Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KUSH ËSHTË LAVDRIM MUHAXHERI?

Shko poshtë

KUSH ËSHTË LAVDRIM MUHAXHERI? Empty KUSH ËSHTË LAVDRIM MUHAXHERI?

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jun 27, 2014 10:11 pm

KUSH ËSHTË LAVDRIM MUHAXHERI?

KUSH ËSHTË LAVDRIM MUHAXHERI? 4c049f78f5eace6d3d4ee7291c871237_L
 
Lavdrim Muhaxheri, që tash është lideri i luftëtarëve shqiptarë në grupin paramilitar të Shtetit Islam të Irakut dhe Shamit (ISIS), në luftë në Siri e Irak, ka punuar për KFOR’in amerikan, në kampin “Bonsteel” dhe për NATO’në në Afganistan. Ai në Ramazanin e viti 2013 ka qenë pjesë edhe e aktiviteteve të BIK’ut në Kaçanik, gjë që dëshmohet nga disa foto që botohen për herë të parë. Tre persona janë arrestuar dhe i katërti është në kërkim dhe të gjithë dyshohen për terrorizëm- aktivitete që i kanë bërë të lidhur me Lavdrim Muhazherin. Gazeta Express sjell rrëfimin për jetën e tij, për inkuadrimin në lëvizjet ekstremiste dhe ngritjen në pozita udhëheqëse në grupet e luftëtarëve të afërta me “Al-Qaida’në”.Lideri i muxhahedinëve shqiptarë në Siri, Lavdrim Muhaxheri, ka punuar për KFOR’in amerikan në Kosovë në kampin “Bonsteel”, në Ferizaj, kanë bërë të ditur për Gazetën Express miq të tij në Kaçanik.Lavdrim Muhaxheri,apo i njohur si Komandant Muhaxheri, është zgjedhur në vitin që shkoi komandant i shqiptarëve që janë pjesë e krahut të rebelëve anti regjimit të Bashar Al-Asadit, por jo i pjesës që kërkon demokraci për Sirinë, por i krahut që lyp një Siri me sheriat – grupet e afërta me “Al-Qaida’në”.Së paku një i intervistuar nga Express, i kthyer nga llogoret e luftës në Siri, kishte mohuar që ai është komandant. Ai tha që është vetëm garantues për shqiptarët që hyjnë në mesin e xhihadistëve.
Por lidhjet me të dikë e quan në burg.Këtë javë organet e ndjekjes kanë çuar prapa grilave llir Berishën, Jetmir Kyçykun dhe Sedat Topjanin, kurse në kërkim është shpallur Burim Ballazhi. Të gjithë dyshohen për veprimtari terroriste, derisa nuk mohohet se po mbikëqyrën edhe persona të tjerë të lidhur me këtë grup.Vitin e kaluar u arrestuan edhe 6 persona të tjerë të dyshuar po ashtu për terrorizëm me bazë fetare-islamike dhe një i shtatë ka mbetur ende në arrati.Express ka raportuar se mbi 10 kosovarë po përgatiten për sulme terroriste-kamikaze në Kosovë dhe se ata mund të atakojnë që nga Qeveria e deri te kampet e KFOR’it, pa përjashtuar as institucionet tjera të sigurisë.
KUSH ËSHTË LAVDRIM MUHAXHERI? L-8
Lavdrim Muhaxheri para se lë lidhje me religjionin
Ai punoi si krah pune në Kampin “Bonsteel” për një periudhë të caktuar, deri në vitin 2010. Pas kësaj, tregojnë miqtë e tij, ai ruajti raporte dhe rekomandime të mira nga punëdhënësit e tij-KFOR’i amerikan sa që me anë të një kompanie private, si shumë të rinj kosovarë, udhëtoi për të punuar në Afganistan, në kampet e NATO’së. Atje kishte punuar afro dy vite.Miqtë e tij tregojnë për Express se Lavdrim Muhaxheri është lidhur me rrymat ekstremiste vetëm kah fundi i viti 2012, fillimisht në shoqatën lokale “Parimi”, nga e cila me vonë u krijua shoqata “Rinia Islame - Kaçanik”, ku Lavdrim Muhaxheri ka pozitën e “Emirit”- udhëheqësit të krahut ushtarak të organizatës.Lavdrim Muhaxheri iu bashkua luftës në Siri, si muxhahedin, në vitin 2012, për t’u kthyer një vit më vonë. Ai deri në gjysmën e Ramazanit të viti 2013 ishte në Kosovë, ku më pastaj iu ri-bashkua luftëtarëve në Siri, ku edhe mori pozita udhëheqje.
KUSH ËSHTË LAVDRIM MUHAXHERI? L-6_1684
 
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi