Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Irak: Tal Afar në duart e ekstremistëve (Video)

Shko poshtë

Irak: Tal Afar në duart e ekstremistëve (Video) Empty Irak: Tal Afar në duart e ekstremistëve (Video)

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jun 17, 2014 3:32 pm

Irak: Tal Afar në duart e ekstremistëve (Video)

Irak: Tal Afar në duart e ekstremistëve (Video) Largea_000_nic63388571402949681
Banorët dhe zyrtarët lokalë irakianë njoftojnë se qyteti Tal Afar në veri, ka rënë në duart e forcave të grupit ekstremist suni ISIL, grup i cili thotë se lufton për të krijuar Shtetin Islamik në Irak dhe Levant.
Kryengritja e militantëve suni në Irak është dënuar nga komuniteti ndërkombëtar. Gjatë javës së kaluar grupi ISIL mori nën kontroll edhe qytetet Mosul e Tikrit dhe kërcënoi se do të përparojë drejt Bagdatit.
Shtetet e Bashkuara kanë dërguar rreth 100 marinsa për të përforcuar sigurinë në ambasadën amerikane në Bagdat. Në ujrat e Gjirit Persik, nddërkohë, është vendosur një aeroplanmbajtëse amerikane.
Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit tha dje se Sekretari Kerry ka biseduar me homologët e tij nga Jordania, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe rreth nevojës për të mbështetur popullin e Irakut dhe të Sirisë të përballojnë rrezikun që paraqet grupi ISIL.
Ky grup vendosi dje në internet disa foto që duket se tregojnë luftëtarët e tij, duke ekzekutuar një grup ushtarësh irakianë. Presidenti Obama ka thënë se nuk do të dërgojë trupa tokësore amerikane përsëri në Irak, por ai nuk ka përjashtuar veprime të tjera, përfshsi sulme ajrore.
Irak: Tal Afar në duart e ekstremistëve (Video) Iraq-5.si
SHBA TË GATSHME TË BASHKËPUNOJNË ME IRANIN
SHBA thotë se janë të hapura për të bashkëpunuar me Iranin për të penguar përparimin e militantëve suni në Irak.
Sekretari i Shtetit John Kerry nuk e përjashtoi bashkëpunimin ushtarak me Teheranin si një mënyrë për ta "mbajtur Irakun të bashkuar."
Shtetet e Bashkuara dhe Irani nuk kanë pasur marrëdhënie diplomatike për më shumë se tre dekada. SHBA dhe aleatët e tyre perëndimorë janë të përfshirë në negociata me Teheranin mbi programin e tij bërthamor.
Por zoti Kerry tha për Yahoo News se SHBA janë "të hapura për çdo proces konstruktiv" për të frenuar dhunën në Irak dhe eliminuar "forcat e jashtme terroriste që po e shkatërrojnë vendin".
Senatori republikan Lindsay Graham tha të djelën se Shteteve të Bashkuara mund t’u duhet të bashkëpunojnë me Iranin, për të penguar rënien e Bagdatit.
Irak: Tal Afar në duart e ekstremistëve (Video) Tal-Afar-111
Irak: Tal Afar në duart e ekstremistëve (Video) Iraq-7
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi