Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ukrainë: Aeroplani i "Malaysia Airlines" është goditur me raketë, janë vrarë 295 njerëz (Foto/Video)

Shko poshtë

Ukrainë: Aeroplani i "Malaysia Airlines" është goditur me raketë, janë vrarë 295 njerëz (Foto/Video) Empty Ukrainë: Aeroplani i "Malaysia Airlines" është goditur me raketë, janë vrarë 295 njerëz (Foto/Video)

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jul 17, 2014 8:42 pm

Ukrainë: Aeroplani i "Malaysia Airlines" është goditur me raketë, janë vrarë 295 njerëz (Foto/Video)


Ukrainë: Aeroplani i "Malaysia Airlines" është goditur me raketë, janë vrarë 295 njerëz (Foto/Video) Largea_ma-2014-07-171405618540
(E plotësuar) Zyrtari i Ministrisë së brendshme të Ukrainës, Anton Harashchenko, thotë se aeroplani i udhëtarëve i Malajzisë, që është përplasur në pjesën lindore të Ukrainës, ishte goditur nga një raketë tokë – ajër.
Harashchenko tha se të 280 udhëtarët dhe 15 anëtarët e ekuipazhit janë vrarë.
Më herët është raportuar se një aeroplan i udhëtarëve i Malajzisë sot është përplasur në Ukrainë, afër kufirit me Rusinë.
Agjencitë Interfax dhe ITAR-TASS, duke cituar burime të industrisë së aviacionit, thanë se aeroplani i tipit Boeing 777 po fluturonte nga Amsterdami për në Kuala Lumpur.
Raportohet se aeroplani është rrëzuar në territorin e Ukrainës, afro 60 kilometra nga kufiri me Rusinë.
Interfax ka cituar burime të zyrtarëve të Ukrainës, që kanë thënë se aeroplani është rrëzuar në qytetin Shakhtarsk në rajonin lindor Donjeck.
Kryeministri i vetëshpallur i së ashtuquajturës “Republikë Popullore e Donjeckut”, Aleksandr Borodai, e ka hedhur poshtë çfarëdo involvimi, duke thënë se separatistët nuk kanë raketa të afta për ta rrëzuar aeroplanin që fluturon në lartësi 10 mijë metra.
Ai ka pretenduar se incidenti ishte “provokim” nga ushtria e Ukrainës.
***
Një Boeing 777 i kompanisë së fluturimeve “Malaysia Airlines” me 295 persona në bord është rrëzuar në lindje të Ukrainës.
Avioni me 280 pasagjerë dhe një ekuipazh prej 15 personash ka humbur kontaktet me kullat e kontrollit dhe është rrëzuar në rajonin e Donetskut.
Lajmi është njoftuar fillimisht nga mediat ruse ato ukrainase dhe më pas edhe vetë Malaysia Airlines e cila nëpërmjet Twitter tha se kishte humbur kontaktet me fluturimin “MH17” i nisur nga Amsterdami drejt Kuala Lumpurit.
Për momentin flitet se nuk ka asnjë të mbijetuar, ndërkohë që nuk dihen shkaqet e rrëzimit të avionit, por agjencia e lajmeve Interfax në Moskë thotë se nuk bëhet fjalë për një aksident, por për një sulm ndaj avionit i cili më pas është përplasur në tokë.
Edhe zyrtarë të autoriteteve ukrainase mbështesin këtë version por fajësojnë separatistët pro-rusë për sulmin.
Rrëzimi i avionit mbërrin në një periudhë jo të mirë për kompaninë malajziane të fluturimeve, e cila është vënë në qendër të kritikave nga familjarët e pasagjerëve të fluturimit 370 i nisur nga Kuala Lumpur i drejt Pekinit. Avioni u zhduk më datë 8 mars dhe megjithë kërkimet e shumta në Oqeanin Indian, asnjë shenjë e rrëzimit të tij nuk është gjetur.
Ukrainë: Aeroplani i "Malaysia Airlines" është goditur me raketë, janë vrarë 295 njerëz (Foto/Video) Plane2-0717
Zona ku ka rënë avioni është zona e nxehtë e konfliktit mes ushtrisë ukrainase dhe separatistëve pro-rusë. Ditët e fundit 3 avionë ukrainas janë rrëzuar prej rebelëve. Kievi për këtë akuzon Moskën se po furnizon me sisteme anti-ajrore rebelët.

Kryeministri malajzian u shpreh i tronditur nga lajmi dhe njoftoi nisjen e menjëherëshme të hetimeve për të zbardhur shkaqet e rrëzimit të avionit. Lidhur me incidentin e rëndë ka folur edhe i dërguari rus në Kombet e Bashkuara. Ai mohoi çdo mundësi që avioni të jetë rrëzuar nga separatistët pro-rusë në rajonin e Donetskut.

Ukrainë: Aeroplani i "Malaysia Airlines" është goditur me raketë, janë vrarë 295 njerëz (Foto/Video) The%20BUK%20surface-to-air%20missile%20
Ukrainë: Aeroplani i "Malaysia Airlines" është goditur me raketë, janë vrarë 295 njerëz (Foto/Video) A%20Malaysian%20Airlines%20passenger2
Ukrainë: Aeroplani i "Malaysia Airlines" është goditur me raketë, janë vrarë 295 njerëz (Foto/Video) A%20Malaysian%20Airlines%20passenger

Ukrainë: Aeroplani i "Malaysia Airlines" është goditur me raketë, janë vrarë 295 njerëz (Foto/Video) A%20Malaysian%20Airlines%20passenger1

Ukrainë: Aeroplani i "Malaysia Airlines" është goditur me raketë, janë vrarë 295 njerëz (Foto/Video) 574638429
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi