Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skënder Karaçica:Kush i doli në pritë të tradhtisë në vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka?

Shko poshtë

Skënder Karaçica:Kush i doli në pritë të tradhtisë në vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka? Empty Skënder Karaçica:Kush i doli në pritë të tradhtisë në vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka?

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 25, 2012 3:41 pm

Skënder Karaçica:Kush i doli në pritë të tradhtisë në vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka? 49231_603727769_4450_n


Skënder Karaçica:Kush i doli në pritë të tradhtisë në vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka?

Opinion nga diaspora
Skënder Karaçica:Kush i doli në pritë të tradhtisë në vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka? Gervallat-kadriu1

(Shoqata Shqiptaro-Amerikane në Çikago e del në krah nismës së familjes Gërvalla për të zbardhë të vërtetën e dorës së tradhëtisë që vrau tre burrat atdhetarë të Kosovës)

Diaspora Shqiptare në Amerikë në këto vite e ka ruajtur kujtimin për jetën dhe veprën e tre burrave atdhetarë të Kosovës Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka, që prita dhe dora e tradhëtisë i vrau në Shtutgard të Gjermanisë më 17 janar 1982.Me vëmendje kemi lexuar shkrimin e Donika Grëvallës,bijës së Jusufit ,,Duhet thyer heshtja,,që hedh dritë për orët vrastare me skenarët e kurdisur mirë nga shërbimet sekrete të ish-Jugosllavisë dhe në përkrahjen e hyzmetqarëve qyqarë e të shitur (shqipfolës-Zot ti turpëroni në këtë botë)!
Për pritën dhe dorën vrastare të tradhëtisë tash e tridhjetë vjetë është folur e shkruar temat e nduarnduarta,që në këto rrjedha historike sa shtohej edhe më shumë (dilemat)për disa nga ata që ndër vite kanë qenë shpeshherë,,afër dhe mysafirë,,në konakun dhe bashkudhën e tre burrave atdhetarë të Kosovës martire në Gjermani.Mirëpo,këto dilema mbetën në heshtjen e sirtarëve të historisë sonë të dhimbshme kombëtare shqiptare.Tashti,koha po troket në ndërgjegjën tonë dhe sikur dheu i tokës në atdhe po kërkon që dora e tradhëtisë të delë para (gjyqit të kombit shqiptar)të thuhet e vërteta se kush ishte në pritën e tradhëtisë për vrasjen e vëllëzërve Gërvalla dhe Zeka?!
Në këto njëqind vjet të luftës për lirinë dhe mëvetësinë e Kosovës nga regjimi i Serbisë,në udhën e madhe kombëtare,shpeshherë janë vendosur pritat e tradhëtisë kur u vranë burrat e dheut të pushkës dhe të gjakut të lirisë,që për fatin e keq,aty merrnin pjesë edhe duart e tradhëtisë(shqipfolëse),kur e kur,historia më e re shqiptare i ka vënë në këndin e gjykimit,thuhet në reagimin e SHSHA-së në Çikago.Për orët vrastare,Adem Demaqi,kohë më parë pati thënë se ende kriminelet dhe banditët po sillen lirshëm nëpër Kosovë!Koha me ndërgjegjën tonë po troket ballë për ballë me kombin shqiptar në Kosovë:Të thuhet e vërteta(heshtja tridhjetëvjeqare të thyhet)dhe të dalë sheshazi skenarët e pritës së tradhëtisë dhe dora vrastare për vëllëzërit Gërvalla dhe Zeka,thuhet zëshëm në reagimin e SHSHA-së.
Diaspora Shqiptare në Amerikë mbeshtetë familjen Gërvalla dhe këto orët tona të shpalimit të rrjedhave historike të dhimbshme,të hapën sa më parë fjala publike për skenarët e errët që ua ndalën udhën e madhe kombëtare tre burrave atdhetarë të Kosovës (me emër e mbiemër)aq sa dinë dhe kanë fakte familja e nderuar Gërvalla.Jemi të gatshëm që në bashkëpunim me këtë familje martirësh të formojmë (Komision të pavarur)që do ti pblikojë të gjitha të dhënat relevante e të argumentuara mirë për (njerëzit) e pritës së tradhëtisë dhe dora vrastare të delë para(gjyqit të kombit shqiptar të Kosovës),thuhet ndër të tjera në reagimin e SHSHA-së në Çikago që për opinion e ka nënshkruar drejtori ekzekutiv Prof.Skënder Karaçica.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi