Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGK dënon kërcënimin ndaj kryeredaktorit të "Bota Sot" Idriz Morina dhe gazetarit Nehat Shaqiri

Shko poshtë

AGK dënon kërcënimin ndaj kryeredaktorit të "Bota Sot" Idriz Morina dhe gazetarit Nehat Shaqiri Empty AGK dënon kërcënimin ndaj kryeredaktorit të "Bota Sot" Idriz Morina dhe gazetarit Nehat Shaqiri

Mesazh nga Agim Gashi Fri Aug 01, 2014 5:57 pm

AGK dënon kërcënimin ndaj kryeredaktorit të "Bota Sot" Idriz Morina dhe gazetarit Nehat Shaqiri

AGK dënon kërcënimin ndaj kryeredaktorit të "Bota Sot" Idriz Morina dhe gazetarit Nehat Shaqiri Largea_1406897297
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me shqetësim ka marrë lajmin se kryeredaktori i gazetës “Bota Sot ”Idriz Morina dhe gazetari i kësaj të përditshmeje Nehat Shaqiri, janë kërcënuar me jetë.
AGK ka kuptuar se një person i njohur për Asociacionin ka kërcënuar sistematikisht kolegët e gazetës "Bota Sot", fillimisht përmes telefonit dhe pastaj verbalisht ku ka kërkuar që t`i qëroj hesapet fizikisht.
AGK e dënon ashpër çdo përpjekje të kujtdo që me konfrontim fizik, shantazh apo kërcënim, mendon se mund ta ndal raportimin profesional të gazetarëve dhe i bënë thirrje Policisë së Kosovës që ta hetojë sa më shpejt këtë rast, me të cilin përveç pengimit të punës së gazetarit, fyhet dhe poshtërohet liria e shprehjes në vend, duke e rrezikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe vetë jetën e gazetarëve.
Ky rast është i patolerueshëm, prandaj AGK i bënë thirrje të gjitha palëve që t`i përmbahen normave ligjore për zgjidhje të kontesteve të çfarëdo natyre qofshin ato.
Njëherësh AGK, fton kolegët gazetarë të mos ndikohen nga raste të tilla në punën e tyre dhe shpreh shqetësimin për rritjen e rasteve të raportimit për kërcënime, shantazhe dhe forma tjera të keqtrajtimit të gazetarëve muajve të fundit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi