Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SKËNDERBEUT JU PA FUQIA

Shko poshtë

SKËNDERBEUT JU PA FUQIA Empty SKËNDERBEUT JU PA FUQIA

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 17, 2014 7:27 pm

Pëe nder të 546 vjetorin e vdekjes së Skënderbeut, këtij strategu të popullit dhe lirisë, legjendarit tonë i cili 25 vite luftë nuk u takua me disfatat, e poblikoj tekstin e këngës "Skënderbeut ju pa fuçia", me qëllim që të futet edhe në programet e mësuesve për nxënësit e tyre. Ma anë të kësaj kënge, shumë shpejt mësohet e vërteta për Skënderbeun tonë me të cilin krenohet populli ynë!
SKËNDERBEUT JU PA FUQIA Tirana-Skenderbeu-Schlacht



SKËNDERBEUT JU PA FUQIA 10479607_282906895223135_7094295494623368489_n

Këndoi:Agim Gashi

SKËNDERBEUT JU PA FUQIA

Ushtoi mali, fusha e lumi-
Thon ni nane na i dul gjumi.
Kish pa anërr e u çue si rrmuj-e.
Kish me i le ni djalë në Kruj-e.
Shpatë e arm-o ka me I ngjesh-e, 
Mas ushtart kanë me ju vesh-e,
Me u frigue çdo bish prej tij-e, 
me u bam ret-o n´at Shqipni-e,
me flamurin t´kuq e t´zie,
t´kuq e t´zi-e, tuj value, 
mbarë shqiptarët me i bashkue,
me i lidhë n´besë e m´u kallxue
n´the t´çelikut me i farkue
turkun qafe m´e largu, 
turkofilin n´shatë m´e shtrue,
n´kamë t´anmikut mos me qindrue
Mos me i nej nër kam t´anmikut.

Kjo asht anrra e nans kreshnikit, 
Kjo asht anrra si e pa n´Krujë.
Gjergji leu, po ra n´thoj t´huj, 
ra n´thoj t´huj ky sokol mali-
e mur peng Sulltan Murati
bashk me vllazën, vet I katri.
Fshan e ama, gjimon I ati.
Tre I myti qysh s´a zakoni, 
Ket ma t´voglin pris e bani,
e ban pris-o te ushtris-e,
me liftue kundra Shqipnis-e,
kundrej gjyshve edhe vllaznis-e.

N´ato ditë të sulltanis-e
Vinë dy trima të Përsis-e
E i kan dal para ushtris-e,
para ushtrisë, para sulltanit, 
e i kan rrehë, more gjyks mejdanit.
Ishin t´rrebte n´teh t´jataganit, 
nuk ju tutshin hiç sulltanit.
Qyr sulltni çka po ban-e:
-A ka djal qi u del n´mejdan-e?
Kerkuj menja nuk poj shkon-e
Për me u dal ktyne n´mejdan-e.

Skënderbeun kur p´e shikon-e,
ky far trimi nuk e duron-e
e pej rreshtave del n´mejdan-e.
Të dy trimat-o i shkatrron-e
I shkatrroi-o gush për gush-e,
Nja mbi tjetrin i la n´fush-e.

Fush t´mjdanit ka Shqipnija,
Skënderbeut ju pa fuqia.
I tha sulltani:- Qe ushtrija, 
Po t´urdhnoj shko ka Shqipnija
Me luftu-o në at Shqipni
Mej marr venet bitevi!
Kshtu pj thot menja sulltanit, 
Për m´ja marrë tokat Ballkanit.

Skënderbeu ushtrisë poj prin-e,
pa vones në Nish po mrrin-e, 
pa vonesë në Nish ka mrri-e
shumë shiptrë kish pas n´ushtri-e,
Skënderbeut i thonë nër sy-e;
-Veni jon-o asht n´Shipni-e,
Shqipja asht-e nana juej-e,
mos gabo me u ba i huj-e!

Skënderbeu u përmallue
Për vendlindje tuj kujtue.
Te qatipi turk a shkue,
-Shpejt fermanin me ma shkrue!
At ferman ja paska shkrue.
Skënderbeu n´xhep e ka lshue;
Qat qatipin e ka coptue.
Treqin trima i ka bashkue-
Treqin trima tanë shqiptar-e
E pre turqve kta u ndan-e.
Për Shqipni rrugën kan marr-e.

Skënderbeu n´Kruj kur shkon-e, 
pashs fermanin ja kallxon-e.
At ferman pasha p´e knon-e
e aminin ja ka dhan-e,
patin trimit ja ka marr-e, 
ja ka marrë patin pa çare.
U shpraz pushka habertare, 
u shpraz pushka n´at Shqipni-e,
u ngrit flamuri i kuq e i zi-e, 
u bashkun trimat bitevi-e, 
skej e m´skej ka kenë Shqipni-e.
Për hajr t´koft´o kjo mretni-e!

Skënderbegu po man fjal-e:
-Merrni vesh, vllazen shqipttar-e, 
merrni vesh, o ju vllazni, 
bashk me ju kam pru liri.

Ky sulltani paska ni-e, 
paska ni për Skënderbegin
si asllan qi e kaloi detin-
deti m´deti paska kalue
e n´Shqipni, bre, koka shkue
don me turkin me liftue.
Fort sulltani asht ishnue
duert përpjetë a i ka çue,
kryet e vet e ka zapue
flokt e veta n´tokë po i gjue,
pashallarëve ju ka ngërmua:
-Shpejt ushtrin-o me bashkue, 
Për Shqipni-o m´e tfillue!

Po tfillojnë, bre varg e vi
Pashallart gjith tuj u pri.
Skënderbeun e kan msy-
Don me marr o qat Shqipni-e!
Janë mashtru turqit e zi-e
Keq mashtrue turqit ishin kan-e.
Sa ke gjall Skënderbeu smujten me marrë.

Zoti Gjergjit i ka nimue
T´gjitha luftat ika fitue.
Kur i mushi gjashtdhetetri vjet-e
Ma ka mrr vdekja e shkret-e!
Eh prej at ditë çka u marue?
Prap Shqipnija na u robnue!
U robnue Shqipnija e shkretë
Prej turqve t´zi plot pesqin vjet.




Nga arkiva ime e folklorit

17.01.1970
Düren


Edituar për herë të fundit nga Agim Gashi në Wed Jul 02, 2014 10:33 am, edituar 2 herë gjithsej
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

SKËNDERBEUT JU PA FUQIA Empty Re: SKËNDERBEUT JU PA FUQIA

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 01, 2014 3:05 pm

SKËNDERBEUT JU PA FUQIA 27-mars-skenderbeu-peticion
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

SKËNDERBEUT JU PA FUQIA Empty Re: SKËNDERBEUT JU PA FUQIA

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 02, 2014 10:18 am

SKËNDERBEUT JU PA FUQIA 181343_3496953186183_808822214_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

SKËNDERBEUT JU PA FUQIA Empty Re: SKËNDERBEUT JU PA FUQIA

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi