Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Liberalizim i vizave, Pack debaton në PE

Shko poshtë

Liberalizim i vizave, Pack debaton në PE Empty Liberalizim i vizave, Pack debaton në PE

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 22, 2009 9:16 pm

Liberalizim i vizave, Pack debaton në PE

Europarlamentarja e cilëson si absurde zgjatjen e procesit të heqjes së vizave për shqiptarët


Liberalizim i vizave, Pack debaton në PE --pe


Europarlamentarja Doris Pack deklaron se Shqipëria meriton liberalizimin e menjëhershëm të vizave me Bashkimin Europian dhe çdo zgjatje e mëtejshme e procesit është absurde dhe nuk justifikon progresin që vendi ka bërë gjatë viteve të fundit. Pack i bëri këto komente për median, menjehëre pas debatit në Parlamentin Europian për liberalizimin e vizave me Ballkanin Perëndimor. "Shqipëria e meriton liberalizimin e vizave, çdo zgjatje e procesit është absurde dhe nuk justifikon progresin e këtij vendi gjatë viteve të fundit", është shprehur europarlamentarja Pack, duke kundërshtuar mendimin e disa përfaqësuesve të Brukselit për të zvarritur regjimin e vizave për një pjesë të vendeve të rajonit. Sipas saj, Ballkani është një rajon i ngushtë dhe dallimi që bëhet mes vendeve anëtare të tij dhe Bashkimit Europian duket i ekzagjeruar dhe i pakuptimtë. Pack ka kundërshtuar fort këtë qëndrim mbi të gjitha ndaj Shqipërisë, duke theksuar se zgjatja e procedurave për heqjen e vizave është absurd, duke nënvizuar se ka një një favorizim të tepruar për disa vende të Ballkanit. Europarlamentarja Pack është shprehur se veçanërisht Shqipëria nuk duhet të përjashtohet nga lista e vendeve që mund të përfitojnë ndoshta edhe menjëherë heqjen e regjimit të vizave. "Nuk e besoj se mund të bëhen dallime kaq të mëdha në një rajon kaq të ngushtë. Në rastin e Bosnje-Hercegovinës, kemi të bëjmë me dënimin e një populli, i cili ka vajtuar më së shumti, për shkak të gjendjes atje. Në qoftë se Bosnje-Hercegovina nuk e fiton të drejtën e udhëtimit të qytetarëve pa viza, ndërsa Kroacia dhe Serbia e fitojnë këtë të drejtë, atëherë kroatët dhe serbët do të kenë përparësi. Myslimanët do të getoizohen, që me siguri nuk është mirë", vlerësoi ajo. Përsa i përket situatës në Bosnje/Hercegovinë, Pack thekson se politikanët në Bosnjë nuk i kanë kryer detyrat e tyre dhe janë përgjegjës për vazhdimin e regjimit të vizave. Ndërkohë që edhe eurodeputeti bullgar Andrej Kovaçev ka propozuar që Bashkimi Europian t'i ndihmojë intensivisht këto vende për t`u përfshirë në bllok përsa i përket lëvijes së lirë në hapësirën Shengen. Sipas tij, duhet të ndërmerren masat e domosdoshme teknike dhe të plotësohen kushtet për lëshimin e pasaportave me standarde të tjera, të sigurohet shkëmbimi i informatave dhe bashkëpunimi, etj. "Në Parlament kemi zhvilluar një debat intensiv për mbështetjen financiare të këtyre vendeve dhe arritjen e standardeve të duhura", është shprehur ai në një prononcim për DV.
Peticioni: Brukseli të tregohet më objektiv ndaj arritjeve në Shqipëri
Mbi dy mijë personalitete të politikës europiane, mes tyre edhe zonja Doris Pack, kanë nënshkruar një peticion ku i kërkohet Bashkimit Europian që procesi i liberalizimit të vizave për rajonin të shqyrtohet në bllok dhe jo duke bërë dallime mes vendeve. Peticioni është firmosur nga më shumë se 2.000 personalitete, mes të cilëve, politikanë të pavarur nga partitë në shumicën e vendeve të BE-së, Lordi Pedi Eshdaun, Volfgang Petritsh dhe Kristian Shvarc-Shilling. Firmëtarët propozojnë ndryshime në planin e KE-së për liberalizimin e vizave me Ballkanin Perëndimor. "Qasja aktuale e Komisionit Evropian është e rrezikshme dhe mund të çojë në destabilizimin e Europës Juglindore, si dhe të rrisë tensionet në shoqëritë e brishta të pasluftës", thuhet në një deklaratë të lëshuar nga grupi që mbron përfshirjen e shpejtë të shteteve të Ballkanit Perëndimor në liberalizimin e vizave me BE-në. Peticionin e kanë nënshkruar edhe udhëheqësit e Grupit të Gjelbër, Daniel Cohn-Bendit dhe Rebeca Harms. Lista përfshin edhe kreun e Grupit Ndërkombëtar të Krizave, Louise Arbour, drejtorin e Fondacionit Kulturor Europian, Gottfried Wagner dhe regjisoren e filmit Jasmila Zbaniç si dhe Hans Christian Schmid. Deklarata për shtyp u lëshua në të njëjtën ditë që Parlamenti Europian kishte planifikuar diskutimin e planit të KE-së për liberalizimin e vizave për tre vende të rajonit. Sipas propozimit të KE-së, qytetarët e Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë do të përfitojnë lëvizje pa viza në vendet e BE-së, duke filluar nga janari i 2010. Plani i përjashtonte për momentin shtetasit e Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës dhe Kosovës. Ndërkohë që nënvizon përgjegjësinë përfundimtare për zbatimin e të gjitha kërkesave kryesore nga krerët lokalë, peticioni thekson se vetëm Maqedonia ka përmbushur realisht kushtet teknike për t`u përfshirë në skemën e liberalizimit të vizave. Nënshkruesit e peticionit argumentojnë se statusi i reformave në Serbi dhe në Mal të Zi është i njëjtë me atë të Bosnjes, e cila në realitet qëndron pas Shqipërisë. Ata theksojnë më tej se propozimi i KE-së për të liberalizuar vizat me këto dy vende është i motivuar nga arsye politike dhe jo teknike. Zyrtarët e BE-së i ofruan Serbisë regjim pa viza në Shengen në përpjekje për të rritur shanset e qeverisë pro-perëndimore për të fituar zgjedhjet. Për shkak të këtyre mospërputhjeve në planin e BE-së, nënshkruesit e peticionit kërkojnë përfshirjen e Bosnjes në të njëjtin regjim me tre vendet e tjera dhe hapjen e dialogut për heqjen e vizave me Kosovën dhe të dëshmohet më tepër fleksibilitet në shqyrtimin e statusit të reformave të bërë nga Shqipëria.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Liberalizim i vizave, Pack debaton në PE Empty Në vjeshtë do të shqyrtohet aplikimi i Shqipërisë për BE

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 22, 2009 9:17 pm

Në vjeshtë do të shqyrtohet aplikimi i Shqipërisë për BE



Liberalizim i vizave, Pack debaton në PE Ke


Komisioni Europian do të shqyrtojë në vjeshtë aplikimin e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat për anëtarësim të plotë në BE. Gjatë një interviste mediatike, Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu thotë se sinjalet janë pozitive, pasi veç performancës së mirë në zgjedhje, asnjë vend i bllokut nuk ka tendencë për të bllokuar procesin. Përkundrazi, thotë ministrja Bregu, situata është edhe më optimiste sesa shpresohej në pranverë, kur qeveria jonë paraqiti aplikimin. Tashmë me daljen e raportit final të misionit që vëzhgoi zgjedhjet e 28 qershorit, vlerësimi është pozitiv dhe janë të gjitha kredencialet që vendimi të merret sa më shpejt që të jetë e mundur. Në të njëjtën ditë, edhe ambasadori gjerman në vendin tonë Borchardt ka përgënjështruar disa njoftime mediatike, sikur Gjermania ishte e interesuar për ta shtyrë këtë proces. “Anëtarësimi i Shqipërisë në BE është në interesin strategjik të Gjermanisë dhe të BE-së”, ka deklaruar në një deklaratë për shtyp ambasadori gjerman.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi