Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përleshje mes deputetëve të PDK-së dhe VV-së(Video)

Shko poshtë

Përleshje mes deputetëve të PDK-së dhe VV-së(Video) Empty Përleshje mes deputetëve të PDK-së dhe VV-së(Video)

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jun 28, 2012 10:58 pm

Përleshje mes deputetëve të PDK-së dhe VV-së(Video)


Përleshje mes deputetëve të PDK-së dhe VV-së(Video) Zh28-um-6.28Përleshje mes deputetëve të PDK-së dhe VV-së(Video) S-k-l-f-vv-pdh

Kamishi me sy të ënjtur: Vetevendosje po më hakmerret
(E plotësuar) - Elementet e SHIK-ut po provokojnë por kanë zgjedhur njeriun e gabuar” ka thënë deputeti i VV Rexhep Selimi pas “lojës” me grushte në parkingun e parlamentit.
Rexhep Selimi thotë se nuk janë rrahur por e kishte rrahur deputetin PDK-së Latif Gashin.
Ata dëshirojnë të mos flasim për SHIK-un, thotë Selimi, i cili ndjehet keq nga grushtet që kishte shkepur.
Meqë deputeti Latif Gashi nuk është prononcuar, deputeti tjetër i PDK-së “Kamishi” ka treguar versionin e tij.


Përleshje mes deputetëve të PDK-së dhe VV-së(Video) Vv-kamishi

Kamishi me sy të ënjtur: Vetevendosje po më hakmerret

“Sot jam sulmuar nga VV” ka thënë ai para gazetarëve, sytë dhe buza e të cilit shihet qartë që kishin marrë grushte.
“Rrugaçët e Rexhep Selimit dhe të Florin Kraniqit më kanë sulmuar në parkingun e Kuvendit, por siç po më shihni syzet i kam ende mirë” ka thënë ai.
E, Florin Krasniqi nuk dëshironte të merrej me incidentin. Derisa nuk i tha një gazetar se po u mbante fjalime, ai e dënonte incidentin dhe provokimet siç shprehej, “të SHIK-ut”.
“Jo bre nuk e kam rrahur Kamishin” thoshte Krasniqi, porse këta janë njerëz që kanë ardhur nga ndonjë planet. Këta janë njerëz që më kanë prekur në familje” ka thënë Krasniqi.


Përleshje mes deputetëve të PDK-së dhe VV-së

Deputeti i PDK-së Latif Gashi-Lata dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, janë përleshur fizikisht para tek dalja e Kuvendit të Kosovës.

Ky sulm ka ardhur derisa deputeti Selimi ishte duke dhënë një intervistë për media ku ka folur për SHIK-un, ndërsa deputeti Gashi kishte kërkuar nga ai të mos flasë për këtë organizatë, me ç’rast ka reaguar Selimi, duke i thënë atij se unë flas për këtë çështje.

Pas përleshjes fizike në mes tyre, ka ndërhyrë policia dhe i ka ndarë ata, ndërsa pas pak minutash ka ndodhur një përleshje tjetër në mes të deputetit të Vetëvendosjes Florin Krasniqi dhe atij të PDK-së Bekim Haxhiu i njohur me nofkën Kamishi, në oborrin e Kuvendit të Kosovës.

Meqenëse Kamishi është gjakosur në fytyrë, atij i kanë ndihmuar bashkëpunëtorët e tij që të largohet nga Kuvendi, duke e dërguar në drejtim të oborrit të Qeverisë, ndërsa Krasniqi momentalisht ndodhet në hollin e Kuvendit – i cili po ashtu ka pësuar disa goditje gjatë përleshjes me Kamishin.

Në këtë përleshje janë inkuadruar edhe bashkëpunëtorët e deputetëve të Vetëvendosjes dhe atyre të PDK-së, përkatësisht shoferët dhe truprojat e tyre.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi