Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Protesta në Tiranë e Shkodër: Maqedoni, mos u masni me ne, jemi komb me 10 milionë

Shko poshtë

Protesta në Tiranë e Shkodër: Maqedoni, mos u masni me ne, jemi komb me 10 milionë Empty Protesta në Tiranë e Shkodër: Maqedoni, mos u masni me ne, jemi komb me 10 milionë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 08, 2014 8:29 pm

Protesta në Tiranë e Shkodër: Maqedoni, mos u masni me ne, jemi komb me 10 milionë

Protesta në Tiranë e Shkodër: Maqedoni, mos u masni me ne, jemi komb me 10 milionë Largea_prot1404839699

Protesta në Tiranë e Shkodër: Maqedoni, mos u masni me ne, jemi komb me 10 milionë Seferi

Kampioni shqiptar, Nuri Seferi


Dhjetra të rinj janë mbledhur para Piramidës për të protestuar në mbështetje të shqiptarëve të Maqedonisë. Protesta ishte lajmëruar në rrjetet sociale, menjëherë pas dhunës që policia maqedonase ushtroi ndaj shqiptarëve protestues në Shkup.
Një nga parrullat e hapura në protestë ishte dhe ajo “Shkupi, zemra e Shqipërisë”.
Protestë e ngjashme po mbahet edhe në Prishtinë dhe në qytete të tjera shqiptare.
I pranishëm në protestën e Tiranës, ishte edhe kampioni i boksit, Nuri Seferi, i cili bëri thirrje që dhuna ndaj shqiptarëve të marrë fund. “Dhuna ndaj shqiptarëve duhet të marrë fund. Ne jemi popull paqedashës dhe nuk nxisim urrejtjen.”- tha Seferi, i cili ishte i mbështjellë me një flamur kuqezi.
“I bëj thirrje Maqedonisë, boll me këto maltratime që i bëni kombit shqiptar se populli shqiptar ka 10 milionë shqiptarë bashkë. Të mbledhin mendjen se nuk do rrime duarkryq, jemi popull paqedashës, por në rast se na imponohet dicka ndryshe jemi të detyruar të veprojmë e reagojmë”, shtoi më tej Seferi.
Ndërsa, një nga organizatorët e protestës, tha se, pjesëmarrja në protestë është nga të gjitha qytete e Shqipërisë. Ai i bëri thirrje autoriteteve shqiptare ne Shqiperi dhe Kosove, si dhe faktorit ndërkombëtar që të reagojnë.
“Nuk bëhet fjalë për rastin e fundit “Monstra”, bëhet fjalë për tentativën e shtetit maqedonas që të dënojë një etni të tërë pa fakte. Shqiptarët e Maqedonisë të mos klasifikohen si një grup radikal fetar, por të respektohen. Protestat do vazhdojnë nuk kanë organizues të vecantë, janë rrjete sociale që thërrasin njëri-tjetrin deri në sensibilizimin e qeverisë sonë, Maqedonisë, Kosovës. Duam diplomaci intensive që shqiptarët të mos keqpërdoren kudo janë. Shteti shqiptar tu dalë zot dhe të respektohet marrëveshja e Ohrit”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi