Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

I vrasin nip e axhë, shkak hakmarrja

Shko poshtë

I vrasin nip e axhë, shkak hakmarrja Empty I vrasin nip e axhë, shkak hakmarrja

Mesazh nga Agim Gashi Fri Aug 01, 2014 1:04 pm

I vrasin nip e axhë, shkak hakmarrja

I vrasin nip e axhë, shkak hakmarrja Largea_koshmarno-samoubiijstvo-na-bylgarka-v-krit-2065431406884588
(E plotësuar) Kristë Gjoka zyrtar për informim në Policinë e Gjakovës ka thënë se vrasja ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit. Ai ka treguar se viktimat janë të moshës 14 dhe 41 vjeç.
“Dy persona janë vrarë rreth orës 8 e 30 minuta në fshatin Murmull të Komunës së Gjakovës. Mosha e viktimave sipas Policisë së Kosovës, është 14 dhe 41 vjeçar. Aktualisht është arrestuar një person si i dyshuar për vrasjen e këtyre dy personave”, ka thënë Gjoka.
Ai ka thënë se tani nuk dihen motivet e kësaj vrasjeje.
Kurse, siç merrt vesh motivet e kësaj vrasje janë për hakmarrje. Po ashtu viktimat janë nip e axhë.
Në këtë familje, sot është dashur të mbahet edhe një aheng familjar, pasi është planifikuar të martohet një vajzë e kësaj familje.


Vriten dy persona në Gjakovë 

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në fshatin Marmull të Komunës së Gjakovës. Kjo ngjarje e rëndë është konfirmuar nga policia në këtë qytet.

Dy persona janë vrarë në fshatin Marmull të Komunës së Gjakovës në orët e hershme të mëngjesit të sotëm. Rastin e rëndë e konfirmoi për mediat në vend komandanti i Stacionit Policor të kësaj komune, Kristë Gjoka.
“Janë dy viktima të gjinisë mashkullore. Policia është njoftuar në orët e hershme të mëngjesit dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes”, tha Gjoka. Ai nuk dha detaje tjera me arsyetimin se ngjarja e rëndë është duke u hetuar.
Kreu i policisë gjakovare nuk zbuloi as motivet e vrasjes.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi