Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tensionohet situata lëndohen policë dhe protestues

Shko poshtë

Tensionohet situata lëndohen policë dhe protestues Empty Tensionohet situata lëndohen policë dhe protestues

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 14, 2012 4:48 pm

Tensionohet situata lëndohen policë dhe protestues


Tensionohet situata lëndohen policë dhe protestues Kurti_14vv
Ismail Shabani Bota sot Merdare
Albin Kurti: Ne ia arritëm qëllimit, u ndaluam mallrat nga Serbia

(I plotësuar) - Policia e Kosovës konfirmon incidentin e parë në qytetin e Podujevës, në ballafaqim me protestuesit e Vetëvendosjes.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, tha se janë lënduar dy pjestarë të Policisë së Kosovës, ndërsa po tentonin të ndalnin turmën e aktivistëve të Vetëvendosjes të ciët kishin për synim të bllkonin kamionet të cilët vinin nga Serbia ne Kosovë.
Gjendja tash raportohet e qetë.
Kelani nënvizoi se Policia e Kosovës është e vendosur që të zbatojë kushtetushmërinë dhe ligjshmërinë.
Ndërkohë reporteri yne nga tereni njofton se si pasojë e gazit lotësjellës kanë kerkuar ndihmë pesë protestues.


Albin Kurti: Ne ia arritëm qëllimit, u ndaluam mallrat nga Serbia

Pikërisht në ora 13 në udhëkryqin e Podujëves te hotel Besiana që është në një largësi prej 6 kilometrash nga pika kufitar e Merdares, lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti i është drejtuar masës së tubuar që përbëhej nga qindra veta, kryesisht të rinj nga Podujeva por edhe të ardhur nga Prishtina e vendet e tjera, duke u thënë se qëllimi ynë është arritur dhe ne sot kemi ndaluar hyrjen e mallrave nga Serbia në Kosovë.
Në ndërkohë, një kordon i madh i policisë së Kosovës ka bllokuar shkuarjen e protestuesve drejt pikës kufitare në Merdare dhe kështu në udhëkryqin që qon në hyrje të Podujevës është krijuar një “tollovi” e madhe me prani të policëve të Kosovës dhe të protestuesve. Policia e Kosovës por edhe protestuesit po e lejojnë qarkullimin e automjeteve për në Merdare dhe ardhjen e tre prej kësaj pike kufitare, por të gjitha këto automjete mbajnë targa të Republikës së Kosovës.
Deri në momentin kur po raportojmë nuk ka ndodhur asnjë ekses në mes të policisë së Kosovës dhe protestuesve në ndërkohë që po dëgjohen brohoritje të protestuesve kryesisht për ndalimin e mallrave nga Serbia.
Portali “Bota sot” në çdo kohë do të ju sjell informacionet e fundit nga pikat kufitare në Merdare dhe te Dheu i Bardhë.


Tensionohet situata lëndohen policë dhe protestues Ne%20jemi%20nje3

“Vetëvendosje” niset drejt kufirit, bllokohen autobusët nga Shqipëria

Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë bërë të ditur Në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri, përkatësisht në Morinë, Policia e Kosovës po pengon qëllimisht kalimin e dy autobusëve me përkrahës të Vetëvendosjes që kanë ardhur nga Shqipëria.

Xhelal Sfeçla nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se përkrahës të kësaj lëvizjeje, të cilët janë duke ardhur nga Shqipëria për në Kosovë për të përkrahur Vetëvendosjen në protestën e saj, janë duke u penguar qëllimisht nga Policia e Kosovës që të hynë në Kosovë.

Ai thotë se rrugëtimi, përbrenda territorit të Kosovës në drejtim të Mendarës dhe Dheut të Bardhë, është duke ecur pa ndonjë pengesë.

“Deri më tani nuk vërejmë ndonjë pengës serioze përpos vonesave. Te pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, autobusi jonë me qëllim është duke u vonuar nga Policia e Kosovës, me arsyen se sistemi ju ka dështuar, mirëpo për neve këto janë çështje burokratike. Aktualisht dy autobus janë të bllokuar në këtë pikë kufitare”, ka thënë Sfeçla.

Pejanët u nisen drejt pikave kufitare

Dy autobusë të mbushur përplot me qytetarë të Pejë, të moshave të ndryshme, kanë marr rrugë të shtunën në mëngjes drejt dy pikave kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë, të cilat Lëvizja Vetëvendosje! ka planifikuar që t’i bllokojë për mallrat serbe.

Deputetë dhe aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje kanë filluar nisjen e organizuar drejt pikave kufitare me Serbinë, Merdarë dhe Dheu i Bardhë.

Pak pas orës 11 nga selia e Vetëvendosjes në Prishtinë u nis drejt Merdarës edhe lideri i saj, Albin Kurti, bashkë me deputetë dhe anëtarë të kryesisë. Protesta pritet të nisë në orën 13, siç është njoftuar gjatë ditëve të fundit nga lëvizja Vetëvendosje.

Krerët e saj i kanë ftuar shqiptarët nga e gjithë Kosova, por edhe nga vendet fqinje – Shqipëria e Maqedonia, që të bashkohen në pikat kufitare, ku, siç thonë ata, do të jetë një protestë paqësore për të

Forca të shumta të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës dhe të EULEX-it janë vendosur në pikën kufitare në Merdarë. Në këtë pikë vërehen edhe automjete të blinduara të PK-së, si dhe automjete tjera, të Policisë së Kosovës e të EULEX-it.

Shefi i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri është nisur me veturën e tij personale të tipit Renault Clio për në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku në ora 1:00 është paralajmëruar bllokimi i kësaj pike nga aktivistët e kësaj lëvizjeje.

Ymeri shoqërohet nga katër aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa bëhet me dije se gjashtë kilometra para hyrjes kufitare drejt Serbisë, Dheu i Bardhë, Policia e Kosovës ka ngritur një postbllok.

“Serbia nuk kalon” – është ky slogani i fundit i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), që sot pritet të zbatohet në dy pikat kufitare që e lidhin Kosovën me shtetin serb, përkatësisht në Merdare dhe në Dheun e Bardhë.

Plani për të bllokuar hyrjen e mallrave serbe është kundërshtuar ashpër, si nga autoritetet kosovare, ashtu edhe nga ato ndërkombëtare, por aktivistët e Vetëvendosjes (VV) mbeten të vendosur për, siç thuhet, zbatimin e plotë të reciprocitetit tregtar, ekonomik dhe politik ndërmjet dy vendeve.

Ata kanë premtuar se protesta do të jetë paqësore, duke iu përgjigjur frikës së zyrtarëve për mundësinë e përshkallëzimit të saj në dhunë.

Për mbarëvajtjen e qetë të protestës do të angazhohet edhe Policia e Kosovës, në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare të
rendit.


Tensionohet situata lëndohen policë dhe protestues Autobust%20nga%20Shqiperia2

Përkrahësit shqiptarë të Lëvizjes Vetëvendosje, mbajnë një flamur që thotë se "Ne jemi një" para se të udhëtojnë për të kufiri i Kosovës me Serbinë për të ndihmuar në bllokimin e qarkullimit të mallrave serbe në Kosovë, Tiranë 14 janar 2012.

>> "Vetëvendosje" e vendosur për protestën >> Komente (865)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi