Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lunaçek: Sivjet s’ka liberalizim vizash

Shko poshtë

Lunaçek: Sivjet s’ka liberalizim vizash Empty Lunaçek: Sivjet s’ka liberalizim vizash

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 21, 2014 8:32 pm

Lunaçek: Sivjet s’ka liberalizim vizash


Lunaçek: Sivjet s’ka liberalizim vizash F1_21lina1390307426


Prishtinë, 21 janar - Raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek, kritikoi institucionet e Kosovës për vonesën e reformës zgjedhore. Ajo tha se me këtë dinamikë të punës nuk do të ketë reformë të vërtetë zgjedhore, edhe përkundër premtimeve të liderëve që kjo të ndodhte pas përfundimit të zgjedhjeve të fundit parlamentare në 2010. Lunaçek theksoi se nuk do të ketë liberalizim të vizave për kosovarët dhe se ky proces mund të zgjas edhe dy tre vite. “Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka bërë që shumë eurodeputet të zbusin qëndrimet karshi Kosovës”, kështu deklaroi raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek. Në një konferencë për media në Prishtinë, Lunaçek foli edhe për vonesën që është bërë në reformën zgjedhore, ani pse sipas saj janë dhënë premtime të mëdha nga institucionet dhe ato janë thyer.
 “Sa herë që kam ardhur këtu dhe jam takuar me përfaqësues të qeverisë është thënë se reforma zgjedhore është e rëndësishme. Vetë kryeministri pati premtuar se reforma zgjedhore do të përfundojë para verës dhe kjo ende nuk ka ndodhur. Reforma është dashur të përfundojë deri më tani dhe kam frikë se deri në zgjedhjet e ardhshme, reforma do të jetë shumë e vogël dhe nuk do të jetë reformë e vërtet zgjedhore”, tha ajo.
Eurodeputetja austriake foli edhe për ulëset e rezervuara, duke thënë se një gjë e tillë do të mund të integronte serbët e veriut, por shtoi se vendimi për vazhdimin ose jo të ulëseve të rezervuara duhet të merret nga vet deputetët apo përfaqësuesit partive politike, pa rënë pre e presioneve nga jashtë.
 “Kushtetuta e Kosovës garanton 10 vende të ulëseve të rezervuara në Kuvendin e Kosovës. Serbët duhet ta kenë të qartë se me ose pa vende të rezervuara, ata në Kuvendin e Kosovës gjithmonë do t’i kenë dhjetë vende të garantuara me Kushtetutë”, tha ajo.
Raportesuja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek ka zbehur shpresat e qytetarëve të Kosovës për udhëtim pa viza në Evropë gjatë këtij viti. Ajo madje ka theksuar se ky proces mund të marr edhe 2 deri në tri vite kohë.
“Nuk jap data, sepse nuk e di, as Komisioni Evropian nuk e di. Nuk do të bëhet në këtë vit, kjo mund të ndodhë pas një, dy apo tri vitesh, nuk e di se kur. Shpresoj që do të bëhet brenda dy apo tri vitesh”, ka deklaruar Lunacek.
Lunacek përsëriti qëndrimin se Kosova duhet të bëjë me shumë në luftë kundër krimit dhe korrupsionit. Përveç kërkesës për njohje të Kosovës edhe nga 5 vendet anëtarë te BE-së, Lunacek ka drejtuar edhe një kërkesë tjetër për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi