Shqiptari nga Kosova, Lavdrim Muhaxheri, që tash është lideri i luftëtarëve shqiptarë në grupin paramilitar të Shtetit Islam të Irakut dhe Shamit (ISIS), në luftë në Siri e Irak, ka punuar për KFOR-in amerikan, në kampin “Bondsteel” dhe për NATO-n në Afganistan. Ai në Ramazanin e viti 2013 ka qenë pjesë edhe e aktiviteteve të Bashkësisë Islame të Kosovës në Kaçanik, gjë që dëshmohet nga disa foto që botohen për herë të parë.