Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kryepeshkopi serb Irenej falenderon Kryeministrin Rama dhe Janullatos-in në Top Channel: “Kosova zemra e Serbisë”

Shko poshtë

Kryepeshkopi serb Irenej falenderon Kryeministrin Rama dhe Janullatos-in në Top Channel: “Kosova zemra e Serbisë” Empty Kryepeshkopi serb Irenej falenderon Kryeministrin Rama dhe Janullatos-in në Top Channel: “Kosova zemra e Serbisë”

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jun 01, 2014 8:40 pm

Kryepeshkopi serb Irenej falenderon Kryeministrin Rama dhe Janullatos-in në Top Channel: “Kosova zemra e Serbisë”

Kryepeshkopi serb Irenej falenderon Kryeministrin Rama dhe Janullatos-in në Top Channel: “Kosova zemra e Serbisë” Largea_patriarku-irinej1401628938

Kryepeshkopi serb Irenej ka qenë i ftuar special në Top Channel dhe ka shprehur mirënjohjen për ftesën e bërë nga kryeministri Edi Rama dhe kryepeshkopi Anastas Janullatos. I ftuar në Tiranë për shenjtërimin e Katedrales Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”, së bashku me drejtuesit e tjerë më të lartë të fesë ortodokse, Patriarku i Serbisë, Fortlumturia e Tij Irinej, në një intervistë ekskluzive për “Top Channel” komenton reagimet lidhur me vizitën e tij në Shqipëri.

Duke iu referuar rolit të kishës serbe në marrëdhëniet e shtetit për çështjen e Kosovës, ai thekson se krahina e Kosovës është pjesa më e shenjtë për popullin serb.

“Në këto vise jetojnë një numër shumë i madh shqiptarësh, por kjo nuk është vetëm tani. Ne me shqiptarët kemi jetuar në shekuj. Asnjëherë nuk kemi pasur probleme midis dy popujve tanë. Ato që po ndodhin në këto kohëra midis nesh, pra shkëputja e Kosovës dhe krijimi i një shteti të pavaruar nga Serbia, ne na rëndon shumë. Kosova dhe Metohija për ne serbët janë pjesa më e shenjtë, aty është zhvilluar e gjithë historia e popullit tonë. Është zhvilluar kultura dhe ana jonë shpirtërore. Numri i madh i shenjtorëve që ne nderojmë në kishën tonë është nga kjo krahinë. Rezidenca e Patriarkanës Serbe faktikisht është në Pejë dhe i bie që Rezidenca e Patriarkanës Serbe të jetë në një shtet tjetër dhe jo në Serbi. Këtë ne nuk mund ta pranojmë dhe ta kuptojmë. Ne jemi të gatshëm që të gjejmë një zgjidhje të drejtë që të dyja palët të jenë të kënaqura. Nëse ne kemi jetuar me shekuj bashkë, pse të mos vazhdojmë të jetojmë përsëri bashkë. Një tjetër problem është se rreth 200-250 mijë serbë u është dashur që të lënë shtëpitë e tyre dhe të largohen nga Kosova dhe Metohija dhe nuk e kuptojmë pse ky popull nuk mund të kthehet në shtëpitë e veta, atje ku me qindra vjet kanë jetuar dhe të ketë një jetë normale midis dy popujve tanë” shprehet Irinej.

I pyetur se cila mund të jetë zgjidhja për këtë situatë, Patriarku Irinej ka theksuar se “e para do ishte që t’i krijohet mundësia që të gjithë atyre të larguarve të kthehen në shtëpitë e tyre dhe të gjendet mënyra që të jetohet përsëri qetë në Kosovë”
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kryepeshkopi serb Irenej falenderon Kryeministrin Rama dhe Janullatos-in në Top Channel: “Kosova zemra e Serbisë” Empty Re: Kryepeshkopi serb Irenej falenderon Kryeministrin Rama dhe Janullatos-in në Top Channel: “Kosova zemra e Serbisë”

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jun 01, 2014 8:42 pm

Kryepeshkopi serb Irenej falenderon Kryeministrin Rama dhe Janullatos-in në Top Channel: “Kosova zemra e Serbisë” Largea_avioni1401634566
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kryepeshkopi serb Irenej falenderon Kryeministrin Rama dhe Janullatos-in në Top Channel: “Kosova zemra e Serbisë” Empty Dëbohet At Nikoll Marku nga ceremonia/ Kryeministri Rama dhe Janullatus e poshtrojnë publikisht priftin shqiptar

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jun 01, 2014 8:46 pm

Kryepeshkopi serb Irenej falenderon Kryeministrin Rama dhe Janullatos-in në Top Channel: “Kosova zemra e Serbisë” Largea_marku1401636157

Dëbohet At Nikoll Marku nga ceremonia/ Kryeministri Rama dhe Janullatus e poshtrojnë publikisht priftin shqiptar


At Nikoll Marku nuk do lejohet të hyjë nesër në katedrale. Kryeministri Rama dhe Janullatus refuzojnë pjesmarrjen e tij në inagurimin e Kishës. Inagurimi i Kategdrales Ortodokse me flamur grek në Tiranë pritet të mbledhë nesër një numër të madh drejtuesish të lartë fetar ortodoks nga e gjithë Europa.

Mes tyre do të jetë edhe Patriarku serb Irinej. Ai njihet për artikulimin e tij anti-shqiptar dhe në mbëshetje të politikave serbomadhe ndaj shqiptarëve. Ka shumë deklarata kundër shqiptarëve, ku janë bërë të rrugës ato të tipit: Kosova,zemra e Serbisë. Në një tjetër deklaratë publike ai i bën thirrje serbve të Kosovës që të dalin të gjithë në zgjedhje që të mos fitojnë shqiptarët.

Ndërsa, kjo deklaratë do të mbahet mend gjatë nga shqiptarët e masakruar, përdhunuar, vjedhur, djegur, nga serbët prej shekujsh. “Për ne janë të pakuptueshme historia dhe faktet e mundshme që Kosova të mos jetë në kuadrin e Serbisë. Serbia është Kosova e Metohia. Atje është fillimi i historisë dhe i kulturës sonë. Atje është qendra e kishës sonë, Patrikana e Pejës.”

Inagurimi i Katedrales Ortodokse është një aktivitet i rendësishëm, por nuk mund të marrë pjesë një anti-shqiptar në inagurimin e kishës ku do të luten më pas shqiptarët.

Shqipëria dhe shqiptarët janë mikpritës dhe presin çdokënd që bën thirrje për paqe dhe vëllazëri, por jo ata që mbështesin genocidin serb ndaj shqiptarëve të Kosovës. Irinej është një prej tyre.

Duke njohur ndjeshmërinë e kësaj çështjeve, Kisha Ortodokse e Shqipërisë e drejtuar nga Hirësia e tij Janullatos dhe kryeministri nuk duhej të ftonte në Tiranë një njeri si Irinej por peshkopin shqiptar At Nikoll Marku. Ndryshe do të lexohet si provokim i ndjenjave të mijërave të prekur nga genocidi serb dhe milionave zemrave të prekur nga helmi i Irinejt.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kryepeshkopi serb Irenej falenderon Kryeministrin Rama dhe Janullatos-in në Top Channel: “Kosova zemra e Serbisë” Empty Re: Kryepeshkopi serb Irenej falenderon Kryeministrin Rama dhe Janullatos-in në Top Channel: “Kosova zemra e Serbisë”

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi