Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nga Kimete Berisha:E zbuluan UDB-në!

Shko poshtë

Nga Kimete Berisha:E zbuluan UDB-në! Empty Nga Kimete Berisha:E zbuluan UDB-në!

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 31, 2014 1:06 am

Nga Kimete Berisha:E zbuluan UDB-në! 403x302155637403x302138145403x302137735544218_604158159622095_1038466903_n


Nga Kimete Berisha:E zbuluan UDB-në!

Pasi që Kadri Veseli ashiqare i lartësoi në qiellin e tetë, e tha se agjentët shqiptarë të Serbisë janë 'thesar i Kosovës', se demek e kanë ndihmuar SHIK-un duke ua dhënë dosjet e fotokopjuara të shqiptarëve të përpiluara nga shërbimet serbe të spiunazhit, që gjenden në Beograd!

E ku janë ato dosje?

Ku janë listat?

SHIK-u e di kush prej shqiptarëve ka qenë njeri i UDB-së, sepse UDB e ka pasur hisen e vet në SHIK!

Dy, nga tri krimet kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, janë spiunazhi dhe tradhtia.
Vetëm shqiptarëve spiunët u duken 'thesar' dhe për falenderim ndaj kontributit të tyre antishqiptar, pushteti vendor i shpërblyen dhe i shpërblejnë me pozitat më të larta në Institucionet e Kosovës në përgjithësi!
Sidomos në Universitet dhe në Akademinë shurdhmemeve të shkencave inekzistente të Kosovës!
Vetëm shqiptarëve u ndodh të kenë një Akademi me policë serbofil që veten e konsiderojnë shkenctarë!
Vetëm shqiptarëve u ndodh të kenë Akademi të shkencës, pa shkencë!


Se kështu deshi Serbia!

Intelektualë e shkenctarë të njëmendët u torturuan, burgosen dhe u lanë mënjanë, në mjerim!
Në fillim kjo ishte politika e UNMIK-ut që pranonte për bashkëpunëtor vetëm shqiptarët e dëshmuar si serbofil.

Shih gjyqësorin, drejtësia e Kosovës qe 15 vite ka punuar për të mbrojtur ekskluzivisht kriminelët serb, duke mos ua zbuluar veprat monstruoze kundër shqiptarëve!
Tash Udb-istat janë çartur, dhe po ia zbulojnë 'veç pak' krimet e njëri-tjetrit.
Ky shtet udhëhiqet nga mbetjet e UDB-së.
Dhe, vërtet duket i shëmtuar, i përgjakur, shtet i kërditshëm, ku shqiptarët janë bërë bashkë me policinë e MUP-it për të rrahur studentët e Universitetit më të mjerë në Evropë, ku e kanë në dorë dhe në xhep, plagjiatorët dhe shkencëtatët-pa shkencë; historianët-pa histori të shkruar; shkrimtarët-pa vepra të valoriziara letrare!
Rektor është njeriu që duke qenë prof (ligjërues) i filozofisë, 'me letra' e quan veten filozof-pa filozofi.
Njejtë si Daci që vetquhej shkencëtat, duke qenë prof (ligjërues) i kimisë!
UDB-istat e gjallë e kanë bërë të veten. Kanë shpëtuar nga faji i kësaj bote, edhe ata fajtorë që kanë vdekur!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi