Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tetovë, përleshje mes protestuesve dhe policisë (Foto&Video)

Shko poshtë

Tetovë, përleshje mes protestuesve dhe policisë (Foto&Video) Empty Tetovë, përleshje mes protestuesve dhe policisë (Foto&Video)

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jul 06, 2014 6:59 pm

Tetovë, përleshje mes protestuesve dhe policisë (Foto&Video)

Tetovë, përleshje mes protestuesve dhe policisë (Foto&Video) Largea_tetova1404655659
Protesta në Shkup, Tetovë, Gostivar, Strugë, Dibër...

Protesta në Tetovë ka rezultuar me përleshje mes protestuesve dhe policisë. Protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin policor që kishte vendosur policia rrugës drejt selisë së BDI-së, njofton Alsat-M.
Forcat policore kanë përdorur gaz lotsjellës dhe shok bomba për të zmbrapsur protestuesit. Mësohet se ka të lënduar lehtë edhe policë, edhe protestues.
Qindra qytetarë të Tetovës ishin grumbulluar në Sheshin “Iliria” në Tetovë, ku e kanë filluar protestën paqësore për rastin “Monstra” dhe për dhunën policore të së premtes në Shkup. Protestuesit kanë nisur marshin me flamuj kombëtarë dhe rekuizite të tjera.


Shkupi përsëri proteston, prani e madhe e policisë

Qindra protestues kanë dalë përsëri rrugëve të Shkupit, kësaj radhe në protesta të qeta.

Forca të mëdha policore me autoblindë dhe autobote kanë bllokuar bulevardin pranë Qendrës Tregtare “Mavrovasja”, për të pamundësuar drejtimin e demonstruesve kah Qendra e Shkupit dhe Qeveria.
Protestuesit demonstrojnë të qetë dhe me thirrje "duam drejtësi", kundër aktvendimit të gjykatës për rastin “Monstra”.


Përfundon qetë protesta në Shkup, shpërndahen protestuesit

Dhjetëra qytetarë të Shkupit kanë protestuar edhe sot kundër dënimit të 6 të akuzuarve në rastin “Monstra” me burg të përjetshëm.

Për dallim nga dy ditët e para, protesta e sotme ka kaluar e qetë dhe pa asnjë incident.
Forca të shumta policore speciale të shoqëruara edhe me automjete të blinduara kanë ndjekur protestuesit nga Çairçanka deri në afërsi të qendrës së lagjes “Mavrovasja”, prej ku pastaj protestuesit u shpërndanë në mënyrë të qetë.
Familjarët e të dënuarve thanë se protestat e qeta do të vazhdojnë deri në lirimin e të familjarëve të tyre, për të cilët thanë se janë dënuar pafajësish. Protesta ka pasur edhe në Tetovë, Gostivar, Dibër e Strugë.


Protestat kundër “Monstrës”, solidarizohet edhe Struga

Ka filluar protesta e paralajmëruar edhe qytetin e Strugës për të shprehur solidaritetin e tyre me protestat e Shkupit, kundër procesit gjyqësor “Monstra”.

Protestuesit kanë dalë në protestë të qetë dhe duke kërkuar drejtësi pas dënimit me burg të përjetshëm ndaj 6 shqiptarëve.


Fillon protesta edhe në Gostivar

Qindra protestues janë grumbulluar për të protestuar edhe në Gostivar, për të shprehur solidaritetin e tyre me protestat e Shkupit, kundër procesit gjyqësor “Monstra”.

Siç raporton gazetari i “Zhurnal”, protestuesin kanë kërkuar drejtësi duke brohoritur parulla kundër BDI-së, “poshtë qeveria”, po dhe kundër polices së parë, Gordana Jankullovska.
Anësh rrugëve kryesore është vërejt edhe prezenca e polices, ndërkaq, protestë identike është duke u mbajtur edhe në Tetovë.


Tetovë: Protuesuesit nisen drejt selisë së BDI-së në Reçicë

Pas paralajmërimeve nëpër rrjetet sociale për mbështetje për rastin Monstra nga gjithë shqiptarët e Maqedonisë, edhe tetovarët pas protestës së qetë në Qendër të Tetovës, tani ata janë nisur drejt selisë së BDI-së në Reçicë, njofton TetovaSot.

Gazetari i portalit TetovaSot nga vendi i ngjarjes ndjek hap pas hapi ngjarjen në terren, dëgjohen edhe brohoritjet e para të tetovarëve duke thënë, lironi vëllezërit tanë, poshtë politikanët.


Shqiptarët sot në protesta të reja, ftesa në rrjetet sociale

Pas protestave dramatike të cilat u zhvilluan të premten dhe të shtunën në Shkup, nëpër rrjetet sociale po shpërndahen ftesa për protesta që pritet të mbahen gjatë ditës së sotme, në shumicën e qyteteve të banuara me shqiptarë.
Protestat pasojnë pas dhunës policore ndaj protestuesve shqiptar dhe vendimit të Gjykatës Themelore në Shkup, që shpalli fajtorë dhe dënoi me burg të përjetshëm gjashtë shqiptarë të akuzuar për vrasjen e pesë maqedonasve dy vjet më parë.
Ambasada Amerikane, Zyra e Bashkimit Evropian, misionet e Natos dhe të OSBE-së në Shkup, përmes një komunikate të përbashkët theksojnë të drejtën për të protestuar në mënyrë të qetë dhe dënojnë sjelljet e dhunshme.
Diplomatët perëndimorë bëjnë thirrje për dialog midis qytetarëve dhe politikanëve që do të rezultonte në qetësimin e marrëdhënieve ndëretnike në vend.



Tetovë, përleshje mes protestuesve dhe policisë (Foto&Video) Protesta%20struga1

Tetovë, përleshje mes protestuesve dhe policisë (Foto&Video) Protesta%20struga2



Tetovë, përleshje mes protestuesve dhe policisë (Foto&Video) Protesta%20struga3

Tetovë, përleshje mes protestuesve dhe policisë (Foto&Video) Protesta%20struga4

Tetovë, përleshje mes protestuesve dhe policisë (Foto&Video) Protesta%20struga5







Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi