Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lamtumirë Vaçe Zela!

Shko poshtë

Lamtumirë Vaçe Zela! Empty Lamtumirë Vaçe Zela!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 08, 2014 5:41 pm

Lamtumirë Vaçe Zela! 403x302158149f1_08vace1391862983
Lamtumirë Vaçe Zela!






08.02.2014

Familjarë, miq, kolegë, drejtuesit më të lartë të shtetit, përfaqësues të gjithë spektrit politik, trupi diplomatik i akredituar në Shqipëri, mijëra qytetarë i dhanë lamtumirën ikonës së muzikës shqiptare, Vaçe Zela.
Homazhet u zhvilluan nga ora 10.00 deri në mesditë, në mjediset e Teatrit Kombëtar të Operës dhe të Baletit. Artistja e Madhe u përcoll me ceremoni shtetërore të organizuar nga Ministria e Kulturës dhe nën kujdesin e veçantë të kryeministrit. Gjatë gjithë ceremonisë në sfond kanë qenë këngët qe Vaçe Zela ka interpretuar ndër vite e që sot e kësaj ditë vijojnë të jenë hite.
Arkivoli me trupin e saj u vendos në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, ku Vaçe Zela interpretoi me qindra here gjatë karrierës se saj artistike. 
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij tha: Kjo është një dhimbje që përçohet në trajtën e një humbjeje të përbashkët. Është shuar diçka, brenda kujtdo që e ka njohur. Kur këndontë Vaçe Zela, ekrani bardhezi merrte shkëlqim vezullues. Vaçe Zela la të kyçur zërin e saj në rrethin e kujtesës bardhezi. Është shuar brenda nesh një yll magjepsës. Faleminderit, Vaçe Zela që ekzistove për secilin prej nesh, atëherë kur ekzistenca jonë është ngrirë dhe zëri yt na tregonte fshehur mrekullinë e të jetuarit të kësaj botë".
Ndërsa ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro u shpreh: Ajri i Tiranës nuk mund të përfytyrohet pa zërin e mrekullueshëm të Vaçe Zelës. Nuk mund të imagjinohet dot muzika pa zërin e Vaçes. Nuk mund të ketë trashëgimi shpirtërore pa Vaçen brenda".
Fjalën gjatë homazheve e kanë marrë edhe ish-presidentët Alfred Moisiu dhe Bamir Topi, si dhe kolegët e saj Luan Zhegu, Osman Mula, Bujar Kapexhiu, Sherif Meidani, Irma Libohova, Zana Shuteriqi, të cilët folën për ikonën e muzikës dhe sollën kujtimet e tyre gjatë viteve të bashkëpunimit me Vaçe Zelën. 
Pas homazheve, artistja e madhe u përcoll me nderime në banesën e fundit. Trupi i pajetë i Vaçe Zelës do të prehet në Varrezat e Sharrës./standardi.info/
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi