Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Protestues serbë plagosën 20 policë të Kosovës

Shko poshtë

Protestues serbë plagosën 20 policë të Kosovës Empty Protestues serbë plagosën 20 policë të Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Mon May 11, 2009 3:47 pm

Protestues serbë plagosën 20 policë të Kosovës

Protestues serbë plagosën 20 policë të Kosovës -Ismet%20Hashani
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit Ismet Hashani

Të paktën dhjetë pjesëtarë të policisë së Kosovës u plagosën gjatë një përpjekjeje për të shpërndarë disa qindra pjesëtarë të komunitetit serbë që po protestonin për shkak të mungesës së energjisë elektrike.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit Ismet Hashani tha se protestuesit që kishin bllokuar rrugën që lidhë Gjilanin me Bujanocin, hodhën gurë e shishe kundër policëve të Kosovës të cilët po përpiqeshin të zhbllokonin rrugën e zënë.
Gjendja është vënë nën kontroll në orët e vona të mbrëmjes.Është hera e dytë që protestat për mungesën e energjisë elektrike në rajonin e Gjilanit janë shndërruar në përplasje të dhunshme të banorëve serbë me policinë.
Qytetarët serbë thonë se nuk do të paguajnë dhe i kanë kërkuar Beogradit të ndërhyjë për të zgjidhur gjendjen e krijuar. Ata e kanë akuzuar Prishtinën se po u bën presion banorëve serbë duke i shkëputur nga rrjeti i furnizimit.
Por zyrtarët e Korporatës Energjitike, KEK i hodhën poshtë pretendimet duke thënë se borxhi i banorëve serbë është mbi 120 milion euro. Ata u kanë ofruar banorëve serbë të nënshkruajnë kontrata individuale për lidhjen në rrjet dhe për pagimin e borxhit.
Zyrtarët thonë gjithashtu se masat që ata kanë marrë nuk kanë të bëjnë me përkatësitë etnike.

Disa fshatra të Anamoravës kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të mospagesës së faturave.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi