Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Myslimanëve u ndalohet shkuarja në Mars!

Shko poshtë

Myslimanëve u ndalohet shkuarja në Mars! Empty Myslimanëve u ndalohet shkuarja në Mars!

Mesazh nga Agim Gashi Wed Feb 19, 2014 8:02 pm

Myslimanëve u ndalohet shkuarja në Mars!

Myslimanëve u ndalohet shkuarja në Mars! 20140219172004482646


Disa klerikë kanë lëshuar një kërcënim (Fatwa) kundër jetës në planetin Mars, duke thënë se jetosh atje do të ishte jo-islamike. Fatwa – është publikuar Autoriteti i përgjithshëm për çështje islamike dhe ndihma në Emiratet e Bashkuara Arabe pasi organizata Mars One bëri të ditur se janë duke planifikuar shpërnguljen e përhershme në Mars.

Ky komitet argumentoi se të jetuarit në planetin e kuq do të ishte diçka e mirë por edhe vetëvrasje, gjë që nuk është e lejuar nga Islami.
“Udhëtimi njëdrejtimësh paraqet rrezik të madh për jetën, dhe kjo asnjëherë nuk është justifikuar nga Islami. Ekziston mundësia se njerëzit që udhëtojnë në planetin Mars mund të mos mbesin të gjallë, kjo i bie si të vdesësh me dëshirë”, është shkruar në Kahleejtimes.com.
Astronautët, sipas komitetit, do të vdisnin për “arsye të kota” dhe se do të përballeshin me të njëjtat dënime në jetën pas vdekjes ashtu si njerëzit që bëjnë vetëvrasje.
“Mbrojtja e jetës nga të gjitha rreziqet dhe siguria e saj është një çështje me të cilën pajtohen gjitha religjionet dhe kjo është e qartësuar edhe në Kuran në suren 4/29: Mos e vrisni veten apo dikë tjetër. Zoti është gjithmonë me ju, i Gjithëmëshirshmi”, ka thënë profesori Farooq Hamada.
©KOHA.net
 
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi