Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

VJOSA OSMANI: NË “DOLÇEVITËN” FAMËKEQE NUK SHKEL KËMBA IME

Shko poshtë

VJOSA OSMANI: NË “DOLÇEVITËN” FAMËKEQE NUK SHKEL KËMBA IME Empty VJOSA OSMANI: NË “DOLÇEVITËN” FAMËKEQE NUK SHKEL KËMBA IME

Mesazh nga Agim Gashi Wed May 28, 2014 11:43 pm

VJOSA OSMANI: NË “DOLÇEVITËN” FAMËKEQE NUK SHKEL KËMBA IME 934a968f0266574a7f22e38ee8622875_L
VJOSA OSMANI: NË “DOLÇEVITËN” FAMËKEQE NUK SHKEL KËMBA IME

Deputetja e deritashme e Kuvendit të Kosovës dhe anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, nuk ka vepruar sikur zëvendëskryeministrja dita Tahiri, por ka refuzuar të enjten ofertën për të pirë kafe në kafenenë famëkeqe serbe “Dolçevita”, afër cepit verior të urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë. 
Zonja Osmani, një mitrovicase e denjë, që tani jeton në Prishtinë, gjatë qëndrimit në Mitrovicë, doli deri në pjesën veriore të qytetit, përkatësisht në rrugën që shpie për në lagjen “Lumëbardhi”, ku bisedoi me disa qytetarë të nacionaliteteve të ndryshme.  Njëri nga bashkëbiseduesit, e luti zonjën Osmani që të pi kafe në kafenen famëkeqe serbe “Dolçevita”, duke i thënë se aty ka pirë kafe edhe zëvendëskryeministrja Edita Tahiri. Mirëpo, zonja Osmani refuzoi kategorikisht ofertën, duke thënë se në kafenenë që njihet si fole e ekstremistëve serbë gjatë dhe pas luftës, nuk do të hyjë, pasi që aty ka mundësi që mysafirë të jenë ata që kanë bërë krime ndaj shqiptarëve. “Në “Dolçevita”, ku janë bërë planet për krimet ndaj shqiptarëve dhe ku kanë qëndruar armët me të cilat ata janë sulmuar, nuk shkel këmba ime. Mua nuk më intereson se kush nga shqiptarët pinë kafe aty, Edita apo ndokush tjetër, por unë nuk hyj aty, sepse jam nga Mitrovica dhe e di se shqiptarëve të qytetit buzë Ibrit, të këqijat kryesore ju kanë ardhur nga kjo kafiteri”, ka thënë zonja Osmani për "Botapress".
Ajo ka thënë se me Editën i ndanë shumëçka dhe kjo u tregua edhe në të kaluarën në Kuvendin e Kosovës, siç ishin mospajtimet rreth marrëveshjes së Brukselit, të cilin Edita e votoi, kurse Vjosa Osmani e kundërshtoi fuqimisht. “Koha tregoi se unë kisha të drejtë, sepse isha e sigurt se ajo nuk do e mundësoj shtrirjen e sovranitetit të vendit edhe në veri. Dhe kjo po shihet tash, po e tregon edhe barrikada e turpit e cila ka lëshuar rrënjë, të cilat do i shkulim ne, kur LDK-ja të vjen në pushtet më tetë qershor”, tha ajo.  Vjosa Osmani, për vendosjen e barrikadës në cepin verior të urës mbi Ibër, e akuzoi edhe kryeministrin në detyrë,  Hashim Thaçi, për të cilin tha se jo që nuk ka arritur ta shtrij sovranitetin në veri të Republikës së Kosovës, por me qëndrimin dhe politikën e tij të gabuar, vetëm sa e ka vështirësuar jetën e shqiptarëve atje, gjë që flet edhe vet barrikada.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

VJOSA OSMANI: NË “DOLÇEVITËN” FAMËKEQE NUK SHKEL KËMBA IME Empty Re: VJOSA OSMANI: NË “DOLÇEVITËN” FAMËKEQE NUK SHKEL KËMBA IME

Mesazh nga Agim Gashi Wed May 28, 2014 11:47 pm

VJOSA OSMANI: NË “DOLÇEVITËN” FAMËKEQE NUK SHKEL KËMBA IME 10339714_524960034293123_2398802809785505977_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi