Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kimete Berisha:Amaneti i vajzave!

Shko poshtë

Kimete Berisha:Amaneti i vajzave! Empty Kimete Berisha:Amaneti i vajzave!

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 27, 2015 10:11 pm

Kimete Berisha:Amaneti i vajzave!

Kimete Berisha:Amaneti i vajzave! Largea_largea_kimetja14344338441445931683


Vajzat e mia,
Në këtë shoqni mund të mbijetoni vetëm nëse silleni si meshkujt!
Patjetër duku si femër, por sillu si mashkull; Gjithqysh sillu si mashkull.
Sido që të sillet mashkulli me ty, sillu ti me të.
Të injoron-injoroje;
Të godet-godite;
Të pështyn-pështyje;
Të kërcënon-kërcënoje;
T'i shqyen sytë-shqyeja sytë;
Të bërtet-bërtiti;
Të kushtëzon me seks-tregoja p. e macës;
Çikë e varfër,
e mundur,
o Motër pa vëlla
vajzë pa babë
bijë e fisit të varfër
o Zejnepe
prehu në paqe
po para se të prehesh në paqe
merr hak për Zotin dhe për veten
për vajzën e vogël në trupin tënd të vdekur
Çikë Kosove, vajzë e vogël, që ke dashur të bëhesh e madhe
Të ikësh nga fshati, e ngujuar nat ditë me bjeshkë para syve, si me perde të gurit
Ti deshe të bëhesh Madam Bovary
Deshe të bëhesh poete
Po të bën personazh të tregimeve të tyre
të bënë Anë Kareninë
deshe të largohesh nga shtëpia, nga burgu dhe nga varfëria,
si Madona 15-të vjeçe
deshe t'i kapërcesh malet, si Qerimja
Por për t'u bërë Shotë Galica, ti duhet të sillesh si Azemi
Të sillesh si burrat
Shihe, vajzë e re
Vetëm femrat burrërore e fitojnë respektin e burrave
të tjerat, janë 'kurva"
Nuk ka femër shqiptare që një herë në jetën e saj nuk e kanë quajtur "kurvë", ose me fjalë, ose me mendje.
Si të zemërohet një mashkull me ty, dhe në çastin që ia prish qejfin apo dyshon në ty, ai mashkull (shqiptar) të konsideron "kurvë", ose të trajton si të tillë;
Ti vajzë fshatare, e bukur, krenare, që do të bëhesh dikushi në këtë qytet, pa simfoni
Nëse je e bukur, nuk qetësohen pa ta venitur bukurinë. Këtë duhet ta dish;
A e ke parë ti se si kur hyn njeriu në kopsh e këput lulën më të bukur. ferra jeton njëqind vjet skaj xhadesë, se prek as se nguc bishë as njeri.
Duku si lule
Mbijeto si ferrë
Ti kur u nise rrugës për në qytet
të doli përpara një djalë i bukur dhe të mashtroi me dashuri;
Të tregoi se si ti je e humbur (por që ti as nuk e di që je e humbur. Ti kujto se di çfarë do në jetë, por nuk di), e se si ai do të të mësojë çdo gjë që ti nuk di (e ti nuk di asgjë);
Prandaj, të do ai ty për vete
Sepse ti nuk di gjë;
Sepse ti nuk e di ku je nisur;
Dhe çfarë do në jetë
meshkujt i duan vajzat naive
vajzat e pasherr
të brishta dhe të paditura, si Shopenhaueri që i donte pemët e papjekura
Pse asnjë mashkull nuk të do kur pjekesh?
Jo sepse ti dukesh keq
Por, sepse s'ka çfarë të të mësojë
Nuk guxon të të urdhëroj
I harxhohen të gjitha përrallat
Ia mëson përmendësh të gjitha vjershat
Ai do një medium të ri
E kam provuar vet,
Kur sillem naive, kishe s'po di, kishe po mësoj dhe po mahnitem me inteligjencën e tij, dhe kishe po habitem me dijen e tij, më mirë i kam punët;
Sa herë paraqitem si vetvetja, i largoj njerëzit. sepse, dukem e vjetër, e formuar dhe e pandryshueshme.
Mashkulli e do vajzën e re, të paformuar, që ta krijojë prej saj një grua për qejfin e tij
Dhe, në fund, për shkak se vajzat i krijon Zoti e jo Adami, asnjë mashkull nuk e gjen gruan ideale prej vajzës së re;
Femra shqiptare vritet fizikisht, psikikisht dhe moralisht në çastin kur vendos të sillet si burrat, të mos i durojë padrejtësitë, dhe të mos jetë shërbyese e përhershme e një njeriu që e ka marrë për burrë;
Askush nuk të vret, nëse ti e ulë kokën dhe nuk proteston kundër dhunës që e përjeton.
Vajzë jetime,
Pa babë, pa vëlla, pa shtet.
Të tha se do të bëhesh nusja me e bukur
bukurinë tënde do ta lakmojnë edhe gurët
Tash që as s'dukesh bukur, dhe e sheh se të gjithë gurët janë rrokullisur e s'ka mbetur gjë pa u thënë
Ke vendosur të rritesh
E shpirti nuk rritet në shoqëri
Askush nuk të ndihmon të rritesh shpirtërisht
Nëse të ka përpjekur Zoti me njeri të vrzhdtë, sillu e vrazhdtë me të,
e keqja e mund të keqen;
Nëse ta mban armën nën jastëk, boll u solle si vajzë e vogël, si rob, gruas nuk i ka hije të nënshtrohet, dil lyp ndihmë.
Nëse ndihma vonohet gjashtë muaj, dil e mësohu të shënjosh në lulë të ballit.
Aty ku nuk ka shtet, sillu si jevreje "sy për sy-dhëmbë për dhëmbë".
E ke për detyrë hyjnore, ta mbrosh trupin tënd!
Mos prit të bëhet i mirë, njeriu i keq!
Mos prit më shumë se gjashtë muaj. Askush nuk ndryshon, kurrë. Njerëzit ta bëjnë rrafsh, të gënjejnë se një ditë "do të ndryshojnë".
E sheh nanën tënde plakë
Ajo ende zgjohet e para në mëngjes
e përvëlon çajin dhe i thotë plakut të saj, mirëmëngjes
Plakë ajo, plak ai,
por nuse mbetet vetëm shërbëtorja në trupin e saj
Shërbëtorja nuk plaket kurrë.
Sido që të jetosh, kujto
Vet ke mbet
"Për dashuri s'guxon ta lusësh kënd"
Dëgjo Nexhmijen sa herë të merr malli për një njeri
Vet ke mbet
"Sa edhe ditët të janë tret n'errësirë".
Kujtohu vajzë e vogël, jetime, e pa vëlla, e pa babë, e pa shtet;
E vetme jeton
E vetme do të hysh në dhe
E nga dheu do ta shohësh plakun tënd të egër
duke ia bërë kafen e mëngjesit një vajze tjetër, të re.


P.S. Frymëzuar nga Zejnepja.



(Marre nga blogu i saj ne Facebook)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi