Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rama shpall fitoren, falenderon votuesit: Ëndrra vazhdon

Shko poshtë

Rama shpall fitoren, falenderon votuesit: Ëndrra vazhdon Empty Rama shpall fitoren, falenderon votuesit: Ëndrra vazhdon

Mesazh nga Agim Gashi Sat May 14, 2011 11:16 pm


Rama shpall fitoren, falenderon votuesit: Ëndrra vazhdon

Rama shpall fitoren, falenderon votuesit: Ëndrra vazhdon Rrrama-seliaps123


Kreu i PS-së, Edi Rama nga selia rozë ka shpallur fitoren e tij në krye të bashkisë, duke falenderuar gjithë shqiptarët për besimin që i dhanë për një mandat të katërt. Mes entuziazmit të mbështetëse në këtë seli, Rama ka pranuar se fuqia e ëndrrës që frymëzoi të majtën në luftën tërësisht të pabarabartë u provua më e madhe se e gjithë fuqia që u vu përballë.

“Fuqia e njërëzve të zakonshëm të këtij vendi u provua para fuqisë së pushtetit të frikës, parasë manipulimit. Fuqia e Aleancës sone u provua më e madhe se stërfuqia që bashkoi kundër nesh cdo forcë të së shkuarës”- tha ai.

Rama ia dedikoi këtë fitore familjes së tij, nënës, gruas dhe dy fëmijëve, duke shtuar se ndonëse nuk është fitorja e tij e parë “më shumë se asnjëherë më parë fitorja është një burim reflektimi për mua që sot si asnjëherë ndjej peshën e borxhit ndaj cdo shqiptari, që besoi te kandidatët tanë duke i votuar, e ndaj cdo qytetari që nuk me votoi duke më sprovuar”.

Sipas Ramës, duke filluar nga tiraana cdo zgjëdhës i tij , ka fituar dhe asnjë zgjedhës që s’i ka votuar nuk ka humbur.

“S’kam fjalë, por do të duhej edhe një kohe e gjatë për të falenderuar të gjithë ata që luftuan bashkë me mua dhe fituan edhe për mua këtë betejë historike për një Shqipëri që sot është më shumë se kurrë e të gjithëve dhe kurrë më nuk mund të jetë e disave. Për mua ishin vetëm 10 vota, për të gjithë ata që luftuan me mua ishte nota 10”- tha Rama.

Me një falenderim të posacëm për ambasadorët, Rama ka mbyllur fjalën para mbështetësve të tij.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi