Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kimete Berisha - PDK-ja e pejanëve!

Shko poshtë

Kimete Berisha - PDK-ja e pejanëve! Empty Kimete Berisha - PDK-ja e pejanëve!

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 09, 2014 12:55 am

Kimete Berisha - PDK-ja e pejanëve! 1521556_379298085548486_1231519641_n

Kimete Berisha - PDK-ja e pejanëve!

Katundarët e Pejës e fituan luftën kundër drenicasëve të Partisë Demorkatike të Kosovës. U paraqitën të ditur e superiorë, i morën pozitat kryesore në parti, i orkestruan tinëz si intrigantë fushatat denigruese kundër Drenicës e Drenasit në parti, e bën Hashim Thaçin për vete.

Në fund ia dolën që ta përjashtojnë Partinë Demokratike të Kosovës edhe nga Kulla e Jasharajve.

Kush e bëri të mundur që asnjë padi, akuzë, faj i trilluar apo i vërtetë të mos prek katundarët e Pejës në PDK.

Adem Grabovci, i cilësuar si njeriu më mistik i PDK-së shpëtoi me një nofkë simpatike e qesharake "shefi i shefave". Kaq "të rënda" janë fajet e tij sa që përkufizohen me një apo dy "Pronto".

E Xhavit Haliti deri tani "shpëtoi" me nofkën "shok i shpirtit i Sabri Hamitit".
Xhavit Haliti, i dyshuar nga populli shqiptar për dhjetëra krime e vrasje, për të cilat ai, pa ia kërkuar askush, u vet-deklarua i pafajshëm nga salla e Kuvendit të Kosovës, etj.
Të gjithë këta pejanët e PDK-së shpëtuan nga "Drejtësia" ndërkombëtare, e cila në fund, doli se në shumë raste ka ekzistuar vetëm për të "licencuar" pafajësinë e të dyshuarve për krime lufte.

Pse UNMIK-u, që ka shërbyer si përfaqësi e qeverisë së Serbisë në Kosovë, e pas tij EULEX-i, kur ish fjala për PDK, u morën vetëm dhe ekskluzivisht me akuza monstruoze ndaj luftëtarëve të rajonit të Drenicës.

Sot Partia Demokratike e Kosovës është parti pejane, me bosat milionerë të Pejës, në krye me shefin e saj, Kryeministrin Thaçi, që sipas nevojës, edhe veten e konsideron me prejardhje nga Peja.




 
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi