Arben Hoxha: Fuqia e së drejtës në veprim për drejtësi
Faqja 1 e 1

FUQIA E SË DREJTËS NË VEPRIM PËR DREJTËSI
(Fjala e mbajtur në sallën e Pallatit të Rinisë “Adem Jashari” në Prishtinë, në përkujtim të rënies së dëshmorëve Arben Xheladinit dhe Mon Balajt)
Nga Arben Hoxha
Të nderuar familjarë të Arben Xheladinit!
Të nderuar familjarë të Mon Balajt!
Të nderuar të pranishëm!
Të nderuar familjarë të Mon Balajt!
Të nderuar të pranishëm!
Në sallën e Pallatit, që mban emrin e komandantit Legjendar Adem Jashari, jemi tubuar për t’i përkujtuar dëshmorët e pas Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në këtë Pallat të Rinisë, që mban emrin e Adem Jasharit - emrin e Atij që u flijua për Lirinë, e cila do të duhej të garantonte siguri dhe mirëqenie për rininë dhe të ardhmen e kombit – sot na ka tubuar 10 Shkurti i dëshmorëve më të rinj të kombit: Arben Xheladini dhe Mon Balaj!
10-të Shkurtët nëpër vitet kalendarikë përbëjnë një datë-objekt të kohës që ecën pakthim. Por, 10 Shkurti i 2007-tës - i vulosur me gjakun e Monit dhe Arbenit - nga një datë-objekt i kohës që rrjedhë, tashmë është shndërruar në subjekt gjykues për të djeshmen, të sotmen dhe të nesërmen tonë. Për aq sa e përkujtojmë dhe dëshmojmë sot për realitetin e 10 Shkurtit të Monit dhe Arbenit, për aq 10 Shkurti i Monit dhe Arbenit ka ardhur sot para nesh për të dëshmuar për realitetin tonë politik, juridik, moral e njerëzor.
Jo rrallë, në momente të caktuara kohore, në ngjarje të caktuar dhe në personalitete të veçanta janë mëshiruar aspiratat e vërteta të popujve të robëruar. Lufta kundër personaliteteve dhe kundër ngjarjeve të tilla është dëshmuar se është luftë kundër aspiratave të atyre popujve. Në historinë tonë më të re një gjë e tillë ka ndodhur me demonstratat e ’68-tës dhe të ’81-tës. E njëjta ka ndodhur dhe vazhdon të ndodhë edhe me 10 Shkurtin e 2007-tës.
Ashtu sikur që regjimi kolonial i Jugosllavisë avnojane do të investojë mund të madh për çrrënjosjen e ’68-tës dhe të ’81-tës shqiptare, si subjekt dhe si objekt të kalendarit historik - e kjo domethënë se do të investojë mund për çrrënjosjen e aspiratave të shqiptarëve për liri - ashtu sikur para dy vitesh, ashtu edhe sot synohet të çrrënjoset 10 Shkurti, duke e futur atë në kalendarin e ngjarjeve aksidentale, e jo ashtu siç është në të vërtetë – ngjarje substanciale për realitetin e kombit shqiptar.
Me 2 shkurt të vitit 2007 popullit shqiptar iu prezantua Plani i Ahtisarit. Një Plan i hartuar pas shpinës së popullit dhe pa pëlqimin e popullit, sepse do të jetë në kundërshtim me përmbajtjen e vullnetit të tij. Me 10 shkurt thirrjes së Lëvizjes VETËVENDOSJE! për ta demonstruar vullnetin për vetëvendosje, do t’i përgjigjen mijëra demonstrues. Kësaj thirrjeje do t’i përgjigjet edhe Arben Xheladini dhe Mon Balaj.
Ata nuk do të pajisen me shufra hekuri as shishe molotovi, sepse ata nuk do të synojnë ta demonstrojnë brutalitetin e forcës, por vitalitetin e qytetarisë.
Atëherë pse shtiu policia e UNMIK-ut mbi trupat e Arbenit dhe Xheladinit dhe mbi bashkëdemonstruesit e tjerë? A ishte i vërtetë arsyetimi – siç u tha - se ata kishin për qëllim parandalimin e hyrjes së demonstruesve në objektin e Qeverisë dhe të Parlamentit të Kosovës? Pra a ishte e vërtetë se, të armatosur deri në dhëmbë, policia po shtinte me plumba mbi demonstrues duarthatë dhe të pambrojtur, për t’i mbrojtur objektet e institucioneve të Kosovës? Po demonstruesit a ishin vërtetë të pa mbrojtur?
Ashtu sikur demonstratat e ’68-tës dhe të ’81-shit, 10 Shkurti në rrugët e Prishtinës bëri përballjen e madhe ndërmjet brutalitetit të forcës të zhveshur nga e drejta dhe fuqisë së të drejtës të zhveshur prej fuqisë materiale të brutalitetit të forcës. 10 Shkurti manifestoi përballjen e madhe dhe të pakompromis ndërmjet të drejtës pozitive të ardhur nga lart, jashtë popullit dhe në kundërshtim me popullin (Plani Ahtisarit), me të drejtën natyrore për vetëvendosje dhe liri, që buron nga poshtë - nga ndërgjegjja e njerëzve të lirë që janë vënë në shërbim lirisë.
Me 10 shkurt rrugëve të Prishtinës u zhvillua beteja ndërmjet të drejtës së shqiptarëve të Kosovës për t’u pajisur me subjektivitetin e të drejtës kolektive, si shumicë, dhe brutalitetit të forcës së administratës së UNMIK-ut, që kishte rezervuar për vete, me pëlqimin edhe të politikanëve vendor, monopolin e të qenit subjekt i së drejtës të shumicës shqiptare. 10 Shkurti i Arbenit dhe Monit, prandaj, do të jetë simptoma e luftës së papërfunduar në jetën politike të kombit shqiptar: luftës së të qenit subjekt i së drejtës, i të drejtës për të vendosur për veten e vet, pa të cilën liria nuk është Liri. Bashkëpjesëmarrja e Grupit të Unitetit si subjekt për hartimin e Planit të Ahtisarit vetëm sa do ta thellojë procesin e desubjektizimit të popullit.
10 Shkurti popullin e nxorri në rrugë për ta pajisur me fuqinë e të qenit subjekt i së drejtës për Vetëvendosje!
Francis Bekoni thoshte se mundemi për aq sa dimë, sepse dija është fuqi. 10 Shkurti demonstroi se vetëdija dhe ndjeshmëria morale për të drejtën dhe drejtësinë është fuqi. Ishte kjo fuqi që i kishte vënë në lëvizje dhjetëra mijëra demonstrues dhe ishte kjo fuqi mburojë e tyre. Pra, ata nuk ishin të pa mbrojtur. Ata ishin të pajisur me armën e vetëdijes qytetare dhe virtytin moral për të drejtën dhe të vërtetën. Ishte kjo arma që do ta tmerrojë regjimin kolonal të UNMIK-ut. Duke i futur nën shënjestër trupat e Arbenit dhe Monit, si cak, UNMIK-u do të ketë qëllim amortizimin e fuqisë vepruese të vetëdijes dhe ndjeshmërisë morale për të drejtën dhe drejtësinë kolektive të shqiptarëve.
UNMIK-u, me aprovimin edhe të politikanëve vendorë, do të shkaktojë incidentin për t’i dhënë ngjarjes karakter aksidental, sporadik, të një gjëje që është rrjedhojë e një moskuptimi të rastit. Duke e rrëgjuar 10 Shkurtin në një akt aksidental, administrata e UNMIK-ut, ashtu do të synojë që 10 Shkurtin ta zhveshë prej karakterit të saj substancial – prej përmbajtjes që do t’i jep vetëdija dhe ndjeshmëria morale për të drejtën për Vetëvendosje.
Kategorizimi i 10 shkurtit si ngjarje aksidentale, e jo substanciale për zhvillimin e lirisë së kombit shqiptar, synon ta përligj vlerësimin se Arben Xheladini dhe Mon Balaj ishin viktima të rastit dhe aksidentale, e me këtë synohet që dhunës brutale të regjimit t’i vishen edhe atribute të së drejtës. Forcës brutale të policës së UNMIK-ut nuk do t’i mjaftojë vetëm fuqia materiale që do ta ketë kundër demonstruesve, por do të ketë nevojë edhe për fuqinë e të drejtës morale, e cila do të jetë krejtësisht në anën e demonstruesve. Vetëm ashtu ajo do të mund të maskohet nga demaskimi i vetvetes. Prandaj në funksion të të pajisurit me fuqinë edhe me të drejtën morale të administratës së UNMIK-ut do të vihen të ashtuquajturit opinionbërës, të ashtuquajturit gazetarë profesionistë të paanshëm, të ashtuquajturit intelektualë racionalë, të cilët racion do ta vënë në shërbim të racionalizimit të krimit. Në të vërtetë 10 shkurti me mënyrën dhe me intensitetin e shfaqjes, si dhe me qëllimin e tij, është fenomen substancial e aspak aksidental, për jetën e kombit shqiptar. Provë kësaj është gjaku i dy dëshmorëve: Arben Xheladinit dhe Mon Balajt.
Arbeni dhe Moni si demonstrues me 10 Shkurt ishin pjesë e formacionit të vullnetit për liri. Flijimi i Tyre aspiratën për vetëvendosje e objektivoi në datën e 10 shkurtit, për ta shndërruar këtë datë në subjekt gjykimi dhe vlerësimi politik, juridik, shoqëror në të sotmen dhe të ardhme tonë si komb.
Më 17 shkurt 2008 Kuvendi i Kosovës, duke pasur për bazë Planin e Ahtisarit, shpalli pavarësinë e Kosovës. Një vjet më parë, më 10 shkurt 2007, në kundërshtim të këtij Plani dhe në mbrojtje të sakrificës së Adem Jasharit, u flijuan Arben Xheladini dhe Mon Balaj.
Qëndrueshmëria e 17 Shkurtit do të përcaktohet për aq sa ai do ta pranojë dhe përbrendësojë qenien e 10 Shkurtit, si thelb të ekzistencës së vet. Në të kundërtën, 17 Shkurtin e pret Marsi!

Lavdi dëshmorit të kombit Arben Xheladini!
Lavdi dëshmorit të kombit Mon Balaj!
Lavdi gjithë dëshmorëve të kombit!
Lavdi dëshmorit të kombit Mon Balaj!
Lavdi gjithë dëshmorëve të kombit!
10 shkurt 2009
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Mariglen Gjoka sjell për JU: VEPRIM DINJITOZ I SHKRIMTARIT REXHEP HOXHA
» Ibrahim D. Hoxha: Kryeheroi i Çamërisë - Daut Hoxha
» SKËNDERBEUT JU PA FUQIA
» FUQIA E TË MENDUARIT POZITIV :MOS...
» Inxhinierë: Incidenti në Mekë, vepër nga fuqia e Zotit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi