Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Avokati Boshtjan Penko: Po presim vendimin e Gjykatës Supreme për lirimin e Ukë Rugovës

Shko poshtë

Avokati Boshtjan Penko: Po presim vendimin e Gjykatës Supreme për lirimin e Ukë Rugovës Empty Avokati Boshtjan Penko: Po presim vendimin e Gjykatës Supreme për lirimin e Ukë Rugovës

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 05, 2014 2:04 pm

Avokati Boshtjan Penko: Po presim vendimin e Gjykatës Supreme për lirimin e Ukë Rugovës
Avokati Boshtjan Penko: Po presim vendimin e Gjykatës Supreme për lirimin e Ukë Rugovës Z_4173


Avokati slloven i Ukë Rugovës, Boshtjan Penko, thotë se riarrestimi i klientit të tij nuk ka bazë ligjore. Ai beson se vendimi i ardhshëm i Gjykatës Supreme do të jetë lirues dhe se Uka do të kthehet në Familjen Rugova. Sipas Penkos, Prokurori i rastit ka abuzuar me ligjin pasi s’ka respektuar procedurat kur ka marrë vendimin e dytë. Ai nuk e përjashton ndikimin e politikës në rastin e Ukës, duke thënë se për këtë më së miri janë të njoftuar njerëzit e Kosovës.


Express: Çka është duke ndodhur me rastin e Ukë Rugovës ?


B.Penko: Aktualisht nuk jemi shumë të sigurt se çfarë është duke ndodhur me rastin, pasi janë disa vendime gjyqësore që janë kontradiktore me njëra –tjetrën. Së pari z.Rugova ishte liruar me vendim të Gjykatës së Apelit sepse ne patëm sukses me ankesën tonë se ai nuk është dashur të arrestohej fare. Mbajtja e tij ishte shpallur antikushtetuese, por ai nuk ishte liruar siç e di secili por ishte arrestuar tek dyert e qendrës së paraburgimit, ku ishte kapur nga policia me urdhër të prokurorit dhe ishte kthyer prapa në paraburgim. Paraburgimi ishte urdhëruar nga Gjykata Themelore dhe ne jemi ankuar ndaj këtij vendimi dhe tani Gjykata e Apelit tha se gjithçka është në rregull dhe e konfirmoi vendimin e Gjykatës Themelore


Express: Dhe tani pas këtyre vendimeve, çfarë vendimi tjetër po prisni?


B.Penko: Po, ne kemi edhe mjete tjera ligjore në dispozicion faktikisht dy mjete ligjore. Së pari, do të kërkojmë mbrojtjen e legalitetit që do ta dorëzojmë në ditët e ardhshme ndoshta të hënën, ku do të kërkojmë nga Gjykata Supreme ta modifikojë vendimin e fundit të Gjykatës së Apelit dhe të urdhërojë fundin e paraburgimit si dhe të urdhërojë lirimin e z.Rugova. Shpresojmë se do të kemi sukses në këtë kërkesë sepse mendoj se Gjykata Supreme është institucion që duhet të kujdeset për këtë ambiguitet për këto vendime të ndryshme dhe për mosrespektimin e vendimeve të Gjykatës nga ana e Prokurorisë, e cila ka arrestuar personin që duhet të lirohet. Pra, mendoj që Gjykata Supreme është institucioni që duhet të kujdeset për këtë dhe ne do ti prezantojmë të gjitha këto argumente në Gjykatën Supreme në mënyrë që ata të kuptojnë dhe të pranojnë argumentet tona. Sepse është shumë e rëndësishme nga pikëpamja e sigurisë ligjore pra është e rëndësishme që në një vend ku sundimi i ligjit duhet të jetë në vend që të ekzistojë dhe parimi i sigurisë ligjore që nënkupton që nëse gjykata merr një vendim duhet të jetë e qartë se çka nënkupton ai vendim. Dhe në rastin konkret Gjykata ka sjellë një vendim që Ukë Rugova të lirohet dhe ai nuk është liruar. Për mendimin tim kjo shkelë parimin e sigurisë ligjore dhe respektimin e vendimeve ligjore dhe të gjykatave. Dhe ne presim nga Gjykata Supreme që të korrektojë këtë situatë.

Express: Përveç faktit që juridikisht është i pashpjegueshëm riarrestimi a mendoni se ka edhe diçka prapa, pra paraburgosje së Ukë Rugovës?


B.Penko: Konsideratat e mia janë vetëm ato ligjore unë nuk dua të involovohem në diçka që ka motive politike ose diçka tjetër sepse nuk di për diçka të tillë. Unë jam avokat dhe unë dua të mbetem tek argumentet ligjore. Ajo që është problematike këtu, nga pikëpamja ligjore është se prokurori me rastin e riarrestimit ai qartësisht ka shprehur mospajtim me vendimin e Gjykatës së Apelit me vendimin e parë, ai në mënyrë eksplicite e ka thënë se unë nuk pajtohem me këtë dhe unë po e arrestojë atë(Ukën). Por një mospajtim i tillë i një pale në procedim asnjëherë nuk mund të manifestohet me një veprim të tillë sepse tani jemi në fazën e procedimit kriminal ku duhet të kemi role të palëve të barabarta, në njërën anë është një prokuror, dhe në anën tjetër mbrojtja. Dhe nuk jemi në atë pozitë kur njëra palë nuk pajtohet me vendimin e Gjykatës ushtron presion ndaj palës tjetër dhe kjo ka ndodhur në këtë situatë. Me ligj, prokurori nuk ka të drejtë të urdhërojë arrestimin e personave, kjo e drejtë ekziston në një fazë të hershme kur ka hetim nga policia , kur ka kontrolle të shtëpive, kjo është faza kur njerëzit arrestohen në emër të urdhrit të prokurorit por besoj fuqishëm se ata nuk mund të arrestohen duke keqpërdorur këtë dispozitë siç ka ndodhur në këtë rast.
Nëse prokurori nuk është pajtuar me vendimin e Gjykatës së Apelit ai është dashur të bëjë ankesë në Gjykatën Supreme dhe ai e ka bërë këtë por në të njëjtën kohë ai ka abuzuar të drejtat e tij që i ka si institucion i shtetit dhe e ka akuzuar palën kundërshtare dhe ai ka bërë diçka shumë të çuditshme. Kjo nuk është dashur të ndodhë.


Express: Në vendimin e saj prokuroria thotë se Ukë Rugova mund të ikën nga Kosova. Sa keni arritur ju ta dëshmoni të kundërtën?


B.Penko: Është besim i imi se nuk ka bërë atë për çka dyshohet. Prokurori deri më këtë ditë nuk ka prezantuar asnjë dëshmi të vetme që do të ndërlidhte Ukën me akuzat që njerëzit kanë paguar shuma të mëdha për të marrë viza. Ka vetëm fjala nga prokuroria dhe jam i brengosur që Gjykata ka marrë për bazë vetëm fjalët e tij që ata i besojnë prokurorit pa pasur dëshmi që do ti mbështeste këto akuza. Ata kanë disa dokumente që i kanë gjetur në shtëpinë e Ukës por Uka ka shpjeguar se këto janë dokumente për miqtë e tij, kushërinjtë dhe familjen e tij dhe nuk përbën ndonjë akt kriminal nëse kërkon nga ndonjë ambasador që e nje që të lëshoj një vizë për një person të caktuar që e njeh, nëse nuk merr para.


Express: Por, prokuroria thotë se ka gjetur dokumente që e ndërlidhin Ukën me aktivitete joligjore, dokumente që nuk mund të jenë të gjitha të shokëve, miqve?


B.Penko: Nëse mbushni një aplikacion të tillë dhe nëse kërkon nga dikush që e njihni personalisht që të lëshoj vizë për një mik tuajin ose kushëri dhe nëse kjo nuk mbështetet me ndonjë dokument falso dhe nëse për këtë nuk paguhet me shumë para ashtu siç thuhet se ka ndodhur me këtë rast, atëherë kjo nuk është nuk përbën vepër penale dhe nëse nuk është vepër penale kur e bëni një herë atëherë nuk është as vepër penale kur e bëni 20 herë , 30 herë apo 100 herë, kjo nuk përbën krim nëse nuk e bëni për përfitime tuat.
Avokati Boshtjan Penko: Po presim vendimin e Gjykatës Supreme për lirimin e Ukë Rugovës Z2_4879
Express: Por prokuroria e akuzon atë për ndikim, prokuroria e ka pranuar se nuk fakte të drejtpërdrejta por e akuzon për ndikim Ukën?


B.Penko: Prokurori e përdor termin se ai ka bërë presion por në shpjegimin e tij për këtë presion ai (prokurori) thotë se ai (Uka) vetëm ka dërguar letër një letër që mbanë datën 3 janar nëpërmjet së cilës ai ka kërkuar nga ambasada që të lëshojë viza, kjo është e tërë ajo që prokurori e kupton si presion. Unë po ua shpjegoj këtë sepse dua ti përgjigjem pyetjes që ka të bëjë me rrezikun se Uka mund të largohej nëse do të lirohej, Uka është i bindur se ai nuk ka bërë ndonjë vepër penale dhe ai nuk e ka ndërmend të ikën askund, ai dëshiron të rrij këtu dhe të dëshmoj se është i pafajshëm. Së dyti ai ka familje këtu, ka fëmijë...Çështja tjetër është se ka masa tjera që mund të zbatohen përveç paraburgimit . Psh nëse arrestimi shtëpiak do të urdhërohej, ku Uka do të jetonte në rezidencën e tij me rrethoja të larta dhe ku do të kishte policë te hyrja , Uka nuk do të mund të largohej fizikisht askund. Këto masa do të mund të përdoreshin me shumë lehtësi. Unë mendoj se në situatën kur e kemi masën e paraburgimit dhe nën anën tjetër asgjë tjerr kjo nuk është diçka e mirë. Pra nuk është diçka që ekziston në sistemin ligjor ose i lirë ose në paraburgim, kemi edhe masa alternative që mund të përdoren. Dhe mendoj se Gjykata do ta kuptojë këtë. Problemi tjetër është me kualifikimet që po bëhen, për vepër penale, këto kualifikime në pikëpamjen time janë shumë të ekzagjeruara, thuhet se është krim i organizuar, se ai është lider i krimit të organizuar dhe se kjo së paku dënohet me 10 vjet burgim dhe se ai e ka abuzuar pozitën e tij zyrtare, gjë që unë nuk e kuptoj se si e ka abuzuar ai pozitën e tij që nuk ka të bëjë asgjë me marrjen e vizave dhe për trafikim me emigrantë...çfarë trafikimi me emigrantë është ky kur aplikon për vizë në ambasadë. Unë këtë e shoh si një balonë të madhe që shumë lehtë mund të eksplodojë dhe në fund nuk do të mbetet asgjë nga ky tregim.


Express: Por përveç këtyre masave kaq shtrënguese që po i përmendi a shihni se ka edhe elemente politike për shkak se ka qenë deputet ?


B.Penko: Gjithmonë ka motive të mundshme politike por nuk mund të them diçka specifike për këtë pasi nuk e di këtë. Ata që jetojnë në Kosovë që i dinë raportet ndërmjet partive politike dhe individëve ata e dinë ndoshta më mirë se a ka motive politike. Tani jam më shumë i brengosur me reagimin e Gjykatës, me reagimin e Gjykatës Themelore e cila e urdhëroi këtë paraburgim në bazën e kërkesës së prokurorit që ndjejë se ka qenë e kundërligjshme dhe pastaj me vendimin e Gjykatës së Apelit që ka konfirmuar këtë vendim. Kjo është ajo për çka po brengosem edhe këtë dua ta zgjidh në nivel të Gjykatës Supreme si avokat i Ukës. Me politikën le të merren politikanët.


Express: Si mendoni se mund të shërbejë ky rast për praktikat ligjore që po ndërtohen në këtë vend kështu?


B.Penko: Në njërën anë Gjykata e Apelit e solli vendimin e saj të parë kur gjeti se mbajtja e Ukë Rugovës është antikushtetuese dhe urdhëroi lirimin e tij ky është një precedent i mirë për raste të ngjashme në të ardhmen në anën tjetër tash presë që Gjykata Supreme dhe nëse jo Gjykata Supreme atëherë Gjykata Kushtetuese do ta zgjidhë këtë situatë që po ndodhë tani pas vendimeve kontradiktore të Gjykatës së Apelit .
Kjo është diçka që është e çuditshme për mua . Po ashtu besoj se prokurori nuk është dashur të veprojë në atë mënyrë . prokurori ka të drejtë që të arrestojë njerëz por në rastin konkret ai mund të kishte vepruar në këtë mënyrë vetëm nëse Uka pas lirimit do ti kishte shkelur masat e caktuara p.sh. nëse nuk do të ishte lajmëruar në stacion policor rregullisht atëherë prokurori do të kishte mundur ta urdhërojë arrestimin e tij dhe ta sjellë atë para gjykatësit për paraburgim dhe jo para 4 shtatorit , kur nuk ka pasur ndonjë masë në fuqi prokurori do të mund të kërkonte përsëri paraburgimin por jo në fillimin kur vendimi kishte hyrë në fuqi, por vendimi nuk u ekzekutua sepse prokurori parandaloi atë. Dhe kjo është diçka brengosëse, pres që Gjykata Supreme ta marrë parasysh këtë situatë . dhe pres që vendimi do të jetë pozitiv për ne.
Avokati Boshtjan Penko: Po presim vendimin e Gjykatës Supreme për lirimin e Ukë Rugovës Z3_9851
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi