Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Enver Hasani ambasador në Turqi

Shko poshtë

Enver Hasani ambasador në Turqi Empty Enver Hasani ambasador në Turqi

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jun 15, 2015 6:54 pm

Enver Hasani ambasador në Turqi


Enver Hasani ambasador në Turqi Largea_enver-hasani-ambasador-n-euml-turqi_hd1434382282


Ish-kryetari i shumëpërfolur i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Enver Hasani do të nderohet nesër me një ceremoni për shërbimin e tij në krye të këtij institucioni. Por, ku do të punoj Hasani pas pëfundimit të mandatit të dytë të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese?
Burime të lajmi.net, brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme kanë konfirmuar që Hasani do të emërohet ambasador i Republikës së Kosovës në Turqi. Sipas këtij, burimi kjo gjë do të ndodhë gjatë kësaj vere pas përfundimit zyrtar të mandatit të Hasanit në krye të Gjykatës Kushtetuese më 26 qershor.
Sipas po të njëjtin burim, Hasani do të zëvendësoj ambasadorin aktual në këtë shtet, Avni Spahiun, i cili ishte emëruar 27 gusht të vitit 2012 në krye të misionit diplomatik të Kosovës në Turqi.
Enver Hasani është njëri ndër figura më të përfolura në skenën publike në Kosovë, sidomos pas vendimeve të Gjykatës Kushtetuese që patën rrëzuar nga posti i presidentit, Fatmir Sejdiun dhe Behgjet Pacollin si dhe për vendimet e këtij institucioni në gjashtë muajt e ngërçit politik pas zgjedhjeve nacionale të vitit të kaluar.
Për shërbimet e tij në krye të këtij institucioni, nesër më 16 qershor 2015, do të mbahet ceremonia lamtumirës e organizuar nën përkujdesjen e Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës.
Në vend të Enver Hasanit në krye të Gjykatës Kushtetuese është emëruar Arta Rama e cila më herët kishte shërbyer si gjykatëse në këtë institucion.
Emrimi i Hasanit ambasador në Turqi, nuk do te ishte krejt i rastësishëm. Ai ka kaluar një kohe relativisht të gjatë në këtë shtet. Hasani në Turqi ka realizuar një pjesë të dijes së tij akademike, sipas biografisë së tij ai ka përfunduar studimet e doktoraturës në këtë shtet, Universiteti Bilkent në Ankara, në Fakulteti i Arteve, Ekonomisë dhe Shkencave Sociale, Departamenti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare që nga viti 1998 deri më 2001.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi