Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kelmendi: Faktori evropian me çdo kusht kërkon largimin e Thaçit e PDK-së nga pushteti

Shko poshtë

Kelmendi: Faktori evropian me çdo kusht kërkon largimin e Thaçit e PDK-së nga pushteti  Empty Kelmendi: Faktori evropian me çdo kusht kërkon largimin e Thaçit e PDK-së nga pushteti

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 11, 2014 12:31 am

Kelmendi: Faktori evropian me çdo kusht kërkon largimin e Thaçit e PDK-së nga pushteti  Jeton-kelmendi-628x420


Kelmendi: Faktori evropian me çdo kusht kërkon largimin e Thaçit e PDK-së nga pushteti  

Për Brukselin nuk është aspak e rëndësishme se a është Albini apo dikush tjetër që udhëheq bisedimet, kryesore bisedimet duhet të vazhdojnë.
 
Bota press 10 shkurt

 
Jeton Kelemndi, ekspert i çështejve të sigurisë dhe marëdhënieve ndërkombëtare nënshkrimin e marrëveshjes së sotme në mes të Bllokut LAN dhe Vetëvendosjes e konsideron si një shkelm të fundit që i jepet Qeverisë në ikje të PDK-së dhe Hashim Thaçit nën dirigjimin e SHIK-ut.  Në një intervistë për Bota press Kelmendi ka shtuar se “12 Shtatori do të jetë një ditë interesante ku do të kemi shumë shfaqje tejet interesante, për vetë faktin se tanimë vetë Blloku qeveritar ka një shumicë absolute që përmban 2/3 , nga ana tjetër kemi një qeveri të kapur nga PDK-ja dhe që nuk don ta lëshoj, kemi edhe deklaratën deputetes më të vjetër Flora Brovina, e cila thotë se nuk do t’ia jap rastin për ta zgjedhur kryetarin e kuvendit partive të koalicionit që përbëjnë një shumicën. Nga ana tjetër sipas Kushtetutës me 2/3 është tërësisht legjitime të shkarkohet edhe znj.Brovina, të ndryshohet Kushtetuesja, të shkarkohet komplet Gjykata Kushtetuese të emërohen tjerë, të shkarkohet presidentja, pra një varg çështje ndodhin me 2/3. Duhet shpjeguar se fuqia për 2/3 mund ta mbajë parlamentin për 4 vjetë në qoftë se fare Partia Demokratike e bojkoton për katër vjet, Parlamenti  funksionon tërësisht në mënyrë demokratike dhe normale sepse i ka 2/3, gjithmonë sipas Kushtetutës. Ajo që do të shohim, që unë presë shteti do të lirohet nga PDK-ja, por jo edhe aq lehtë, për vetë faktin se PDK-istët sërish e kanë edhe një patericë tjetër rezervë të cilën e vazhdonë ta kthejë në lojë, edhe pse i humb në lojë vazhdon ta kthenë, ti përsërish lojët e humbura. Është Enver  Hasani, është zonja Atifete Jahjaga, dhe zonja Flora Brovina, janë tri patericat e PDK-së që tentojnë me çdo kusht ta mbajnë këtë parti në pushtet. Nga ana tjetër shumica e zgjedhësve në Kosovë, më shumë se 2/3 e kanë seancën historike dhe unë besoj jam shumë optimist se do ta çlirojnë njëherë e përgjithmonë shtetin e kapur nga SHIK-u dhe PDK. Këtë presim të ndodhë, mirëpo ashtu siç presim sërish të ketë mosmarrëveshje, do të jetë vërtet shumë e tensionuar, dhe unë pres që Partia Demokratike e Hashim Thaçit sërish do të ankohet te Gjykata Kushtetuese, por kësaj radhe duhet që akti i parë pas zgjedhjes së Kryetarit me procedur të përshpejtuar të mandatohet kryeministri dhe në qoftë se një gjë e tillë ndodhë që sërish Gjykata ta pezullojë, këto 2/3 duhet që automatikisht ta shkarkojnë presidenten e cila ka shkaktuar shumë probleme, ka qenë shumë destruktive, sepse i ka 2/3, pastaj të shkarkohet komplet Gjykata Kushtetuese përfshirë edhe gjyqtarët e vazhduar në mënyrë jo kushtetuese nga presidentja dhe të zgjidhen gjyqtar të tjerë. Është e vetmja rrugë zgjidhje dhe nuk ka nevojë të shkohet në zgjedhje, gjithmonë duke u thirrur në Kushtetutë sepse kushtetuta mund të ndryshohet edhe me 2/3.


“Botapress:” A mendoni se faktori ndërkombëtar do të ndërhyj  në këtë koalicion për shkak të pjesëmarrjes së VV-së, apo ata do ta pranojnë këtë koalicion si vullnet të shumicës parlamentare në kuvend?
 
J.Kelmendi: Duhet pasur parasysh se faktori  evropian ndërkombëtar është me çdo kusht për ta larguar Thaçin dhe PDK-në nga pushteti. Faktori amerikan i cili është poashtu faktor me rëndësi, mban një pozicion më neutral dhe në një farë mënyre të heshtur po pajtohet me largimin e Thaçit. Nuk jam dakord me analistët që thonë se Vetëvendosja  prish instilacionet ndërkombëtare. Faktori ndërkombëtar do ta mbështes dhe për herë të parë i kalon duart e lira për të parë se a mund të funksionojë  Kosova, sepse ky është një test se sa mund të funksionojë Kosova si shtet, prandaj burime të sigurta nga Brukseli thonë se tani ksaj rradhe do ja ngrehin veshin Thaçit dhe do t’i thonë se tani duhesh patjetër të pajtohesh me shumicën prej 2/3.
 
“Botapress”: A është i gatshëm  Brukseli t’i ja shtri dorën Albin Kurtit nëse do të jetë një nga negociatorët me Serbinë. A do ta pranojë Albin Kurtin si palë negociuese me Serbinë?
 
J.Kelmendi: Brukseli do vetëm të ketë një rolë konstruktiv, dhe për Brukselin nuk është aspak e rëndësishme se a është Albini apo dikush tjetër që udhëheq bisedimet. Por një gjë duhet pasur parasysh se struktura të caktuara të SHIK-ut po krijojnë amulli dhe huti duke ataktuar edhe persona të caktuar. Rolin në këto negociata do ta bëjë kryeministri i vendit i cili dihet se është Ramush Haradinaj, nuk është Albin Kurti. Do të ketë një këshilll profesionale, kur në këtë këshill  Albin Kurti ose dikush nga VV do të ketë një rol shumë më të fuqishëm, por dialogun politik e udhëheq Ramush Haradinaj, dhe dialogu zhvillohet ndërmjet kryeministrave të të dy shteteve. Pra është Ramush Haradinaj dhe kryeministri serb që udhëheqin këtë dialog me shefen e re të BE-së italianen Federica Mogherini. Nuk ka aspak rëndësi se kush e udhëheq këtë dialog, e rëndësishme është që të jetë konstrukti dhe çështjet të ecin përpara, ky është qëndrimi i Bashkimit Evropian .
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi