Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI:NUK HARROHET VAÇE ZELA

Shko poshtë

AGIM GASHI:NUK HARROHET VAÇE ZELA Empty AGIM GASHI:NUK HARROHET VAÇE ZELA

Mesazh nga Agim Gashi Thu Feb 06, 2014 1:36 pm

AGIM GASHI

NUK HARROHET VAÇE ZELA


AGIM GASHI:NUK HARROHET VAÇE ZELA 1796654_10151948268694077_1731408356_n

Na u shue një zë i artit 
Na u shue për mos me u shue
Në zemër t´shqipes gjithmonë prore 
Kënga e saj ka me jehue

Një kitare varr në muri
Fshan nga dhimbja dhe loton
E paska marrë malli i Vaçes
Që sa kohë po e kërkon

Sot n´mëngjesin e gjashtë shkurtit
Shpirti i Vaçes ju ka afru
Ja ka dridhë telat përmallshëm
Kurr ma bashkë mos me këndu

Lamtumirë kitarja ime
Lamtumirë moj këngë shqiptare
Tanë një jetë Ty të këndova
Me dashuri ndjehesha krenare

Lamtumirë i tha kitarja
Lamtumirë një popull mbarë
Në zemër t´këngës kujtim malli
Krenaria e popullit shqiptar

Lamtumirë o Vaçe Zela
Po të them me sharkinë time
Po t´betohem në sytë e ballit
Për Ty qan sot zemra ime

Mbi qiell të Arbërit fluturove
Kujtim këngët Shqipërisë
E pavdekshmja përgjithmonë
Prore n´zemrat e rinisë

06.02.2014
Düren
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

AGIM GASHI:NUK HARROHET VAÇE ZELA Empty Qan me ne Përparim Hysi

Mesazh nga Agim Gashi Thu Feb 06, 2014 2:37 pm

AGIM GASHI:NUK HARROHET VAÇE ZELA 1381389_1409907875906888_1047032998_n

Qan me ne Përparim Hysi


AGIM GASHI:NUK HARROHET VAÇE ZELA 1796654_10151948268694077_1731408356_n
Miku jem që qan për Vaçen
Të lumtë goja, o jaran!
Nëpër këngë e silte paqen
Si melhem e si ballsam.

Ti poet e këngëtar
Ia lot mirë telat sharkisë

Vaçe Zela që behar
Mbretëreshë e Kangërisë.

Kur këndonte luante skena
Skena thuaj se merrate zjarr
Ajo qe bash legjenda

T'u rrittë jeta këngëtar.

Agim Gashi të lumtë  ajo gojë

E si goja të të këndojë zëmra
Brez pas brezi ajo do të rrojë

Se tani asht bash VAÇE  K Ë N G A.

Përparim   Hysi
Tiranë, 6 shkurt 2014
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi