Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Holandë, lojtarët vrasin anësorin

Shko poshtë

Holandë, lojtarët vrasin anësorin Empty Holandë, lojtarët vrasin anësorin

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 04, 2012 4:19 pm

Holandë, lojtarët vrasin anësorin


Holandë, lojtarët vrasin anësorin Largea_holand1354622936
Tre futbollistë të rinj i marrin jetën me shkelma dhe grushte


Holanda është tronditur nga ndarja nga jeta e një asistent gjyqtari, i cili u sulmua pas një ndeshje miqësore futbolli, ndërmjet dy skuadrave të para të rinjve.
Anësori 41-vjeçar, Richard Nieuwenhuizen, u shpall klinikisht i vdekur nga policia, prej dhunës së ushtruar ndaj tij nga tre futbollistë të rinj, të moshës 15 dhe 16 vjeç. Djemtë, të akuzuar si përgjegjës për dhunën makabre janë arrestuar. Policia nuk ka përjashtuar arrestime të tjera.
Ngjarja ndodhi gjatë fundjavës, kur një skuadër para të rinjsh nga Amsterdami, Nieuw Sloten, ka zhvilluar një ndeshje testuese në fushën e Buitenboys.
Në fund të takimit, anësori është goditur me shkelma dhe grushte në fytyrë dhe kokë nga tre lojtarë të skuadrës nga Amsterdami edhe kur ishte i shtrirë në tokë.
Pas disa orësh, kur ndjeu probleme serioze, ai u transportua në spital ku u konfirmua se kishte pësuar dëmtime të rënda cerebrale.
Lajmi për ndarjen nga jeta të anësorit u dha nga klubi Buitenboys, në të cilin Nieuwenhuizen punonte edhe si drejtues.
Nga ana e tyre, autoritetet holandeze kanë reaguar ndaj kësaj ngjarje të tmerrshme, duke bërë të ditur se federata holandeze e futbollit por edhe organet e drejtësisë do të reagojnë shumë ashpër për raste të tilla.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi