Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zv. Kryministri i Kosovës – Behgjet Pacolli, i perfshir ne Dosjen e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka

Shko poshtë

Zv. Kryministri i Kosovës – Behgjet Pacolli, i perfshir ne Dosjen e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka Empty Zv. Kryministri i Kosovës – Behgjet Pacolli, i perfshir ne Dosjen e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 17, 2014 7:16 pm

Zv. Kryministri i Kosovës – Behgjet Pacolli, i perfshir ne Dosjen e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka
Politikë


Zv. Kryministri i Kosovës – Behgjet Pacolli, i perfshir ne Dosjen e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka Dossiet
Dosiet Sekrete te UDB-es
Më 15. 01. 2014, në emisionin "Rubikon" të KTV'së, Donika Gërvalla, vajza e Jusufit, i vrarë para 32 vitesh në Untergruppenbach të Gjermanisë, bashkë me vëllaun Bardhoshin dhe bashkëveprimtarin Kadri Zeka, ka thënë se në dosjen e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës ka edhe emra të Qeverisë aktuale të Kosovës. "Emra të zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës janë pjesë e dosjes hetimore, dhe përmenden në këto dosje”, - ka thënë Donika Gërvalla në "Rubikon" të KTV’së. Donika ka theksuar se Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën i ka vrarë UDB'a. "Atentati ishte kryer nga një grup profesionistësh nga struktura të UDB’së. Unë nuk kam njohuri për emra të tillë. Drejtësisë gjermane duhet t’i lihet t’i zbardh faktet” - ka thënë ajo.
Ndonëse Donika Gërvalla nuk ka përmendur emra të zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës që janë pjesë e dosjes hetimore, një burim që dëshiron të mbetet anonim, ka thënë se, në dosjen e vrasjes së vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka, është i përfshirë Zëvendës Kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli. Sipas këtij burimi, Behgjet Pacolli, ditën e vrasjes (më 17 Janar 1982) ka qenë në Tiranë, ndërkohë që vetura e tij, të cilën z.Pacolli e kishte deklaruar se ja kanë vjedhur, dyshohet se është përdorur gjatë kohës së vrasjes.

Zv. Kryministri i Kosovës – Behgjet Pacolli, i perfshir ne Dosjen e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka Behgjet-pacolli-tirane-1981
Zv.Kryeministri i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli -
* * *

Behgjet Pacolli njihet si njëri nga biznesmenët më të fortë, me firmën "Mabetex - Project Engineering", me seli në Lugano të Zvicrrës. Ai në mars 2006 themelon "Aleancën Kosova e Re - AKR", të cilën fillimisht e ka cilësuar si organizatë biznesore, por me kalimin e kohës e shndërron në parti politike, edhe pse shumë herë ka deklaruar se nuk dëshiron të merret me politik. Sidoqoftë ky biznesmen i njohur, më 4 janar 2006 (pikërisht në kohën kur në Vjenë po vazhdonin negociatat Prishtinë-Beograd, me ndëmjetësimin e Ahtisarit, për statusin e Kosovës) zhvillon një intervistë të gjatë (prej 8 faqesh) në gazetën serbe "Nedeljni Telegraf" me titull: "Sudbina regiona je u rukama Beograda: KOSOVO NE MOZHE BEZ SRBIJE - Fati i rajonit është në duar të Beogradit: KOSOVA NUK MUNDET PA SERBINË". Në këtë intervistë të gjatë, kjo gazetë për herë të parë publikon edhe shumë fotografi të z.Behgjet Pacolli, dhe në mesin e tyre publikon një fotografi me Mercedesin e tij (1980) dhe një foto, të dalur në vitin 1981 në Restorant "Dora" në Prishtinë, me UDB'ashin Selim Brosha, emri i të cilit shpeshherë është përmendur si njëri i implikuar në vrasjen e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka. Madje edhe në procesin gjyqësor kundër Sllobodan Millosheviçit në Hagë, një dëshmitar i mbrojtur (ish'UDB'ash shqiptar) me Kodin K-6, në seancën gjyqësore të datës 10 qershor 2002 ka pranuar se në vrasjen vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla është përfshirë edhe punëtori i shërbimit sekret, Selim Brosha.
Fotodëshmia
Zv. Kryministri i Kosovës – Behgjet Pacolli, i perfshir ne Dosjen e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka Behgjet-pacolli-selim-brosha-dhe-mercedesi-1981Prishtinë, 1981 - Restorant `DORA`: UDB'ashi Selim BROSHA (i pari nga e majta) duke ngrënë e pirë me bisnesmenin Behgjet PACOLLI (në mes) - aktualisht zv.kryministër në qeverinë e Kosovës! ( UDB-ashi Selim Brosha gjatë viteve të 70'ta dhe 80'ta ka rrahur e gjymtuar mijëra atdhetarë, të cilët u dergjën burgjeve të ish'jugosllavisë!!!). Fotografia lartë: Behgjet Pacolli me mercedes.
 
E shkëputur nga gazeta "Nedeljni Telegraf", 4 janar 2006, fq.11
 
 


 
 
 
 
Zv. Kryministri i Kosovës – Behgjet Pacolli, i perfshir ne Dosjen e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka Behgjet-pacolli-nedelnji-telegraf-2006
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Zv. Kryministri i Kosovës – Behgjet Pacolli, i perfshir ne Dosjen e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka Behgjet-pacolli-kosovo-ne-mozhe-bez-srbije-2006
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
BEHGJET PACOLLI: "Sudbina regiona je u rukama Beograda: KOSOVO NE MO�E BEZ SRBIJE - Fati i rajonit është në duar të Beogradit: KOSOVA NUK MUNDET PA SERBINË".
Zv. Kryministri i Kosovës – Behgjet Pacolli, i perfshir ne Dosjen e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka Behgjet-pacolli-nedeljni-telegraf-2
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Zv. Kryministri i Kosovës – Behgjet Pacolli, i perfshir ne Dosjen e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka Behgjet-pacolli-nedeljni-telegraf-6
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Zv. Kryministri i Kosovës – Behgjet Pacolli, i perfshir ne Dosjen e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka Behgjet-pacolli-nedeljni-telegraf-7
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi