Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bartolomeu majtist

Shko poshtë

Bartolomeu majtist Empty Bartolomeu majtist

Mesazh nga Agim Gashi Tue May 05, 2009 6:46 pm

Bartolomeu majtist



Sharja si politikëbërje opozicionale majtiste e “gjuhës pa qime” vjen nga tradita enveriste dhe e kultivon majtizmi i pamoderuar. Para se t’i nxirrnin para “gjyqit të popullit” “armiqtë e brendshëm” së pari i denigronin në “Zërin e Popullit”, e pastaj i merrte punët në dorë “prokuroria” staliniste. Më pak se dy muaj para zgjedhjeve kombëtare në Shqipëri, bijtë e “demokratizuar” të Enverit, e zhgëlyejnë opinionin duke e standardizuar mentalitetin e denigrimit “të armiqve” në luftën e tyre të paskrupullt për pushtet. Është tashmë i parë dhe i përjetuar përdorimi i tragjedive kombëtare për konsum propagandistik, siç është rasti me Gërdecin, ku 26 viktimat e kësaj tragjedie kombëtare, tash u shërbejnë për propagandë elektorale (parazgjedhore). Të përdorurit e viktimave të pafajshëm për të arritur deri në pushtet, është metoda e njohur e shokut Susllov. Gjithë ai vrer, gjithë ajo urrejtje, gjithë ajo sintaksë e sharjes së sofistikuar, të gjitha këto janë mjetet propagandistike të socialistëve majtistë, luftëtarëve të “revolucionit demokratik” dhe gjithë kjo “sharje publike” bëhet vetëm për një shkas dhe për një arsye që quhet - luftë për pushtet. Një ofensivë e tillë e denigrimeve që përdor “vrasjet e patentuara” për t’i revoltuar “masat e gjëra”, pastaj logjika e linçit të rrugës në demonstratat prapa arkivoleve, këto janë fosile të një të kaluara politike tradicionale staliniste, një metodë tashmë shumë arkaike historike për botën e civilizuar. Mjafton të cekim këtu vetëm propagandën kundër autostradës Durrës-Prishtinë, një operetë e tërë propagandistike, e cila me çdo kusht dëshironte të arrijë ndërprerjen e punimeve në një rrugë, e cila ka një shekull që ka pritur t’i lidhë shqiptarët vëllezër ndërmjet vete. A ka njeri normal në atë shtet të trashëgimisë enveriste që nuk e di se, nëse Gërdeci ka qenë një akt terrorist, t’i shkojë mendja se ai terrorist ka mund të jetë një shqiptar. Mund të ketë qenë edhe shqipfolës, por të gjithë që kanë një fije logjikë politike e dinë dhe e kanë të qartë se aty kanë dorë pikërisht ata që pretendojnë Shqipërinë ta shohin në kaos, ata që ëndërrojnë të reprizohet “revolucioni demokratik”. Koha do ta zbulojë dorën dhe ideatorin e tragjedisë së Gërdecit dhe koha do të dëshmojë se nuk ka dorë të tillë shqiptare, pos dorë shqipfolëse në shërbim të shovinizmit dhe histerisë antishqiptare të shteteve që historikisht kanë punuar dhe punojnë ende kundër shqiptarëve dhe kundër Shqipërisë. Shqipëria po ecte dhe po ecën përpara gjatë mandatit të demokratëve të Berishës, në të gjithë parametrat dhe sondazhet zyrtare evropiane që epën për të, që shfaqën zyrtarisht për Shqipërinë. Shqipëria u bë anëtare e NATO-s, me angazhimin brilant të qeverisë aktuale krye me Berishën. Dhe, natyrisht, këto të arritura të Shqipërisë në mandatin e Berishës u desh të përmbysën për ta hutuar elektoratin, për të bërë propagandë kundër Qeverisë në luftë për pushtet të së majtës, e cila ia dorëzoi “Çelësin e Tiranës” Goran Bregoviqit, kompozitorit të këngëve të luftës terroriste shtetërore në Bosnjë. Dhe kështu u inskenua dhe u skenarizua Gërdeci, etj. që të gjendet një mundësi e vogël për ta zbehur fitoren e madhe të Shqipërisë gjatë mandatit të fundit të Qeverisë djathtiste demokratike të Sali Berishës. Kombi shqiptar do të tregojë pjekurinë e vet nacionale në zgjedhjet e fundit, do të fitojë ajo parti e cila Shqipërinë e integroi në familjen trashëgimore evropiane, e vendosi Shqipërinë aty ku vërtet gjendet - në Perëndim… djathtas, e jo majtas!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi