Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI-Letër e shkurtër të gjithëve

Shko poshtë

AGIM GASHI-Letër e shkurtër të gjithëve Empty AGIM GASHI-Letër e shkurtër të gjithëve

Mesazh nga Agim Gashi Fri Feb 07, 2014 10:05 pm

AGIM GASHI-Letër e shkurtër të gjithëve 1780757_10151950574024077_1424198329_n

AGIM GASHI-Letër e shkurtër të gjithëve


Të dashur njerz të atdheut!

Skenat që na vine nga atdheu të mbushura me tym e gjak, me të rrahur, plagosur e helmosur, na trishton dhe na e përkujton dhunën e shtetit serb gjat një shekulli në robëri.

Rrahjet e studentëve dhe debati në parlamaent na e përkujton vitin 1990 kur debatonte kuvendi për autonomi e kur përjashta policia serbe rrahte, vriste, helmonte...

Kërkesat e drejta të studentëve për largimin e falsifikatorëve në Universitet nga një anë dhe mbrojtja e falsifikatorëve nga ana e Qeverisë e personalisht e Hashim Thaqit, na ep me kuptue se ky popull bashkë me studentët, tani nuk duhet kerkue heqja e rektorit por heqja e kësaj Qeverie komplet si dhe dorheqja e menjëhershme e Presidentes si marionetë e Qeverisë së krimit dhe korrupcionit.

Sa ma shpejt të bëhet kjo, aq më mirë për vendin.Pritja do të shkakton pasoja të pa parapara deri edhe te lufta vllavrasëse. E di që kjo Qeveri pa gjak sdo ta lëshon pushtetin, por ky pushtet më nuk durohet. 
Kjo Qeveri ka me vra shqiptar, gra e burra, fëmijë e pleq, për ta ruajtur pushtetin gjakatar dhe se do ti përdor të gjitha mjetet kunder popullit, mjete këto që duhet ti përdorte gjatë luftes me armikun. 

Më vjen keq që më duhet të reagoj kështu, por dhimbja ime i kalon kufijt e durimit. Sakrifikuam çdo gjë. Djemt e vashat tona derdhen gjakun, humben gjymtyrët, pasurinë e shëndetin për një të ardhme më të mirë, dhe në fund na mbuloi zhgënjimi, tradhëtia dhe mjerimi nga vetë vllëzërit tanë të pangopshëm.

Për keqardhe e me lot në sy për popullin e atdheun!
A.G.

07.02.2014
Diku në mërgimin e zi!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi