Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI - LETËR SHPËTIMTARES ENGJULL DR. LULJETA GASHI-GERDUNG

Shko poshtë

AGIM GASHI -  LETËR SHPËTIMTARES ENGJULL DR. LULJETA GASHI-GERDUNG Empty AGIM GASHI - LETËR SHPËTIMTARES ENGJULL DR. LULJETA GASHI-GERDUNG

Mesazh nga Agim Gashi Tue Apr 28, 2015 9:31 pm

AGIM GASHI -  LETËR SHPËTIMTARES ENGJULL DR. LULJETA GASHI-GERDUNG U1_AgimGashi-LuljetaGashi3

AGIM GASHI
 
LETËR SHPËTIMTARES ENGJULL DR. LULJETA GASHI-GERDUNG
 
E DASHUR DR.LULJETA GASHI!


AGIM GASHI -  LETËR SHPËTIMTARES ENGJULL DR. LULJETA GASHI-GERDUNG 11148640_10152863741374077_2746765787151916227_n

 
Përsëri u hap zemra jote për mua. Kjo zemër e cila me glu-glin gurgullimë për befasi mirësie që deri tani u bënë mjaft duke shpëtuar jetëra, duke i kthyer nga vdekja në gjallëri njerzit pa dallim rrace e kombi, befasi që zemrën e shpirtin tim e mbush dashuri njerzore, respekt e mirëkuptim, deri në falenderim te Zoti që të dergoi edhe në jetën time që ishte jetë e vdekur.
Kur u njohem e dashur Doktoreshë, e dita se ti i gjason Engjullit. Por jo, ti nuk ishe vetëm engjëll. Ti ia kalon engjujve. E dija se në damarët e ndonjë shqiptareje po ec gjaku i Nënës Tereze, por jo, se kam ditë që mu në trupin tënd, në zemren tënde e në shpirtin tënd ke shumë tereziane, ke shumë tiapare të engjujve dhe se Betimi i Hipokratit paska zënë vend, që ti të fal jetë, të fal shëndet, të falë mirësi.
Kur më sulmoi kanceri i zi, ti shqetsimin e ndave me mua. Unë kisha nevoj për njohuritë tua mjeksore e profesionale, për kshillat, për zërin tend dhe buzqeshjet tua. Vetmia është smundje e cila vret. Ti edhe vetminë na e shporre shumë herë. Zëri yt i ëmbël, i butë e njerzor, ishte terapi ifuzive që matanë telefonit, nga largësia qindra kilometërshe, sheronte si me telepati.
Shumëherë më ka ndodhur të isha i vrërët në shpirt, me dhimbje të gjithanshme, me vujtje për vete, nënë e atdhe, dhe Ty  Zoti të thoshte se duhet ta bësh telin të flet. Gjithmonë sa here ke thirrë në telefonin tim, unë e kam ditë që je ti. Edhe cingërrima e telefonit ka dalluar nga thirrjet e tjerëve. Vrapoja dhe kapja telefonin. Në atë moment më skam ndier asnjë dhimbje. Bombardimi im me pyetje nuk të hidhëronte.Më kshilloje me aq mirësi saqë unë sherohesha e përtrihesha. Shpesh më shkon mendja kur ke biseduar me Dr. Claudua Rudrof, shefe e repartit të Kirurgjisë në Lendesdorf e njëferit një kirurge në zë, planet që i bëtë për mua, operimi i rëndë, vuajtjet pasoperative, deri te termin për tek profesor Neumann për transplantimin e mëlqisë. Gjithmonë më ke thënë se kam me ia arritë.
Ia arrita e dashur Doktoresha Lule, por me ndihmen tënde njerzore, materiale dhe mjeksore.
E mban mend kur na vizitove mua dhe Azalenë?
Çfarë takimi i madh njerzor ishte ai. Ti një Zojë e Madhe e unë një banesë varfnjaku, erdhe e thjeshtë, qëndrove  thjeshtë, ike e thjeshtë dhe e dashur. Ajo vizitë e jotja nuk harrohet.
Të kujtohet e dashur Doktoreshë? Pata zier pasul me speca djegs, bukë kollomoqi, e t´u  ulëm shqip, hëngrëm e qeshëm shqip, mahiteshim herë me Ty e herë me Azalenë, dhe ti me atë vizitë na e fale një shekull. Kështu je ti, kështu të njof unë, por ti nuk ipesh, nuk lavdërohesh e as nuk krekosesh si disa mjek të Kosovës që po zihen me korrupcion e marifete tjera me stenda zemre e deri te vjedhja e organeve njerzore.
Kosova ka nevoj për mjekët e mërgatës, që të shkojnë atje e me sjelljet e juaja t´ua mësoni etikën mjeksore atyre të pa etikë.

Ti nuk na harrove kurr. As nuk më harrove e as nuk u hidhërove kur më 30.12.2012 unë ta prisha gjumin. Ti më the me urdhëresë:
-Qohu e shko menjëherë në transplantim.Kjo është shansa yte jetsore.Më stë vjen kështu vera kah dera!
Unë të përshëndeta dhe ika në veturen e ndihmës së shpejtë. Ika sepse e dija që ty të dirigjon vetë Zoti se çka me folë me mua. Unë si harroj të mirat tua dhe ato të mira që mi ke bërë, janë nga Zoti që i dergonte perms engjullit të vetë Dr.Luljeta Gashi-Gerdung.
E dashur Dr.Luljeta, dhe mirësinë tënde do ta marr me vete edhe në boten tjeter të amshimit.Atje do t´u  tregoj engjujve, se në boten nga erdha e lash një engjull që është më shumë se Engjëll. Ai Engjull je ti e dashur, Luljeta Gashi nga Darania, Lulja e Prishtinës dhe e Gërmisë, që në token gjermani falë jetë e dhuron mirësi.
Sot, falë teje dhe kolegëve tu mjeksor, unë frymoj akoma, këndoj e shkruaj e bile të shkoj edhe në bankë me e tërhjek dhuraten tënde që ma kishe derguar për pushim.Me ato para, unë do ta blej një biletë për në atdheun tone, e gjatë përqafimit të nënës sime ti tregoj se me paratë e Engjullit Dr.Luljeta Gashit, sot të përqafoj dhe i bashkojmë lotët në faqet tona.
Të falemnderit e dashur Dr.Lule!
 
28.04.15
Düren


AGIM GASHI -  LETËR SHPËTIMTARES ENGJULL DR. LULJETA GASHI-GERDUNG 10556513_10152863747804077_4560044758315347908_n

Dr.Luljeta Gashi në vizitë në banesen time në Düren


AGIM GASHI -  LETËR SHPËTIMTARES ENGJULL DR. LULJETA GASHI-GERDUNG 11193242_10152863744249077_4152464485902093580_n

Dr.Luljeta me Azale Gashin


AGIM GASHI -  LETËR SHPËTIMTARES ENGJULL DR. LULJETA GASHI-GERDUNG 11183356_10152863745244077_4953505244387911133_n
Engjulli i quajtur Dr.Gshi


AGIM GASHI -  LETËR SHPËTIMTARES ENGJULL DR. LULJETA GASHI-GERDUNG 11205958_10152863746594077_4738410388662289333_n

Foto falenderimi në një vjetorin e transplantimit!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi