Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Boko Haram vendos kushte për lirimin e vajzave

Shko poshtë

Boko Haram vendos kushte për lirimin e vajzave Empty Boko Haram vendos kushte për lirimin e vajzave

Mesazh nga Agim Gashi Mon May 12, 2014 3:20 pm

Boko Haram vendos kushte për lirimin e vajzave Xxl_boko-haram1399895746










Boko Haram vendos kushte për lirimin e vajzave

Një video e re e organizatës terroriste islamike Boko Haram tregon 200 vajzat e rrëmbyera që prej një muaji, duke siguruar se vajzat janë konvertuar tashmë në myslimane. Në video deklarohet se vajzat do të lirohen në momentin kur do të lihen të lirë të burgosurit e organizatës Boko Haram.
Në video edhe njëherë është protagonist lideri i grupit terrorist islamik, Abubakar Shekau, që flet për 17 minuta duke treguar vajzat e mbuluara në një vend që është e pamundur të identifikohet vendndodhjen e tyre.
Duke patur parasysh këtë video, forcat policore nigeriane dhe ato të huaja kanë nisur të kërkojnë së bashku me ekipet e ardhura në ndihmë nga SHBA-ja vajzat e rrëmbyera në shtetin e Bornos, në veri të Nigerisë.
Këtë mëngjes guvernatori i Bornos ka siguruar autoritetet që ka pista për vendndodhjen e vajzave. Në 14 prill u rrëmbyen rreth 276 vajza nga Chibok në veri të Nigerisë, ku ndodhet një komunitet i madh të krishterësh.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi