Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Matoshi: Lavdrim Muhaxheri është monstrum

Shko poshtë

Matoshi: Lavdrim Muhaxheri është monstrum Empty Matoshi: Lavdrim Muhaxheri është monstrum

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 29, 2014 7:16 pm

Matoshi: Lavdrim Muhaxheri është monstrum


Matoshi: Lavdrim Muhaxheri është monstrum Z_2359

Analisti Halil Matoshi ka komentuar veprimin e kosovarit Lavdrim Muhaxheri, i cili shihet duke prerë koka të njerëzve në luftën e Sirisë.


Matoshi ka thënë se Muhaxheri është monstrum prandaj edhe bën veprime të tilla çnjerëzore.
“Në rend të parë, kjo është monstruoze që vetëm natyra njerëzore di të bëjë. Në këtë situatë, njeriu ndihet aq i dobët që s’mund të komentojë një monstruozitet të tillë, i cili praktikisht, jo që nuk është në traditën shqiptare, por nuk është as në traditën e islamit”, ka thënë Matoshi, për Express.
Sipas tij, Qeveria e Kosovës dhe organet e tjera vendimmarrëse duhet t’ia marrin nënshtetësinë Muhaxherit dhe të mos e lejojnë të kthehet më në vendin tonë.
“Kjo nuk është njerëzore, por është morbide dhe tepër e pashpjegueshme se si qenia njerëzore të bëjë një gjë të tillë. Në këtë kontekst, dua të përkujtoj se kjo luftë jo vetëm që është e huaj për kosovarët, por kjo luftë është e pakuptimtë për secilin njeri. Prandaj, këta njerëz nuk mjafton të trajtohen sipas ligjit dhe Kodit Penal të dënohen deri në 15 vjet burgim. Por, atyre duhet t’u merret nënshtetësia. Sepse këta njerëz nuk mund të jetojnë me njerëzit normal prandaj institucionet e Kosovës duhet të ndërmarrin hapa që këta njerëz kurrë mos të kthehen në Kosovë”, ka shtuar ai.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi