Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pse u takuan Enver Hasani me Bajram Rexhepin në Mitrovicë?

Shko poshtë

Pse u takuan Enver Hasani me Bajram Rexhepin në Mitrovicë? Empty Pse u takuan Enver Hasani me Bajram Rexhepin në Mitrovicë?

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 26, 2014 8:33 pm

Pse u takuan Enver Hasani me Bajram Rexhepin në Mitrovicë?
Pse u takuan Enver Hasani me Bajram Rexhepin në Mitrovicë? Hqdefault-640x360

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, sot është takuar në Mitrovicë me anëtarin e Kryesisë së PDK-së dhe njëherësh ministrin në largim të MPB-së, Bajram Rexhepin, bëjnë të ditur burime te portalit Veriu.info.


Në këtë takim kanë qenë ta pranishëm edhe disa figura të PDK-së nga Mitrovica, si dhe drejtori i Akademisë të Kosovës për Siguri Publike, Ismajl Smakiqi, i cili në kohën kur Bajram Rexhepi ishte kryetar i Mitrovicës, ai ishte nënkryetar i kësaj komune.Burimi i Veriu.info ka treguar se takimi është zhvilluar sot rreth orës 11:00 në restorantin Okarina në Mitrovicë. “Fillimisht aty ka shkuar Enver Hasani, pastaj doktor Adem Nura me disa eksponent të PDK-së të Mitrovicës. Më pastaj ty ka ardhur Bajram Rexhepi nga hyrja dytësore e lokalit. Bajram Rexhepi ka nejt shumë pak dhe ka zhvilluar një bisedë aspak miqësore me Enver Hasanin. Pas shkuarjes Bajram Rexhepit, Enver Hasani ka vazhduar bisedën me Ismajl Smakiqin dhe Adem Nurën. Mirëpo, u doke që Enveri po i kundërshton shumë”, thotë burimi i Veriu.info.
“Krejt biseda është zhvilluar për çështjen e Kryetarit të Kuvendit”, thotë burimi.
Kujtojmë se PDK e ka dërguar një lëndë në Gjykatën Kushtetuese, me të cilën kontestohet zgjedhja e Isa Mustafës në postin e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Kushtetuesja pastaj ka marrë një marrë të përkohshme, duke e pezulluar Mustafën nga kjo detyrë, deri në marrjen e vendimit për ankesën e PDK-së.
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, shumë herë në media është quajtur si person i afërt me PDK-në. Koalicioni LDK-AAK-NISMA dhe opinionistët e kanë kritikuar veprimin e tij të fundit për pezullimin e Mustafës, për shkak të shpejtësisë së marrjes së vendimit, duke pasur parasysh se kjo gjykatë ende nuk ka marrë një vendim për anëtarin e saj, Kadri Kryeziun, i cili në fushatën e fundit zgjedhore ka marrë pjesë në një tubim të PDK-së, edhe pse një gjë e tillë është e ndaluar për gjykatësit e Kushtetueses


.Pse u takuan Enver Hasani me Bajram Rexhepin në Mitrovicë? 1127_5212
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi