Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ALMA LAMA: NË DEMOKRACI VENDOS SHUMICA

Shko poshtë

ALMA LAMA: NË DEMOKRACI VENDOS SHUMICA Empty ALMA LAMA: NË DEMOKRACI VENDOS SHUMICA

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 22, 2014 9:27 pm

ALMA LAMA: NË DEMOKRACI VENDOS SHUMICA
ALMA LAMA: NË DEMOKRACI VENDOS SHUMICA 1cc7d63899cf6f82538b9703bcc0dfc9_L

Deputetja e LDK-së, Alma Lama ka thënë se nuk ka nevojë që në Kosovë të prodohet artificialisht një krizë politike. Sipas saj, në demokraci është shumë e qartë, kush e ka shumicën, fiton.
Ja postimi i plotë i saj në Facebook.
Në mënyrë që të mos prodhohet krizë artificiale politike në Kosovë:
- Gjykata Kushtetuese të hedhë poshtë menjëherë ankesën e PDK-së si të papranueshme, pasi vendimet procedural ne Kuvend nuk janë objekt i shqyrtimit të saj.
- Procedurat parlamentare rregullohen me Rregulloren e Kuvendit dhe cfarëdo situate e krijuar, mund të zgjedhet vetëm me mjetet që ajo ka në dispozicion.
- Është gabim fatal të mendohet se Gjykata Kushtetuese ka kompetenca mbi sovranin. Sovrani janë përfaqësuesit e popullit, pra deputetët. Cdo vendim I GJ.K. në lidhje me ankesën për procedura do të ishte tejkalim I kompetencave dhe shkelje e vullnetit të sovranit.
- Ndërkohë PRESIDENTJA e Kosovës. Znj Atifete Jahjaga, nuk ka pse të presë Gjykatën Kushtetuese por në përputhje me kompetencat e saj kushtetuese, tashmë që parlamenti është konstituar, duhet të caktojë mandatarin e qeverisë.
- Tendenca për të zvarritur procesin e ndërtimit të institucioneve, nga kushdoqoftë , është tentativë për të djegur afatet kushtetuese në mënyrë që të provoken zgjedhje të tjera të parakohshme. Kjo I intereson PDK-së e cila ka mbetu partner qeverisës. PDK (bashkë me partnerët e koalicionit) edhe pse doli partia më e votuar nga zgjedhjet e 8 qershorit përfaqëson vetëm 30% të vullnetit të popullit. Pjesa tjetër, pra shumica është 70%.
E leksioni bazik i demokracisë është : vendos shumica!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi