Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Alma Lama e Armend Zemaj kundër bllokut opozitar (Dokument)

Shko poshtë

Alma Lama e Armend Zemaj kundër bllokut opozitar (Dokument) Empty Alma Lama e Armend Zemaj kundër bllokut opozitar (Dokument)

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 16, 2014 1:24 pm

Alma Lama e Armend Zemaj kundër bllokut opozitar (Dokument)
Alma Lama e Armend Zemaj kundër bllokut opozitar (Dokument) Alma-lama


Blloku opozitar LDK-AAK-Nisma, që kanë bërë një grup të përbashkët parlamentar nuk janë aq të mëdhenj me numra sa duket e sa ç’thuhet.


Janë së paku dy deputetë të Lidhjes Demokratike që nuk kanë pranuar të jenë në një grup parlamentar me partitë e tjera opozitare dhe kanë vendosur që të funksionojnë të vetëm jashtë grupit.
Armend Zemaj dhe Alma Lama nuk janë regjistruar në Kuvend si grup i përbashkët parlamentar LDK-AAK-Nisma, por si deputetë të LDK-së.
Portali "Infokusi" nga burime brenda Kuvendit e ka siguruar regjistrin e deputetëve ku shihet se nga radhet e LDK-së vetëm Zemaj dhe Lama janë të regjistruar si deputetë të LDK-së, por jo të koalicionit. Sipas llogaritjeve del se grupi LDK-AAK-Nisma tani ka 45 depuetëte dhe jo 47 sa llogaritej në fillim.
Të dy këta, hapur kanë dalë me qëndrime kundër bashkëpunimit me AAK-në dhe Nismën, ndërkaq burime të Infokusit thonë se numri i të pakënaqurve në LDK është shumë më i madh.
“Edhe pse jemi regjistuar si pjesë e grupit parlamentar me AAK-në e Nismën, nëse shkojmë në zgjedhje të reja unë e disa kolegë të mi nuk do të jemi pjesë e një liste të përbashkët për deputetë që përmendet se do të krijohet nga LDK-AAK-Nisma. Absolutisht nuk pranojmë të jemi në një listë me ta”, thotë njëri nga deputetët e LDK-së që preferon të mos përmendet me emër aktualisht.
Alma Lama e Armend Zemaj kundër bllokut opozitar (Dokument) Infokus-1405503213
Alma Lama e Armend Zemaj kundër bllokut opozitar (Dokument) Infokus-1405503220
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi