Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vetem ne fund te vitit 2001 KPSNKC investoi 4 milione rials (1 milione dollare) ne Kosove

Shko poshtë

Vetem ne fund te vitit 2001 KPSNKC investoi 4 milione rials (1 milione dollare) ne Kosove Empty Vetem ne fund te vitit 2001 KPSNKC investoi 4 milione rials (1 milione dollare) ne Kosove

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 10, 2014 2:26 am


Vetem ne fund te vitit 2001 KPSNKC investoi 4 milione rials (1 milione dollare) ne Kosove 1011632_744450462255223_2829736306555557464_n

Vetem ne fund te vitit 2001 KPSNKC investoi 4 milione rials (1 milione dollare) ne Kosove. Pothuajse gjysma e kesaj shume u shpenzua per te sponsorizuar 388 “perhapes” fetare (misionare) menjehere pas luftes. Detyra e ketyre misionareve ishte identifikimi i bashkesive me te pershtatshme per planet e tyre.

Nga

Ilir Shallo
Artikulli i meposhtem, qe eshte perkthyer me shkurtime, eshte botuar ne nentor te 2002-it ne organin e "Institutit nderkombetar te studimeve islamike ne boten moderne". Ato, qe parathuhen ne artikull po ndodhin tashme. Eshte e frikshme kurshikon paralelizmat, qe heq autori, ne artikull midis Kosoves me Afganistanin dhe Libanin.
Isa Blumi "Duke indoktrinuar shqiptaret - Dinamika e ndihmes islamike"
“Shqiptaret kane qene myslymane per me shume se 500 vjet dhe nuk kane nevoje te huajt (arabe) te na tregojne kush eshte menyra e drejte per te praktikuar islamin” pergjigjet ashper myftiu i Kosoves, Rexhep Boja, ndaj perpjekjeve te OJQ-ve arabe per te imponuar praktikat salafiste tek shqiptaret e Kosoves.
Problemi eshte se si politika e Perendimit, e “zgjidhjes se konfliktit”, ka lene bashkesite “etniko-fetare” ne meshire te organizatave nderkombetare “me baze fetare”, qe perfitojne nga varferia dhe ndryshimet sociale, si ne rastin e shqiptareve.
Si rezultat i politikave, qe kane lene pas dore nevojat sociale dhe ekonomike te Kosoves rurale, duke i lene dore te lire organizatave, qe kane per metode pune indoktrinimin fetar te popullsise dhe si rrjedhoje pjesa me e madhe e Kosoves rurale po izolohet nga pjesa tjeter e popullsies dhe e botes.
Eshte ironike qe terheqja e shoqerive, te vete-quajtura perendimore, perpara “rritjes se fundamentalizmit islamik” mund te jete pergjegjese per lindjen e “talibaneve” europiane, qe ne te ardhmen do te jene “kundershtare te vlerave dhe interesave perendimore”.
Talibane te ardhshem?
Problemi qendror nuk eshte doktrinal por shoqeror-ekonomik. Dekadat diskriminuese dhe dy vjet lufte, qe sollen si rezultat vrasjen e nje pjese te madhe te meshkujve te zonave rurale, lane bujqit kosovare ne nje varferi te skajshme. Shume bashkesi rurale ne Kosove presin (ndihmat) nga OJQ-te te huaja. Organizata me aktive ne ne Kosoven rurale ka qene “Komiteti i Perbashket Saudit ne Ndihme te Kosoves dhe Cecenise” (KPSNKC), qe ka permbushur kerkesat bazike ditore te mbi njeqind bashkesive. Nderkohe qe plotesojne kerkesat me ushqim, veshmbathje dhe strehim, detyra kryesore e KPSNKC-se ka qene arsimimi. 
Ndarja e deryrueshme e sekseve ne shkolla dhe theksi qe i vihet arsimimit te djemve ne memorizimin e Kuranit, duke lene pas dore c’do gje tjeter qe do t’i duhet ne jete, ka terhequr vemendjen dhe ngritur dyshime tek popullsia myslymane (kosovare) dhe tek udheheqesit laike.
Si rrjedhim ka filluar te manifestohet armiqesi ndaj perpjekjeve saudite per te kontrolluar jeten shqiprterore te shqiptareve dhe prishjen e shume objekteve historike, pasi sipas tyre (sauditeve) inkurajon idhujtari dhe perplasja mes praktikes tradicionale fetare dhe asaj qe shume e quajne “imperializem kulturor arabik”.
Shqiptaret, perpara, nuk kane pasur kontakte te gjera me boten islame. Influenca e jashtme e koheve te fundit dhe paketat e ndihmes e ndryshuan kete raport. Natyra e ketij ndryshimi ka krijuar nje mjedis, ku perplasen organizatat lokale te islamit tradicional, te personifikuara nga Rexhep Boja dhe Hafiz Koci, me ato te influencuara nga praktika te importuara.
Mungesa e fondeve e ka bere te pamundur per Kosoven per te krijuar nje alternative ndaj arsimimit salafist, qe po perhapet ne zonat rurale. Vetem ne fund te vitit 2001 KPSNKC investoi 4 milione rials (1 milione dollare) ne Kosove. Pothuajse gjysma e kesaj shume u shpenzua per te sponsorizuar 388 “perhapes” fetare (misionare) menjehere pas luftes. Detyra e ketyre misionareve ishte identifikimi i bashkesive me te pershtatshme per planet e tyre. Megjithese s’ka numra zyrtare te publikuar, te pakten 98 komplekse xhamish u ndertuan, me apo pa shkolla bashkangjitur, ne zonat rurale ne Kosove si pasoje e punes se tyre.
Mund te bejme nje krahasim me Afganistanin e 1980-es ku nje numer i madh jetimesh dhe familjesh pa baba, vareshin ekonomikisht nga “bamiresite” saudite ne kampet refugjate ne kufi me Pakistanin.
Shqiperia
Shqiptaret nuk jane te destinuar te zgjedhin shtegun “Taliban”. Myslymanet ne Shqiperi ia kane dale mbane te ndalin depertimin ekstremist whahabist. Ndryshe nga Kosova prinderit shqiptare kane mundesi zgjedhjeje per arsimimin e femijeve te tyre. Ky eshte kyci.
Ne Shqiperi, sic shihet nga intervistat e Myftiut te Madh dhe te tjereve, organizatat salafiste arabe pasi e kishin vene ne shenjester Shqiperine, si nje zone te mundshme influence ne fillim te viteve ’90-te, kane hequr dore, duke fokusuar burimet e tyre (financiare) tek banoret e Kosoves rurale. Organizatat salafiste te etura per konvertime, ashtu si grupet evangjelike ameriakne apo rivalet e tyre ortodokse greke ne Jug, mesuan qe myslymaneve shqiptare kur i eshte ofruar nje lloj spiritualizmi i ngurte jotolerant apo nje lloj tejter, kane zgjedhur rrugen me tolerante. Ky mesim mund te ishte dhene dhe ne Kosove, nese do te kishte mundesi zgjedhjeje.
Me ndertimin e me shume se 98 shkollave fillore dhe 8-vjecare ne Kosoven rurale, lindja e nje brezi te ri myslyman shqiptar eshte ne pikenisje. Bota e jashtme i ka lene dore te lire organizatave saudite per te ngritur jetimore, xhami dhe shkolla, qe kane sjelle si rezultate te dukshme izolimi.
Kur disa vazhdojne te mohojne pasojat e ketyre veprimeve, te tjere pranojne qe ardhja e ketyre organizatave konvertuese po krijon nje konflikt te brendshem pasi njerezit joshen me premtime per para, vende pune, arsimim dhe nje identitet te ri. Nese nuk merren masa te menjehershme per krijimin e mundesive per zonat rurale ne Kosove, eshte i mundshem skenari i Libanit te 1970 dhe 1980 kur ndarjet fetare u manipuluan nga forcat e jashtme. Do te ishte perseri, nje demonstrim i miopise perendimore qe mos dhenia e disa miliona dollareve per rindertimin e jetes se qindra mijera njerezve do te rezultoje ne konflikt dhe destabilizim. Kurrnaceria ekonomike dhe shovinizmi kulturor, qe sollen kete neglizhence, do ta ndjekin si fantazem Europen duke i dhene fund iluzioneve qe c’do gje u be ashtu sic duhej ne Ballkan ne tre vitet e fundit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi