Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ditë festive në Kosovë për SHBA-të

Shko poshtë

Ditë festive në Kosovë për SHBA-të Empty Ditë festive në Kosovë për SHBA-të

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 04, 2011 11:53 am


Ditë festive në Kosovë për SHBA-të

Ditë festive në Kosovë për SHBA-të Kuq-e-zi-us


Me rastin e 4 Korrikut, përvjetorit të pavarësisë së SHBA-së, në Kosovë janë paralajmëruar disa aktivitete, me të cilat shënohet kjo datë. Duke i konsideruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) si aleatin më të mirë të Kosovës, institucionet dhe qytetarët në vazhdimësi e shënojnë këtë ditë.

Në mbrëmje, në Sheshin Nëna Terezë në Prishtinë do të mbahet një koncert festiv si dhe do të hapet një ekspozitë "Faleminderit Amerikë" në Muzeun e Kosovës. Edhe subjektet politike kanë përgëzuar SHBA-në për përvjetorin e pavarësisë. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ua ka përcjellë urimet më të përzemërta ambasadorit amerikan në Kosovë, Kristofer Dell, stafit diplomatik, ushtarëve amerikanë të KFOR-it, Qeverisë së SHBA-së dhe mbarë popullit amerikan.

Në urim thuhet se Dita e Pavarësisë së SHBA-së është moment i festës jo vetëm për popullin amerikan, por edhe për popullin dhe Republikën e Kosovës dhe të gjithë popujt paqedashës e demokracinë në botë. “Në këtë ditë, ne, duke ndarë gëzimin me popullin amerikan, përcjellim edhe një herë mirënjohjen dhe falënderimin tonë për të gjithë mbështetjen që SHBA i ka dhënë popullit dhe vendit tonë në rrugën e vështirë për dinjitet, liri dhe pavarësi kombëtare e qytetare".

"Kosova dhe populli i Kosovës do të jenë përherë përkrah popullit dhe Qeverisë amerikane në projektin dhe vizionin madhor për liri, paqe e demokraci të popujve kudo në botë", thuhet në urimin e AAK-së. (z.g.)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi