Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI-URIME ELSA TË GJITHË GASHËVE

Shko poshtë

AGIM GASHI-URIME ELSA TË GJITHË GASHËVE Empty AGIM GASHI-URIME ELSA TË GJITHË GASHËVE

Mesazh nga Agim Gashi Wed Apr 09, 2014 9:38 pm

AGIM GASHI-URIME ELSA TË GJITHË GASHËVE 10157260_10152058792249077_8174661540393156596_n


AGIM GASHI
 
URIME ELSA TË GJITHË GASHËVE
 
U hap lajmi si rrufe
Se n´Bärlenge të Sudisë,
N´familje t´gashëve mërgimtar
Një engjull i erdhi shtëpisë.

Ia lane emrin Stela
Dhe disa na kundershtuan,
Me marrveshje e me fjalë të mira
ELSA tash ia ndërruan.

Me 6 prill 2014-të
Mu në orën 17 e 17-të,
Engjullin ELSË na e solli Zoti
Me e gzue këtë t´bardhën jetë.

Ju bashkue vllaut e motres
Që sa shumë u gëzuan,
Edhe gjyshi mi gjithë sharki
Këngë engjullit i kënduan.

O moj Elsa e nanës Lule
Që ke lindë n´maje të Suedisë,
Do ta gëzosh shumë babë Besimin
Kur t´bahesh Mbretreshë e Dardanisë.

Gjashtë prilli është datë e madhe
Do t´kujtohet gjithonë e jetë,
Ora jonë me dy 17-tshe
Gjithmonë n´kujtesë ka me mbetë.

U rritsh me gëzime moj Elsa e vogël,
U rritsh me vlla e me moter,
Nënë e babe me ty u krenofshin
Lumturi që solle n´votër.

Rritu, rritu sa më shpejt,
Gjyshin shumë e ke gëzue,
Vetëm ti kur të rritesh
Ke me më dashtë e me më ndihmue.

09.04.2014
Düren

Më 6 prill në ora 17.17 minuta të ditës së sotme, unë për të saten herë u bëra gjysh, ndersa fisit të gashëve i erdhi princeza e vogël Elsa e cila ka synime të bëhet mbretreshë. Koha që gashët ta marrin Mbretrinë Dardane me Estelen në krye, po vjen. 
Ajo sot iu bashkue jetës sonë të përbashkët në spitalin e lindjeve në qytetin Bärlenge të Suedisë.
Peshonte 4 kg. e 56 gramë dhe e gjatë ishte 52 cm. 

Urime Besimit e Lules ndersa Erinës dhe Ronit urime për ardhjen e motres e cila do kujdesin e Juaj.


Fotot mi rregulloi mikja Didi Berisha gjë që e falenderoj!


AGIM GASHI-URIME ELSA TË GJITHË GASHËVE 1979849_10152058792864077_6247406947301894693_n

AGIM GASHI-URIME ELSA TË GJITHË GASHËVE 10247262_10152058793254077_8785621067726924410_n


AGIM GASHI-URIME ELSA TË GJITHË GASHËVE 988427_10152058793604077_4423498204499645436_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi