Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Idriz Morina:Lufta speciale ndaj Gjykatës speciale!

Shko poshtë

Idriz Morina:Lufta speciale ndaj Gjykatës speciale! Empty Idriz Morina:Lufta speciale ndaj Gjykatës speciale!

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 04, 2015 7:56 pm

Idriz Morina:Lufta speciale ndaj Gjykatës speciale!


Idriz Morina:Lufta speciale ndaj Gjykatës speciale! Largea_speciale1446635738


A po vazhdon vendi të vuajë luftën speciale ndaj Gjykatës speciale!? Aq shumë politikanët në Kosovë janë marrë me këtë çështje sa që gati e çoi vendin në kurthin e një konfrontimi të hapur qytetar. Skenarët ishin shpesh aq perfid sa qytetarët do të mund të shihnin vetëm pasojat dhe asnjë llogari tjetër. Bashkë me këtë po shkonte edhe beteja speciale e Hashim Thaçit për tu ringjitur në maje të pushtetit, gjithnjë duke e shpallur hapur ambicien e tij për tu zgjedhur president, rezultat i pretenduar që del edhe nga marrëveshja e tij me Isa Mustafën, respektivisht ndërmjet PDK-së e LDK-së.
Situata e tensionuar, së cilës ju dha fund me zgjidhjen e ngërçit në seancën kur për herë të fundit opozita përdori gazin lotsjellës, dhe punimet Kuvendi i vazhdoi në një hapësirë, që zyrtarisht u tha se nuk ishte bufe, por një sallë ‘rezervë’, u përdor më së miri nga Hashim Thaçi për rejting tek diplomacia ndërkombëtare këtu.
Njësoj siç veproi me ‘pakënaqësinë’ brenda partisë së tij, duke e çuar drejt një kulmi se ai nuk po arrinte ti bindte deputetët e vet rebel, derisa, kinse, më në fund arriti ti bind, që të pranonin të miratonin ligjet për Gjykatën speciale. E gjitha rezultoi të ishte një skenar i udhëhequr nga vet partia e tij, përkatësisht nga drejtues të saj.
Por, sërish dalin në shesh mospajtimet për themelimin e gjykatës speciale, madje shumë më dukshëm se më parë.
Pritjet e gjata se kush mund të arrestohet nga funksionalizimi i gjykatës speciale, janë shndërruar thuaja në situatë ankthioze për vetë partitë, të cilat thirren si trashëgimtare të luftës. Aq sa kjo gati se i nxori në rrugë partitë e opozitës.
Përçarjet dhe mosmarrëveshjet vetëm sa po thellohen, pasi nuk dihet më se kush kë mund ti mbrojë, megjithëse dyshohet se në nivelet më të larta ka informacione për ata që mund të pritet të arrestohen, por që ka kohë që besohet se nuk do të jetë Hashim Thaçi, pjesë apo viktimë e saj. Por, kjo ia ka humbur drejtpeshimin kundërshtarëve të tij ose edhe miqve të tij në parti dhe jashtë saj, por që gjithnjë e më shumë po i mban të tjerët nën ethet e speciales.
Kjo po i shtyn atë vet dhe të gjithë të tjerët që me ngulm të kërkojnë kreun e vendit, kreun e qeverisjes, dhe se në këtë kontekst të qenit në opozitë është bërë status i papranueshëm.
Por, deri më tash PDK-ja është e vetmja parti që të krijojë skenarë duke e përfshirë edhe opozitën, dhe krahas kësaj ta ruaj kolektivitetin e saj, të ruaj interesat e grupit, të mos pranojë shthurjen apo shkërmoqjen duke mbajtur nën kontroll, lëvizjet apo figurat që lehtësisht mund të shpërthejnë
Një përplasje mes vete do të jetë ajo për të vjelat, për ‘pronat’ që dikur i menaxhonin vet dhe si donin ata! Kjo pasiguri ka nxitur turbulenca edhe në treg, edhe në biznes, dhe pashmangshëm një përplasje tjetër edhe në politikë.
Ndërkohë, që po kjo gjendje ka shkaktuar aq panik sa institucionet nuk u morën seriozisht dhe me kohë, nëse jo për të lobuar mjaftueshëm për pranim në UNESCO, pasi rezultati më shumë do të varet nga mbështetja ndërkombëtare për ne, por do të mund të dilnim ballëhapur kundrejt propagandës dhe mashtrimeve serbe, duke iu kundërvënë me argumente shkencore!
Ankthi vetëm sa ka filluar të shfaqet më hapur në shoqërinë tonë!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi