barabartë para Ligjit. Lufta e vendorëve për pozitë dhe pushtet,  në kohë dhe hapësirë është përcjellur dhe po përcillet me pasoja në të gjitha drejtimet, pasi që është bërë, jo vetem shprehi por edhe ushqim i përditshëm i pushtetarëve  vendor, me premtime dhe mirëqënie  dhe parajsë për popullin me ardhjen e tyre në pushtet, por kur të marrin pushtetin, parajsën e ndalin për vete , popullit si dhuratë  i ofrojnë skamjen, varfërin, mjerimin dhe ferrin…!
          Kisha me qenë i lumtur, që unë tjem gabim, lidhur më këtë bindje dhe mendim timin.
Abas  Fejzullahi, Solothurn  - CH


2014-01-15

ABAS FEJZULLAHI:MASAKRA E  REçAKUT KA NDODHUR, PO ÇFARË PO BËJMË NE …? 1508197_10151960724614748_962880284_n

ABAS FEJZULLAHI:MASAKRA E  REçAKUT KA NDODHUR, PO ÇFARË PO BËJMË NE …? 1531886_10201419989038075_1394900410_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi