Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SHBA: Në Kosovë më pak tolerancë fetare

Shko poshtë

SHBA: Në Kosovë më pak tolerancë fetare Empty SHBA: Në Kosovë më pak tolerancë fetare

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 29, 2014 12:44 pm

SHBA: Në Kosovë më pak tolerancë fetare
SHBA: Në Kosovë më pak tolerancë fetare Dy-tempuj

Në raportin vjetor të Qeverisë amerikane lidhur me të drejtat dhe liritë fetare në botë gjatë vitit 2013, në segmentin për Kosovën, thuhet se Qeveria, Kushtetuta dhe politika përgjithësisht kanë respektuar liritë fetare, mirëpo ka një rritje të gjuhës urrejtëse dhe anti-semite në mesin e predikuesve fetarë dhe me emër e mbiemër në raport apostrofohen imamët Shefqet Krasniqi, Irfan Salihu dhe Enes Rama, për të nënvizuar se rizgjedhja për herë të tretë e kreut të Bashkësisë Islame, Myftiut Naim Tërnava, ishte e manipuluar.


“Vëzhguesit kanë vënë re rritje dhe një retorikë të hapur anti-semite si dhe fraksione më të mëdha dhe publike brenda bashkësisë islame që promovojnë pikëpamje më pak tolerante dhe jo në harmoni me të kaluarën tolerante, historike dhe të moderuar të vendit. Raporti pastaj jep një pasqyrë demografisë fetare në Kosovë për të theksuar megjithatë se ‘regjistruesit nganjëherë kanë shënuar islamin si fe për shumë njerëz pa i pyetur fare ata se cilës fe i takonin”.
Autoritetet kanë lejuar ndërtimin e xhamive në të gjithë vendin, numri i të cilave ishte rritur në 800, nga sa ishte 670 në vitin 1999.
Një kapitull në raport i kushtohet zgjedhjeve në Bashkësinë Islame të Kosovës që thuhet se ‘shkaktoi debate publike në lidhje me transparencën e organizatës.’ “Më 21 gusht, anëtarët e asamblesë së BIK shkarkuan Xhabir Hamitin nga posti i tij si kryetar, pas së cilës organizata bëri ndryshime të brendshme që e lejuan Myftiun Naim Tërnava për të kandiduar për një mandat të tretë i cili më parë nuk lejohej.
”Mediat raportuan se rizgjedhja Tërnavës ishte rezultat i një manipulimi të vazhdueshëm të BIK-ut dhe përfaqësuesve të saj komuna. Imami i xhamisë më të madhe të BIK-ut në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, akuzoi bashkësinë katolike për urrejtje kundër myslimanëve, i përshkruante gratë me gjuhë denigruese dhe deklaronte se votimi për parti të caktuara politike është një "mëkat," predikim që gjerësisht shpërndahej nëpërmjet internetit dhe mediave të ndryshme.
Në qershor gjatë predikimit të tij, Imami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Irfan Salihu i quajti gratë që nuk kundërshtonin marrëdhëniet intime paramartesore "të përdala" gjë që shkaktoi një protestë publike. Lëvizja Islamike Bashkohu (LISBA), partia e parë e hapur politike islamike në vend i dha mbështetje publike. Zyrtarë të lartë të qeverisë përfshirë edhe Grupin e Grave të Kuvendit të Kosovës, denoncuan komentet e Imamit, BIK-u i bëri vërejtje disiplinore, megjithatë Salihu vazhdoi të shërbejë si kreu i Xhamisë së Suzi Çelebiut në Prizren.
Është vënë re një rritje e përgjithshme në retorikën anti-semite, sidomos internet. Në postimet në "Peace TV", kryeredaktori Enis Rama ka bërë deklarata të shumta anti-semite, duke thënë edhe këtë se, "nuk ka asnjë qenie tjetër njerëzore, fis, klan, apo racë që është më shkatërruese dhe më e keqe se Hebraitët”, thuhet ndër të tjera në raportin e Qeverisë Amerikane mbi liritë fetare në Kosovë.

Expres
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

SHBA: Në Kosovë më pak tolerancë fetare Empty Re: SHBA: Në Kosovë më pak tolerancë fetare

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 29, 2014 7:04 pm

SHBA: Në Kosovë më pak tolerancë fetare Shqiperi-Turqi-shqiponja-me-GjysmeheneSHBA: Në Kosovë më pak tolerancë fetare 10563086_664124130344094_998107381777571537_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi